e mërkurë, 10 shtator 2008

Gilardino: Amauri, nuk na duhesh në kombëtare

Sulmuesi i Fiorentinës, Alberto Gilardino i ka dërguar një porosi të qartë sulmuesit të Juventusit, Amauri, se nuk është i mirëpritur në kombëtaren italiane. Braziliani 28-vjeç është njëri nga sulmuesit më të mirë në Serie A, kurse gjatë kësaj vere pas dy edicionesh të kaluara në Palermo ka nënshkruar për Juventusin. Së shpejti Amauri do të marrë pasaportën italiane dhe duke pasur parasysh faktin se ai nuk ka luajtur kurrë me kombëtaren e Brazilit, do të mund të paraqitej në kombëtaren italiane, në rast se përzgjedhësi Marcello Lippi e sheh të arsyeshme për ta pasur në skuadër. Megjithatë, njëri prej atyre të cilët mendojnë se Amauri nuk duhet të përfshihet në kombëtaren italiane është Gilardino. "Amauri është një futbollist shumë i mirë, por nuk na duhet në kombëtare, sepse jemi shumë të mirë edhe pa të", ka theksuar Gilardino, i cili do ta nisë ndeshjen e nesërme ndaj Gjeorgjisë si titullar.

Nuk ka komente: