e martë, 9 shtator 2008

Sebastian Giovinco: “Dua të imitoj Alex Del Pieron”

Sebastian Giovinco, lojtari i Shpresave të Italisë dhe futbollisti i Juventusit, premton të shndërrohet në një nga idhujt e ardhshëm të tifozerisë bardhezi, duke u frymëzuar tek kapiteni i këtij klubi, Alessandro Del Piero. Aktualisht, Giovinco dhe menaxheri i tij, bashkë me drejtuesit e klubit, po diskutojnë për rinovimin e kontratës dhe mbi të gjitha të pagës së tij simbolike, prej 50 mijë eurosh në sezon, që pret t’i rritet në 750 mijë euro në sezon. Gjithsesi, dëshira më e madhe e talentit 21-vjeçar është të shndërrohet në një nga shtyllat kryesore të bardhezinjve: “Unë dua të ndjek të njëjtin shembull të Alec Del Pieros, të bëhem një ndër liderët e Juventusit të ardhshëm dhe shpresoj që ta arrij këtë edhe me ndihmën e tij”.

Nuk ka komente: