e martë, 9 shtator 2008

Buffon: City ofron 70 milionë? Nuk besoj

Portieri i Juventusit, Gianluigi Buffon, thotë se ai nuk ka pranuar ofertë prej 70 milionë eurosh nga askush.Mediat italiane shkruan se pronarët e rinj të Manchester Cityt, janë të gatshëm të ndajnë 70 milionë euro për angazhimin e portierit të kombëtares italiane.“Kjo është fantazi. Oferta e Cityt prej 70 milionë eurosh nuk ekziston. Nëse ata vërtetë bëjnë një ofertë të tillë, klubi ndoshta mund ta shikojë, por jam i sigurt se nuk do ofrojnë diçka të tillë”, ka thënë Buffon.Buffon po ashtu ka thënë se Juventus nuk është favorit për të fituar Ligën e Kampionëve, pas rikthimit të bardhezinjve në elitën e futbollit evropian.

Nuk ka komente: