e martë, 9 shtator 2008

Ranieri: Një Juve e madhe edhe në Evropë

Dëshira për t’u matur me skuadrat më të forta të Evropës, ndërgjegjshmëria e së qenit në grupin më të fortë evropian, si dhe ndjenja se Juventusi është gati për t’u përballur me Ligën e Kampioneve pas dy vitesh mungesë dhe mbi të gjitha për të bërë surprizën më të bukur të këtij sezoni janë objektivat e rinj të formacionit të drejtuar nga trajneri Claudio Ranieri. I pranishëm dy ditë më parë në zyrat e UEFA-s në Nyon, si rrjedhojë e forumit të trajnerëve, drejtuesi i stolit të “Zonjë së Vjetër”, shprehet: “Ashtu siç ishim kurioz se çfarë mund të bënim në kampionatin e vitit të kaluar, edhe këtë vit duam të shohim se çfarë do të arrijmë të realizojmë në aventurën tonë evropiane, në të cilën do të përballemi me formacionet më të forta. Për këtë arsye, sivjet prej një përgjigje të fortë nga lojtarët e mi”, thekson Claudio Ranieri. Pas dhjetë ditësh, Juventusi do të rikthehet të shkelë në fushat e Ligës së Kampioneve, një kompeticion i cili i ka munguar shumë tifozerisë dhe lojtarëve bardhezinj: “Erdhëm nga Seria B dhe askush nuk priste shumë nga ne, por sigurisht që në fund të sezonit të kaluar kanë qenë të pakët ata që kemi zhgënjyer. Këtë vit duam të përsërisim të njëjtën gjë që zhvilluam, por me objektivin kryesor për t’u përmirësuar në lojë dhe mbi të gjitha në renditje, si në Serinë A, po ashtu në Ligën e Kampioneve, ku do të synojmë të shkojmë sa më larg që të jetë e mundur”, përfundon tekniku i Juventusit, Claudio Ranieri.

Nuk ka komente: