e martë, 9 shtator 2008

“Amauri më kujton... Viallin”

Gianluca Vialli, ish sulmuesi i Juventusit në vitet ‘90, nuk nguron kurrë të flasë për “Zonjën e Vjetër”, e veçanërisht pas ngjarjeve të dy viteve të fundit, që kanë turbulluar ambientin e klubit më të madh italian, ku përfshihet edhe oferta e fundit milionere në drejtim të portierit Gigi Buffon nga presidenca e re e Manchester Cityt: “Buffon, ashtu si Kaka, nuk kanë çmim. Sigurisht, që Juventusi mund ta mendojë mirë këtë ofertë, por Gigi ka ende shumë për t’i dhënë fanellës bardhezi, pavarësisht parave të shumta. Merkatoja? Poulsen është një blerje e shkëlqyer, por gjithsesi formacionit të Ranierit do t’i shërbente pak më shumë fantazi në lojën nga krahët. Del Piero? Nuk habitem që Alex është shpallur kryegolashënuesi i sezonit të kaluar, pasi klasi i tij nuk njeh kufij”. Janë pikërisht këto, por jo vetëm, disa nga temat e prekura nga Gianluca Vialli Inë intervistën e dhënë për të përditshmen sportive “TuttoSport”. Vialli, gjatë periudhës që ju mbanit veshur fanellën bardhezi, Lippi i besonte verbërisht trios sulmuese, Del Piero-Vialli-Ravanelli. Mendoni se edhe Ranieri mund të mbështetet në një sulm të tillë aktualisht? Nëse Ranieri do të mendonte të luante me një skemë me tri sulmues, atëherë do ta kishte eksperimentuar këtë që gjatë fazës përgatitore. Gjithsesi, them se për lojtarët aktualë që përbëjnë bardhezinjtë, 4-4-2 është skema më e mirë. Juventusi ka në gjirin e vet kryegolashënuesin më të mirë të sezonit të kaluar, Del Pieron, dhe zëvendësuesin e tij, David Trezeguet, një lojtar me potencial të lartë si Iaquinta, si dhe të riun e talentuar Giovinco. Për ta përforcuar akoma më tepër këtë repart, por duke mos pasur në dispozicion një shumë të madhe për merkaton, bardhezinjtë kanë investuar një shifër të lartë për Amaurin... Juventusi është një emër i madh i futbollit ndërkombëtardhe pavarësish situatave të vështira që mund të kalojë, kurrsesi nuk mbetet poshtë klubeve të tjera të mëdha. Sulmi, padyshim, shihet si arma më e fortë e juventinëve dhe jam i bindur se investimi tek një lojtar si Amauri ka qenë shumë i drejtë. Posedon një forcë fizike të habitshme, por gjithashtu edhe një teknikë tëlartë, pavarësisht shtatlartësisë së tij. Nuk nguron të punojë për skuadrën dhe nuk e di pse, por tek Amauri shoh të gdhendur shumë nga mënyra e lojës sime. Duke parë përforcimet gjatë kësaj merkatoje dhe asaj së kaluarës me lojtarë si Poulsen e Sissoko, mendoni se kjo Juve mund të përballet denjësisht me skuadrat e mëdha të Ligës së Kampioneve? Për mua, skuadra e Ranierit mund të synojë çdo kompeticion të mundshëm. Pastaj, Liga e Kampioneve është e njëjtë si një garë e 100 metrave, ku nuk mund të gabosh asgjë nëse kërkon të arrish suksesin. Pas largimit të Deshamps, ju keni qenë një kandidat për pankinën e “Zonjës së Vjetër”. A e shpresoni këtë gjë në të ardhmen? Gjithkush do të dëshironte të trajnonte një skuadër si Juventusi, por tani është më mirë ta lëmë Ranierin të qetë të punojë. Gjithsesi, në futboll gjithçka është e mundur.

Nuk ka komente: