e mërkurë, 10 shtator 2008

Giovinco: Do të qëndroj te Juvja

Mes angazhimeve të shumta me Under 21-shin dhe Juventusin, Sebastian Giovinco nuk ka shumë kohë të mendojë për kontratën e tij me bardhezinjtë. Por “milingona atomike” e ka të qartë në mendje që tani diçka: ai do të ndjekë shembullin e Del Pieros. “Jam shumë i qetë, rinovimi nuk është përparësia ime. Unë di vetëm se e ardhmja ime do të vazhdojë te Juventusi. Kam përpara meje një model si Del Piero, dhe dua ta imitoj,” - ka thënë ai.