e martë, 9 shtator 2008

Zoff: Duhet të luajnë Amauri dhe Balotelli

Trajneri i dikurshëm i Italisë, Dino Zoff, beson se përfaqësuesja e Italisë do të ishte shumë më e fuqishme nëse Marcello Lippi përfshin në skuadër Amaurin dhe Mario Balotellin.Zoff e ka kritikuar Luca Tonin dhe ka thënë se sulmuesi i Bayern Munichut nuk është më për kombëtare. “Toni nuk është më në nivelet e dikurshme, mendoj se është paksa i depresionuar. Ai ka qenë shumë i dobët gjatë Euro 2008, nuk e di se çka po ndodh me të. Mendoj se Lippi ka nevojë për Amaurin. Mua më pëlqen shumë ky lojtar. Ai e shtyn skuadrën përpara, është një atlet i mirë, di si të gjuajë dhe mund të shënojë gol nga çdo pozitë”. “Balotelli është po ashtu i shkëlqyeshëm dhe mendoj se ai do të mund të bëhej lojtar shumë i mirë me Italinë, ai ka kualitete të mëdha”. “Megjithatë, Lippi i di më mirë gjërat. Nga momenti që ka vendosur të kthehet në krye të Përfaqësueses ai e ka ditur se mund të arrijë sukses, madje edhe me kategorinë C të lojtarëve ai mund t’ia del mbanë”, ka thënë ish-portieri i Juventusit.

Nuk ka komente: