e martë, 9 shtator 2008

Cobolli Gigli: “Dua Ligën e Kampioneve nga Juventusi”

Presidenti i klubit të Juventusit, Giovanni Cobolli Gigli,duket se ka shumë besim te forca e ekipit për sezonin e ri. Aq sa ka deklaruar se dëshiron që të ngrejë trofeun e Ligës së Kampioneve në fund të sezonit. “Do të jetë një vit shumëi vështirë, por ne jemi përgatitur ashtu si duhet. Kemi nëdispozicion një grup të kompletuar për ta përballuar mesukses. Në fakt, dua që skuadra ime të fitojë Ligën e Kampioneve.Sigurisht, është një trofe tepër i rëndësishëm, porne jemi mëse të aftë ta bëjmë tonin. Kemi lojtarët e duhurpër të shkuar te trofeu. Mjafton që të kemi besim e të luajmëtë motivuar në të gjitha përballjet e kësaj gare kaq prestigjioze”,është shprehur kreu i klubit bardhezi, Gigli.

Nuk ka komente: