e martë, 9 shtator 2008

Serie A, shpenzime të mëdha në merkato


Merkato verore e Serisë A për këtë sezon të ri ka kapur shifrën e 768,4 milion eurosh, një shifër rreth 100 milion dollarë më shumë. Dy skuadrat e Milanos kryesojnë klasifikimin e shpenzimeve më të mëdha për këtë sezon. Pas disa vitesh kur kampionati italian dukej se kursente në këtë vit presidendët e klubeve italiane kanë hapur portofolët.Në krye të klasifikimit është presidenti i Interit Masimo Morati i cili ka shpenzuar vetëm në merkaton verore 120 milion euro, një pjesë e këtyre parave ka shkuar edhe për të mbajtur sulmuesin suedez Zlatan Ibrahimovic për të mos shkuar te Reali i Madridit. 11 milion euro shtesë kanë bindur suedezin e Interit për të mos u larguar dhe në të njëjtën kohë e ngjisin në krye të klasifikimit si më të paguarin. Pas Moratit vjen Berluskoni i cili në këtë sezon te Milani ndër të tjerë ka blerë Ronaldinhon dhe Shevchenkon. Në vendin e tretë renditet Juventusi.

Nuk ka komente: