e mërkurë, 10 shtator 2008

Boniek: Sulmi më i fuqishëm Trezeguet-Amauri

Sulmuesi i dikurshëm i Juventusit, Zbigniew
Boniek, e ka dhënë mendimin e tij për dyshen më të mirë sulmuese në Serie A, dhe sipas tij atë e përbëjnë David Trezeguet dhe Amauri. Ndërsa njëkohësisht ka shprehur dyshimin e tij se Zonja e Vjetër mund të dalë fituese e Scudettos apo Ligës së Kampionëve. “Partneriteti më i fuqishëm i sulmit në Serie A është padyshim Amauri – Trezeguet”. “Claudio Ranieri ka një skuadër të fortë, mirëpo unë do të isha më i kujdesshëm kur flas për Scudetton dhe Ligën e Kampionëve si mundësi për t’i fituar”. “Të përparosh në një garë është diçka tjetër, ndërsa ta fitosh garën është krejt diçka tjetër”, ka thënë Boniek, i cili ka luajtur për Juven në periudhën 1982-1985.

Nuk ka komente: