e hënë, 4 gusht 2008

Juventusi i gatshëm të jap para për Schweinsteiger

Juventus aktualisht është në pritje dhe i gatshëm të hidhet në aksion për të blerë yllin e ekipit gjerman Bayern Munich, Bastian Schweinsteiger, sipas gazetës italiane Tuttosport. Bardhezinjtë janë në kërkim të një mesfushori të denjë gjatë gjithë afatit kalimtar veror dhe veçmë janë lidhur me gjermanin. Ishte menduar se lojtari i Liverpoolit, Xabi Alonso, do të transferohej por kjo nuk ndodhi. Juve gjithmonë i ka mbajtur opsionet e veta të hapura dhe personi përgjegjës për transferime, Alessio Secco, ka zbuluar se klubi do të blejë më shumë lojtarë në fund të muajit gusht. Tuttosport pohon se bardhezinjtë janë të gatshëm të lidhin kontratë me Schweinsteigerin pasi që mesfushori ende nuk ka arritur të ripërtërijë kontratën e tij me kampionët e Bundesligas. Megjithatë, nëse nuk arrihet kjo marrëveshje, gazeta pohon se Juve ka opsion tjetër Ivan Rakiticin i ekipit tjetër gjerman, atij të Schalkes.

Nuk ka komente: