e martë, 9 shtator 2008

Tiago: Nuk heq dorë nga Juventusi

I mbërritur në merkaton e sezonit të kaluar në Torino me shumë bujë, Tiago Mendes nuk ka lënë ende asnjë gjurmë tek Juventusi, përveçse asaj të të qënit një ndër pankinarët më të paguar të “Zonjës së Vjetër”. Dikur për të, Mourinho shprehej me superlativa: “Ka me të vërtetë shumë klas dhe një kapacitet taktik të shkëlqyer në fushë”, ndërkohë që tek Juventusi ende nuk ka mundur të luajë 90 minuta të plota. Gjithsesi, i mërzitur nga këto akuza, vetë lojtari shprehet se do të rikthehet ai që të gjithë kanë parë në radhët e Chelseat e Lyonit, një lider i mesfushës. “Nuk heq dorë nga Juventusi. Dua t’u tregoj të gjithëve sesa vlej realisht”, janë këto fjalët që i ka thënë mesfushori portugez në stërvitjen e fundit trajnerit të tij, Ranieri.

Nuk ka komente: