e martë, 9 shtator 2008

Arsenali nuk ka kontaktuar me Giovincon

Agjenti i yllit të ri të Juventusit, Sebastian Giovinco, ka reaguar ndaj medieve të cilat kanë spekuluar se Arsenali dëshiron ta transferojë në janar klientin e tij, duke thënë se nuk ka pasur asnjë kontakt me topçinjtë. “Arsenali? Unë nuk di asgjë. Ata nuk kanë folur me mua dhe nuk kanë folur as me Juventus. Klienti im dëshiron ta vazhdojë kontratën me Juventusin dhe ne po punojmë në këtë drejtim”. “Ai është aktualisht i zënë me skuadrën e Italisë U-21, dhe mendoj se duhet të qëndrojë i fokusuar në ndeshjen e rëndësishme kundër Kroacisë”, ka thënë agjenti i Giovincos.

Nuk ka komente: