e enjte, 11 shtator 2008

Cassano kalon te Juve në sezonin e ardhshëm

Sipas mediave në Itali, Juventusi ka arritur një marrëveshje me Sampdorian që në sezonin e ri ta transferojë Antonio Cassanon në Torino, ndërsa në marrëveshje përfshihet huazimi i Sebastian Giovincos te gjenovasit. Vitet e fundit Zonja e Vjetër ka qenë vazhdimisht e interesuar për shërbimet e sulmuesit italian, mirëpo nuk ka arritur që ta materializojë këtë dëshirë. Sido që të jetë, numri i sotëm i “Tuttosport”, shkruan se Bardhezinjtë janë afër nënshkrimit me Sampdorian me të cilët tanimë janë marrë vesh që ta transferojnë Cassanon qershorin e ardhshëm. Juve duhet të paguajë 18 milionë euro për shërbimet e ish-sulmuesit të Romës dhe Realit, ndërsa në marrëveshje përfshihet edhe kalimi i Giovincos te bardhekaltrit për të fituar më tepër eksperiencë.

Nuk ka komente: