e shtunë, 2 gusht 2008

Ranieri: Del Piero ma kujton Zolan

Trajneri i Juventusit, Claudio Ranieri,e ka krahasuar ikonën e klubit, Alessandro Del Piero, me legjendën italiane, Gianfranco Zola. Del Piero ishte golashënuesi më i mirë në Serie A sezonin e kaluar, ndërsa pritet një tjetër sezon shpërthyes i kapitenit. Ndërkohë, Ranieri ka vetëm lëvdata për liderin e Juves dhe beson se Del Piero me kalimin e moshës po bëhet gjithnjë e më i mirë. “Alex është një lojtar i klasit botëror. Po bisedoja me mikun tim, Arsene Wenger, dhe i thash atij se Del Piero është si vera, sa më e vjetër që është aq më e mirë, ngjashëm ndodh edhe me të”. “Ai ma kujton Zolan, i cili ka qenë në gjendje të ofrojë futboll të shkëlqyeshëm deri në moshën 38-vjeçare”, ka thënë Ranieri.

Nuk ka komente: