e mërkurë, 10 shtator 2008

Lippi: Del Piero është shembull për të gjithë

Trajneri i Italisë, Marcello Lippi, e ka lavdëruar Alessandro Del Pieron duke thënë se përkushtimi i tij duhet të jetë shembull për lojtarët e rinj të cilët dëshirojnë ta ruajnë vendin në Përfaqësuese. “Lojtarët të cilët e duan Kombëtaren, siç është Del Piero, janë shembull për lojtarët e rinj. Del Piero vazhdimisht ka shfaqur lojë të mirë me skuadrën e tij me shpresën për t’u përfshirë edhe në Kombëtare. Lojtarët e këtillë ndoshta nuk përfshihen gjithmonë, mirëpo u jepet mundësia”, ka thënë kampioni i Botës me Italinë. Lippi ka folur edhe për ndeshjen kundër Gjeorgjisë duke shprehur shqetësimet e tij për repartin mbrojtës pas lëndimit të Legrottaglies. “Situata në mbrojtje është paksa shqetësuese sepse nuk kemi qendërmbrojtës të cilët mund t’i shënjestrojnë lojtarët. Do t’i kemi vetëm dy të tillë në Përfaqësuese sonte, njëri është Cannavaro i cili do të luajë në fushë, ndërsa tjetri është Ciro Ferrara, asistenti im në stol”, është tallur ish-trajneri i Juves. Skuadra e Lippit shpreson për fitore pavarësisht boshllëkut në mbrojtje. Pritet që sulmin ta përbëjnë Camoranesi, Toni dhe Di Natale, të mbështetur nga Pirlo, De Rossi dhe Aquilani në mesfushë.

Nuk ka komente: