e enjte, 11 shtator 2008

Quagliarella: Del Piero një fenomen unik

Gjatë një interviste për "Tuttosport" para ndeshjes së fundjavës me Zonjën e Vjetër, sulmuesi i Udineses, Fabio Quagliarella, ka folur për kualitetet e katërshes së sulmit juventin, të cilat do të dëshironte t’i kishte.
“Nga Amauri do ta kisha marrë aftësinë e tij për ta mbrojtur topin”.
“Nga Trezeguet do ta kisha huazuar aftësinë e tij të veçantë për ta goditur topin më të parën”.
“Te Vincenzo e admiroj fuqinë e tij fizike”.

“Ndërsa te Del Piero do të kisha marrë gjithçka. Ai është një fenomen unik”, ka përfunduar sulmuesi italian.

Nuk ka komente: