e premte, 8 gusht 2008

Trezeguet sulmuesi i katërt i Ranierit

Golashënuesi i Juventusit, David Trezeguet, duket se do ta “nxehë” stolin e bardhezinjve këtë sezon, pasi që sipas “Il Giornale”, francezi do të jetë zgjedhja e katërt e sulmit juventin. Qendërsulmuesi francez, i cili sezonin që shkoi arriti të shënonte 20 gola, mund ta gjejë veten në një pozitë të vështirë për ta siguruar vendin startues në skuadrën e Ranierit. Trezegol, i cili ka qenë zgjidhja e parë e të gjithë trajnerëve të Zonjës së Vjetër që nga transferimi në Juventus, në vitin 2000, nuk ka treguar formë të mirë gjatë këtyre ndeshjeve parasezonale, sidomos në atë kundër Brondbyt dhe në Emirates Cup. Kjo ka nxitur spekulime për vendin e tij në planet e Ranierit. “Il Giornale” njofton se Trezeguet do të jetë zgjedhja e katërt pas Amaurit, Vincenzo Iaquintas dhe Alessandro Del Pieros. Kjo pozitë ndoshta do ta shtyjë sulmuesin që të ndërrojë ambient, sidomos pas interesimit të madh që ka shprehur Barcelona për transferimin e tij. Trezeguet ka bërë 218 paraqitje për Juventusin dhe ka shënuar mbi 160 gola. Kontrata e tij përfundon në vitin 2011, mirëpo nëse ndodh kështu ai mund të largohet më herët.

Nuk ka komente: