e martë, 9 shtator 2008

Amauri: Pres ftesën e Brazilit, por edhe fanella e kaltër me tundon

Carvalho de Oliveira Amauri, sulmuesi brazilian i Juventusit, i cili këto ditë pret të pajiset me pasaportën italiane përflitet të shndërrohet në një ndër blerjet e reja të përfaqësueses kampione bote, menjëherë pas mbylljes së këtyre çështjeve. Ai vazhdon të ëndërrojë fanellën e Brazilit, por në një intervistë të tij, dhënë disa kohë më parë, Dunga, tekniku i “Seleçaos”, ka hedhur poshtë mundësinë që Amauri mund të vishet verdhegjelbër, derisa ai të jetë në krye të kësaj skuadre. Kështu që sulmuesi duket më shumë i destinuar drejt të kaltërve. “Fanella e Italisë do të ishte një nder për mua, por momentalisht nuk mund të bëhet asgjë, derisa të pajisem me pasaportën italiane, kështu që ndërkohë pres një ftesë të Brazilit”, u shpreh Amauri. Ndërsa mbi ofertën e fundit të Cityt kundrejt Buffonit, sulmuesi thotë shkurt: “Realisht Gigii vlen aq shumë para, por edhe ne juventinëve na shërben shumë”.

Nuk ka komente: