e premte, 1 gusht 2008

Amauri: Te Juventusi nuk ekziston gara për titullar

Përforcimi i ri i Juventusit, Amauri, e ka vlerësuar turneun “Emirates Cup”, që do të zhvillohet në fundjavë në Londër, si një mundësi tejet të mirë për t’i dëshmuar vlerat e tij në prag të edicionit të ri. “Ky do të jetë një rast tejet i mirë për karrierën time dhe unë jam i gatshëm të luaj dhe të jap maksimumin tim”, ka thënë Amauri. Juventusi tashmë ka disa sulmues të klasit të lartë dhe synimi i bardhezinjve është që të kenë një edicion të suksesshëm, si në arenën vendore edhe në atë ndërkombëtare. “Të gjithë jemi këtu për të luajtur dhe secili prej nesh do të merr përsipër përgjegjësit e veta. Së bashku do të mund të përmirësohemi edhe më shumë. Ne jemi një grup i bashkuar dhe këtu nuk ekziston gara se kush do të jetë titullar”, ka theksuar Amauri.

Nuk ka komente: