e martë, 9 shtator 2008

Alex i gatshëm për Qipron

Italia dhe Juventusi mund të marrin frymë më lirë pasi që sulmuesi i tyre, Alessandro Del Piero, nuk ka pësuar lëndim të rëndë dhe ai do të jetë i gatshme të ndeshet të shtunën kundër Qipros.Ikona e Zonjës së Vjetër dje kishte pësuar një lëndim të muskulit, mirëpo mjekët pas ekzaminimeve shtesë të bëra në mbrëmje kishin ardhur në përfundim se Djaloshi i Artë nuk kishte pësuar lëndim serioz dhe se i nevojitet vetëm një ditë për t’u rikthyer në formën e plotë. 33-vjeçari që sot është kthyer në stërvitje dhe i ka dëshmuar trajnerit të fitnesit, Claudio Gaudino, se është i gatshëm për takimin e nesërm. Ky lajm është mirëpritur sidomos nga skuadra bardhezi, pasi që kapiteni i tyre është i domosdoshëm për ndeshjet e Ligës së Kampionëve dhe ato të Serie A.

Nuk ka komente: