e premte, 18 korrik 2008

Prezentimi i pare i Poulsenit si lojtare i ri i Juventusit










Gjigantet anglez ne kembe per Giovincon!

Sebastian Giovinco, lojtari me i talentuar italian i radheve te Juventusit, eshte vene ne sy edhe tek gjigantet e Anglise. Manchester United, Arsenal si dhe Liverpool kane ndjekur Giovincon ne disa ndeshje. Ata jane duke e shikuar anash rinovimin e kontrates te lojtarit, dhe ne qoftese nuk arrihet ndonje marreveshje per kontrate, atehere do te ofrojne edhe oferta per lojtarin. Mirepo administratori i deleguar i Juventusit, Jean-Claude Blanc ka thene se Giovinco do te qendroje ne Juventus dhe nuk e kane ndermend te largohen nga lojtari i tyre me i privelegjuar.

e martë, 15 korrik 2008

Ivanovic i afrohet Juventusit


Branislav Ivanovic mund te behet mbrojtesi i ardhshem i Juventusit. 24-vjecari serb i radheve te Chelseat, do te transferohet ne Juventus keto dite, i cili do te arrije i huazuar nga radhet e Chelseat. Ivanovic nuk eshte me ne planet e trajnerit te ri te bluve, Felipe Scolari, dhe tashme ai do te kaloje ne Juventus, pas akordit te dhene edhe te Roman Abramovichit. Chelsea ka blere mbrojtesin ne afatin kalimtar te janarit, nga Lokomotiv Mosca per nje shifer afer 12 milione euro.

Iaquinta refuzon Romen: Dua te qendroje ne Juventus

Sulmuesi i Juventusit, Vincenzo Iaquinta eshte njehere largon kalimin ne radhet e Romes, duke thene se deshiron qe te qendroje ne Torino. Perfaqesuesi i kombetares italiane, Vincenzo Iaquinta shpesh here eshte i lidhur me kalimin ne radhet e Romes, per arsye se trajner eshte Luciano Spalleti me te cilin ka bashkepunuar tek Udinese. Mirepo sulmuesi i Juves thote se eshte i lumtur ne Torino dhe eshte i gatshem te luftoje per vend ne formacionin baze. "Zerat te cilet flasin per kalimin tim tek Roma jane te njejtat te cilet tashme nje kohe te gjate rrethohen tek mediat"- tha Iaquinta. "Interesin qe Ulkonja romake ka treguar per mua me pelqen, por une dua te qendroje ne Juventus". "Kete sezone kemi kater sulmues, pese ne qofte se e numerojme edhe Sebastian Giovincon". "Konkurrenca per vend ne skuader kete vit do te jete edhe me e forte, mirepo ajo i sjelle te mira klubit".

Zevendes i Buffonit: Palermo ofron Agliardin

Federico Agliardi, portieri 25 vjecar i radheve te Palermos, ka gjasa te shumta qe te jete portieri i dyte pas Gianluigi Buffon. Pas emrave si Manninger, Sorrentino, Roma dhe Cudicini, si ndihme nga sicilianet, Palermo ofron portierin e tyre pasiqe trajneri Colantuono tashme ka angazhuar portierin Marco Amelia nga radhet e Livornos, i cili do te jete padyshim opsioni i pare i trajnerit per te mbrojtur porten.

Hamsik ne Juventus

Mediat italiane theksuan se per disa dite Juventusi ne radhet e tyre do te sjelle Marek Hamsik nga skuadra e Napolit. Slovaku pergatitet te behet zevendes i Pavel Nedved, ndersa pervec Juves ne kete afat kalimtar per Hamsik ishin te interesuar edhe Milan dhe Inter. Lojtari do te transferohet ne Torino per nje shifer rreth 15 milione euro. Me Hamsik merkatoja e Juventusit ne radhet e mesfushes mesa duket do te marre fund.

Juventus blindon Giovincon, mendon per Cassanon

Skuadra e Juventusit ka blinduar talentin e tyre te spikatur, Sebastian Giovinco. Lojtari ka perfituar nga klubi bardhezi kontrate 5-vjecare qe do te skadoje ne vitin 2013. Giovinco do te perfitoje page vjetore diku rreth 500 000 euro. Opsioni tjeter i bianconereve eshte te gjejne nje zevendesim ideal te Alessandro Del Pieros, i cili po ecen drejt permbylljes se karrieres. Drejtuesit e klubit mendojne qe si zevendesim te legjendes se tyre te marrin sherbimet e italianit barez Antonio Cassano. Juventusi ne pisten e Cassanos do te vendose edhe kartonin e argjentinasit Sergio Bernardo Almiron, i cili kete vere do te kaloje ne radhet e ekipit te Sampdorias. Mirepo Antonio Cassano do te kaloje tek Juventus vitin e ardhshem.

Ranieri: Me Poulsenin, s'ka nevoje perforcime tjera!

Trajneri i Juventusit, Claudio Ranieri ka befasuar mediat italiane dhe tifozet bardhezi me nje deklarate se me ardhjen e lojtarit danez Christian Poulsen, merkatoja e Juventusit mund te merr fund. Tani jemi 99% te kompletuar, vetem na duhet nje portier i cili do te zevendesoje Gigi Buffonin. Me Poulsen e permbushim mesfushen. Tashme kam ne secilin pozicion nga dy lojtare te shkelqyeshem. Sezonin e kaluar kishim sulmin me te forte ndersa mbrojtjen e trete. Kete vit deshirojme te jemi te paret ne cdo aspekt. Ne vend te Camoranesit do te luaje Marchionni ndersa ne vendin e cekut Nedved, do te jete Sebastian Giovinco. "Mendoj se nuk na duhen perforcime tjera"- ka perfunduar Ranieri.

Trezeguet: Kthehem po iku Domenech

David Trezeguet beri te ditur se mund te rikthehet ne kombetaren franceze vetem ne momentin kur Reymond Domenech do te largohet nga posti i trajnerit. Sulmuesi i Juventusit nuk e ka kaperdire lenien jashte skuadres qe mori pjese ne Euro 2008, ku vetem nje jave pas shpalljes se listes deklaroi terheqjen nga futbolli nderkombetar. "Nese situata ndryshon, dyert per kombetaren do te hapen serish", tha Trezeguet. "E them kete pasi perfaqesuesja franceze eshte maksimumi per cdo lojtar progesionist".

Operohet Jorge Andrade

Jorge Andrade eshte operuar dje ne Lisbone. Mjeku i cili mori persiper gjendjen e lojtarit mbrojtes te Juventusit, ka qene serish prefesori Martins. Mesa duket operacioni ka qene i suksesshem, mirepo per te zyrtarizuar kete lajm, duhet pritur edhe disa dite deri atehere kur edhe do te behen analizat pas operimit. Sipas parashikimeve, Andrade do t'i rikthehet stervitjeve para Vitit te Ri, aty ka fundi i muajit dhjetor.

Poulsen: Dua ta befasoj publikun italian

Ish-mesfushori i Sevillas, Christian Poulsen, i cili arriti tek Juventus për 10 milionë euro, ka thënë se është i ngazëllyer me këtë transferim dhe se shpreson të befasojë. “Shpresoj ta befasoj publikun italian, i cili më konsideron si një lojtar të ashpër, duke dëshmuar se kam aftësi të mira teknike. Do të kem kohë të dëshmohem dhe t’ju jap njerëzve opinion më të mirë të Poulsen”, ka thënë danezi. “Sevilla ishte një përvojë e shkëlqyeshme, por tash jam krenar që jam në Juventus. Jam shumë i kënaqur që jam pjesë e një klubi aq prestigjioz. Juventus është një prej ekipeve më të rëndësishme në botë dhe shpresoj t’ia dal mirë. Unë jam mesfushor defansiv, por po ashtu mund të luaj në një pozitë ca më të avancuar”, ka shtuar Poulsen.

e hënë, 14 korrik 2008

Zyrtare: Christian Poulsen bardhezi




Christian Poulsen edhe zyrtarisht eshte nje lojtare i Juventusit. Mesfushori danez ka kete pasdite ka firmosur kontrate kater vjecare, pasi qe ka kryer me sukses vizitat mjekesore. Jam shume i gezuar qe kam ardhur ketu. Juventus eshte nje skuader e forte dhe une do te kem nderin te vesh kete fanelle. Pa dyshim se kjo me ben te lumtur. Ai ka luajtur dy vite per F.C Copenhagen, kater vite per Schalke 04 dhe dy vitet e fundit ne Sevilla. Gjate karrieres se tij ka fituar kampionatin danez, Kupen dhe Supercupen e Spanjes, Cupen Uefa si dhe Supercupen e Evropes. Ne Juventus do te jap maksimumin tim. Ketu do te mund te fitoje me teper profesionalizem. Do te jete nje histori e mire kalimi im tek bardhezinjte. Lojtari prezentimin e tij si lojtare i Juventusit do ta kete te enjten me 17 korrik, ne ora 14:00.

Stankovic i huazur ne Juventus!

Bianconeret kane kompletuar ardhjen e reprezentuesit danez Christian Poulsen nga Sevilla. Lajmi i Poulsenit per transferimin e tij tek bardhezinjte nuk eshte mirepritur nga ana e tifozeve juventine, te cilet besojne se Christian eshte i ngjashem me paraqitjet e Zanettit dhe Mohamed Sissokos, te cilet mendojne se klubit i nevojitet nje mesfushore kreative ose nje mesfushor sulmues. Nje tjeter lajm eshte se Zonja e Vjeter eshte afer transferimit te lojtarit te Interit Dejan Stankovic, i cili me ardhjen e trajnerit Mourinho duket se ka humbur statusin e 11-shes baze te formacionit zikalter. Stankovic nuk eshte i dashur tek tifozet e Juventusit, pasi qe ai ne vitin 2004 kishte zgjedhur zikalterit para bardhezinjve. Gjithashtu ne vitin 2006 ka reaguar ashper para mediave italiane ne lidhje me Calciopolin. Mirepo ka nje gje qe tifozet e Juves nuk e harrojne Dejanin. Ne 5 majin e vitit 2002, kur mbronte ngjyrat e Lazios. Ne ndeshjen mes Lazios dhe Interit e cila perfundoi me rezultatin 4-2 ne favor te Lazios, ai ka qene njeri nder me te merituarit qe Interi humbi Scudetton e atij vitit dhe me humbjen e Interit, Juventusi mundi Udinesen me 2-0 dhe fitoi scudetton e 26. Kesaj radhe ka gjasa qe Stankovic te transferohet tek bardhezinjte, por ne menyre te huazuar. 30-vjecari ka shume gjasa qe te transferohet ne Torinon e Juventusit, dhe tashme Alessio Secco eshte ne Milano ne bisedime me drejtuesit zikalter.

Mire se erdhe Christian Poulsen ne Torino






Dje ne oren 22 e 25 minuta avioni ne te cilin ka qene i vendosur lojtari i ri i Juventusit Christian Poulsen ka zbritur ne Torino. Lojtari ka mberritur mbreme ne qytetin e Juventusit, ndersa sot do t'i nenshtrohet vizitave mjekesore, kurse te enjten do ta kete prezantimin e tij si lojtari i ri i Juves, kurse sot do te firmos kontrate 4 vjecare me bianconeret, me nje page vjetore prej 3 milione euro.

e diel, 13 korrik 2008

Matteo Ferrari ne Juventus me kosto zero

Mbrojtesi i talian i radheve te Romes, Matteo Ferrari duket se eshte shume afer kalimit te tij tek radhet e bianconereve. Kontrata me klubin kryeqytetas i skadon kete vere, dhe ai ka refuzuar oferten e fundit e cila i eshte ofruar nga klubi i tij aktual. Juventusi po mendon qe si zevendesim te Andrades (i cili duhet t'i nenshtrohet operacionit ne gju), t'i fitoje sherbimet e italianit Ferrari. "Do te ishte nje gjest i mire ne qofte se do te arrinim nje marreveshje me lojtarin" - eshte shprehur administratori Jean-Claude Blanc. Pervec Ferrarit, ne Juventus duhet te arrije edhe serbi Ivanovic nga radhet e Chelseat. ky i fundit do te kaloje ne Juventus si lojtare i huazuar.

Ne radhe jane Xabi Alonso, Diego Capel si dhe Branislav Ivanovic

Psa gjithe atyre protestave qe u shfaqen ne stervitjen e mbremshme te Juventusit ne Pinzolo nga ana e tifozeve per ate qe drejtuesit e klubit bene blerjen e danezit Poulsen tek bianconeret, drejtuesit nuk ndalen se punuari. Ne radhe jane tre emra tejet impresive. Xabi Alonso duket shume afer Juventusit, pasi qe dje ne mbremje erdhi nje lajm nga Daily Mirror se Alonso do te kaloje ne Juventus te marten e ardhshme. Liverpool ka pranuar oferten e ofruar nga Juventusi per lojtarin spanjoll. Oferta shihet diku rreth 17.5 milion euro. Te marten pritet qe lojtari te mberrije ne Torino ku do t'i kaloje vizitat mjekesore ne Vinovo, dhe me vone do te prezantohet si lojtare i ri i Zonjes. Diego Capel mendohet te jete ai qe do te zevendesoje Pavel Nedvedin. Ai gjithashtu mund te luaje edhe ne repartin e mbrojtesit te majte. Alessio Secco serish ka udhetuar per ne Andaluzi per spanjollin e talentuar Diego Capel. Tottenham para disa muajve kishte ofruar nje oferte prej 15 milion euro, ndersa klauzola e lojtarit qendron diku rreth 14-15 milione euro. Secco eshte i gatshem te ofroje nje oferte te tille per lojtarin spanjoll. Emri i fundit eshte ai i Branislav Ivanovic, mbrojtesit serb te Chelseat. Lojtari eshte shume afer bardhezinjve, pasi qe tek blute e Chelseat nuk ka luajtur asnje ndeshje zyrtare dhe ka qene plani i fundit i trajnerit Avram Grant qekur erdhi nga Lokomotiv Moskva. Ai do te kaloje tek Juventusi si lojtare i huazur, me mundesi qe pas nje viti t'i blehet kartoni lojtarit. Ai do te vjen tek Juventus pas rishfaqjes se lendimit serioze te mbrojtesit Andrade, i cili duhet t'i nenshtrohet operacionit te trete per me pak se nje viti.

Andrade demtohet perseri

Mbrojtesi portugez i Juventusit, Jorge Manuel Almeida Gomez de Andrade eshte demtuar perseri. Ai eshte demtuar ne stervitje ku Juventusi eshte grumbulluar ne Pinzolo. Lendimi duket se eshte teper serioz, ngaqe ai ka rishfaqur edhe nje tjeter lendim ne te njejtin vend ku pesoi para nje viti ne ndeshjen kunder Romes. Anrade pas ardhjes tek bianconeret assesi nuk mundi te fitoje fatin e tij. Gjithe sezoni i kaluar i shkoi duke qene i lenduar. Sezonin e kaluar luajti vetem 5 ndeshje zyrtare me Juventusin. 4 ndeshje luajti ne Serie A ndersa 1 ne Coppa Italia. Ky lendim i rishfaqur ne gjurin e kembes mund te jete pikepyetje per karrieren e mbrojtesit. Ai duhet qe edhe njehere t'i shtrohet operacionit. A do te jete kjo hera e trete per tu operuar lojtari ne 12 muajt e fundit, te shohim cka do te thote profesori Martins ne kliniken e tij ne Lisbon. Shpresojme qe kjo te jete hera e fundit e Andrades te vuaje ne lendim serioze.

Vjen Poulsen, tifozet ne revolte

Christian Poulsen eshte blerja me e fundit e Juventusit. Mesfushori danez ka fituar garen me spanjollin e Livepoolit, Xabi Alonso. Per Poulsen drejtuesit e klubit paguan 10 milione euro ne arkat e Sevillas (kjo ishte shuma qe parashikohej ne rast te prishjes se kontrates), ndersa lojtari do te perfitoje afro 3 milione euri ne sezon per kater vitet e ardhshme. Akordi me lojtarin ishte arritur prej ditesh, ndersa per te arritur marreveshjen me klubin andaluzian drejt Spanjes udhetuan administratori Blanc, drejtori sportiv Secco me krahun e tij te djathtem Renzo Castagnini, si edhe grupi i avokateve juventine. Megjithate, ende pa zyrtarizuar blerjen e lojtarit, drejtuesit bardhezi duhet t'u japin llogari tifozeve. Keta te fundit nuk duken te kenaqur me blerjen me te re dhe ne Pinzolo, ku eshte grumbulluar skuadra, u shfaq nje parulle ku kontestohej klubi. "Qesharake, moret nje tjeter te paafte: Poulsenin". Ky eshte kontestimi i radhes i tifozeve bardhezi gjate kesaj merkatoje, ku me pare ata ishin shprehur kunder blerjes se Stankovic.

Chiellini: Mund te arrijme finalen e Champions

Mbrojtesi i Juventusit, Giorgio Chiellini, ka folur rreth ambicies per te ngritur nje trofe gjate sezonit te ardhshem. Ai ka prekur edhe temen e kombetares italiane, ku nuk shfaq asnje emocion per ndryshimin e trajnerit, por deklaron se do te jete i perqendruar ne punen e tij. Ashtu si pjesa me e mardhe e skuadrave te medha, te enjten edhe Juventusi eshte rikthyer ne fushat e stervitjes pas pushimeve te veres. Per Chiellinin, ky eshte sezoni i duhur qe skuadra te fitoje nje titull. "Kete vit deshiroj qe te fitojme trofe", - tha lojtari. Dje, mbrojtesi 23-vjecar eshte vleresuar me cmimin si "Lojtari me i Mire i Italise" ne Euro 2008 nga politikani Pier Ferdinando Casini."Per te qene i siqenrte nuk e prisja te paraqitesha kaq mire", tha Chiellini rreth ketij vleresimi per sigurine qe ka treguar ne repartin difensiv te "azzurreve". Duke folur per kombetaren dhe per rikthimin e Marcelo Lippit, ai tha: "Per mua nuk ndryshon asgje, duhet vetem te jem i perqendruar ne punen time dhe te jem gati ne momentin kur do te thirrem ne apel. Edhe me Donadonin beme nje pune te mire". Rreth sezonit te ri dhe Juventusit, Chiellini eshte dukur i paduruar qe te filloje punen. Kete sezon bardhezinjte luajne ne Ligen e Kampioneve dhe mbrojtesi nuk i fshehu ambiciet ne kete aktivitet: "Me Capellon luajta gjashte ndeshje ne Champions, ndersa tashme synoj te jem nga fillimi deri ne fund. Ne aktivitete te tilla nuk fiton gjithmone skuadra me e mire, e per kete skuader duhet te bejme gjera te medha. Megjithate, besoj se kemi kualitetin per te qene nje nga skuadrat finaliste".

e shtunë, 12 korrik 2008

Trezeguet përfundimisht i thotë "Jo" Barcelonës

Barcelona dhe trajneri i saj i ri, Josep Guardiola, një kohë të gjatë janë përpjekur që të angazhojnë sulmuesin francez në radhët e Juventusit, David Trezeguet. Fillimisht kanë ofruar shkëmbimin Trezeguet-Eto'o, pastaj u përpoqën që me para të bindin Juventusin dhe ish-futbollistin e kombëtares franceze, por nuk ia arritën qëllimit. "Kur të kesh ofertë nga Barcelona, ajo sigurisht se të bënë të ndihesh mirë. Është nder kur një klub me traditë të madhe interesohet për shërbimet e juaja, por unë jam me fat që jam në një klub të tillë. Juventusi, nëse asgjë tjetër ka traditë dhe vlerë", ka theksuar Trezeguet, duke shtuar: "Më duhet ta refuzoj Barcelonën, sepse dua të qëndroj te Juventus". Ndërkohë një ditë më herët Trezeguet ka bërë të ditur se i jep fund karrierës në kombëtare, për shkak të mbetjes së Domenechut në krye të kombëtares.

Juventus realizon transferimin e Poulsen

Mediat italiane kanë përcjellë lajmin se ekipi i Juventusit mbrëmë ka arritur marrëveshje për transferimin e Christian Poulsen nga ekipi spanjoll Sevilla. Gazzetta dello Sport ka shkruar se drejtori sportiv Alessio Seco dhe menaxheri gjeneral Jean-Claude Blanc mbrëmë kanë qenë në Spanjë dhe kanë nënshkruar marrëveshjen me Poulsen. Gazeta shkruan se për shërbimet e danezit, Zonja e Vjetër do të paguajë afër 10 milionë euro. Mesfushori do të nënshkruajë marrëveshjen, e cila do t’i sjellë atij 3 milionë euro në vit. Ekipet ende nuk kanë pohuar asgjë zyrtarisht, por pritet që Poulsen të udhëtojë në Torino gjatë javës që vjen, ku zyrtarisht do të prezantohet tek bardhezinjtë.

e premte, 11 korrik 2008

Miqesore: Juventus - Mezzocorona 7-1

Peseshe per Amaurin. Pa dyshim se ka qene lojtari me i mire i ndeshjes duke shenuar 5 gola ne 40 minutat e para. Ishte nje loje dashamirese per publikun juventin, pasiqe bardhezinjte ishin ata te cilet gjate 90 minutave benin presion mbi porten e kundershtarit. Amauri shenoi 5 gola. Nga nje shenuan te rinjte Pasquato dhe Esposito. Ranieri eshte i kenaqur nga paraqitja e djemve te tij dhe shprehet qarte se kjo skuader qe posedon ne momentin ai, mund te fitoje gjithcka. Mirepo ne presim ende perforcime te reja. Amauri i deshmoi 25 milionat qe i sakrifikuam per te. Ai pesoi nje lendim ne koke, gjate nje dueli ne ajer me nje lojtare kundershtare. Luajti vetem 50 minuta. Golin per kundershtarin e shenoi D'Acampo disa minuta para perfundimit te ndeshjes.
Detaje rreth ndeshjes Juventus - Mezzocorona 7-1 (5-0).
GOLASHENUES: 15’ , 18’ , 32’ , 36’ dhe 40’ Amauri, 52’ Pasquato, 58’ Esposito, 90' D'Acampo (M)

JUVENTUS: Belardi (46’ Fiory)(67’ Nocchi); Zebina (46’ Bamba), Legrottaglie (18’ Duravia), Ariaudo (46’ De Paola), Molinaro (63’ D’Elia); Salihamidzic (46’ Esposito), Zanetti (63’ Castiglia), Ekdal (1’ st Almiron), Nedved; Iaquinta (46’ Pasquato), Amauri (48’ Rossi). Trajner. Ranieri.
MEZZOCORONA: Macchi, Lordi, Pellizzari, Torroni, Berardo, Sebastiani, Tulli, Morat, Donini, Benvenga, Tartabini. Ne Dispozicion : Morelli, Fraccalossi, Brighenti, Zarini, Giacomini, Ceravolo, Martone, D’Acampo, Piolanti, Vanzetta, Tomasi, Picariello, Malacarne, Fusari. Trajner. Rastelli.
Arbiter: Lentino nga Rovereto

Juve ne sprint per Xabi - Poulsen

Vijne sinjale nga Anglia per Xabi Alonson. Tashme Christian Poulsen eshte dakorduar per te kaluar tek bardhezinjte. Xabi Alonso eshte shume afer rruges per ne Torino. Kritikat e tifozeve per akordin e Poulsen, kane shtyre drejtuesit e klubit te fitojne sa me shpejte pisten e Xabit. Danezi eshte afer, ndersa per spanjolin kane ardhur sinjale te afrimit drejt Juventusit.

e enjte, 10 korrik 2008

Rafael Benitez: Oferta e Juves per Xabi Alonson eshte teper e ulet

Rafa Benitez flet per Juven. Oferta e bianconereve per Xabi Alonson eshte me te vertete teper e ulet. Menaxheri i Liverpoolit deshiron qe lojtari spanjol te largohet vetem ne qoftese klubi jep 18.5 milione euro, ndersa drejtuesit e Juventusit kane ofruar 16 milione. "Kjo oferte me te vertete na ben te qeshim" - ka thene Benitez. "Alonso eshte njeri nder lotjaret tone me te mire, dhe do te ishte mekat ne qoftese ai shitet nga klubi per nje cmim te tille". "Ai deshiron te qendroje ne Anfield per te fituar Premier League, mirepo e din edhe se cfare klubi historik eshte Juventusti". "Ne jemi afer angazhimit te lojtarit te Aston Villas, Gareth Barry. Ne qofte se ai vjen, atehere e logjikshme eshte edhe largimi i Alonsos. Mirepo te shohim gjithcka se cfare do te ndodhe deri ne fund" - ka perfunduar Benitez.

Poulsen tek Juventus per kater vitet a ardhshme

Christian Poulsen duket qe tani nje lojtare i ri i Juventusit. Lajmin e ben te ditur gazeta Tuttosport, duke theksuar se mbreme drejtuesi gjeneral i Juventusit, Alessio Secco ka ateruar per ne Andaluzi per te kompletuar transferimin e danezit ne skuadren e Juventusit. Juventusi i ka ofruar danezit kontrate katervjecare me nga 3 milione euro gjate nje sezoni. Mirepo lojtari nuk pajtohet me kete oferte drejtuar nga Zonja e Vjeter, por ai deshiron page vjetore diku rreth 3.8 milion euro. Klauzola e lojtarit qendron ne shifrat e 10 milione eurove, shifer kjo dyhere me e vogel se e Xabi Alonsos. Pritet qe Poulsen deri te shtunen te kompletoje kalimin e tij tek Juventus, dhe pas saj te prezantohet si lojtare i ri i Zonjes.

Ranieri: Dua qe Tiago te qendroje

Trajneri i Juventusit, Claudio Ranieri ka emeruar Tiago Mendes si nje "lojtar i madh" dhe shpreson se ai do te qendroje ne kete skuader edhe sezonin e ardhshem. Tiago erdhi ne Juventus veren e kaluar per 13 milione euro dhe mendoheshte si perforcim me i mire i Juventusit, mirepo gjate tere sezonit assesi nuk mundi t'i adaptohet futbollit italian. 26-vjecari Tiago kerkohet nga shume ekipe europiane. Atletico Madrid, Tottenham, Monaco si dhe dyshja e Bundesliges Borussia Dortmund dhe Wolfsburg kane shprehur interesim per lojtarin. Gjithashtu trajneri i Juves, Ranieri, insiston qe ai do te jete i lumtur nese Tiago do te qendroje. "Ai eshte lojtare i madh dhe nese ai qendron un do te isha i lumtur"- tha Ranieri. "Une deshiroj qe problemi te jete i kaluar".

Andrade rikthehet pas nje sezoni te demtuar

Jorge Andrade rikthehet pas nje periudhe te gjate te lendimit qe pesoi ne ndeshjen me Romen me 23 shtator te vitit te kaluar, dhe ai eshte i gezuar qe me ne fund i eshte kthyer profesionit te tij. Andrade kaloi ne Juventus vitin e kaluar nga radhet e Deportivo La Corunas, mirepo per bardhezinjte ka luajtur vetem 4 ndeshje ne Serie A dhe nje ndeshje ne Coppa Italia kunder Parmes. 30-vjecari ka qene i detyruar te prese nje sezone te tere per tu rikthyer stervitjeve dhe tashme ai eshte i gatshem te ndihmoje klubin e tij per sfidat qe e presin. "Jam teper i lumtur qe me ne fund i dhash lamtumiren lendimit qe pesova". "Tani jam i lumtur qe po rifilloj aty ku kisha ndalur". "Mezi pritja te vije dita te sherohem dhe t'i filloje stervitjet me Juventusin". Gjithashtu Andrade ka qene edhe larg Evropianit qe u mbajt ne Austri dhe Zvicer para disa diteve mu per kete shkak. "Shpresoj qe ne boterorin e ardhshem te jem pjese edhe une e kombetares portugeze" - perfundoi Andrade.

Amauri: Do te mundohem te beje me teper sesa Zlatan

Lojtari i ri i Juventusit, Amauri ka folur rreth aventures se tij te re. Ai eshte i kenaqur nga ditet e para te kaluara ne klubin e tij te ri, Juventus. "Impresionet e mia te para jane te shkelqyeshme" - tha Amauri ne trajningun ne kampin Pinzolo ku Juventus ka filluar pregatitjet per sezonin e ri. Takova nje grup fantastike te lojtareve te cilet dine te ma lehtesojne punen dhe ta theksojne mendimin tim per kete klub te madh". "Shpresoj se se shpejti do te mund te iu pergjigjem tifozeve per perkrahjen qe ma kane dhene ne disa dite te fundit. Kam shume konkurrence ne fanellen e Juventusit dhe jam i gatshem te luftoje per nje vend ne skuader". "Do te jete rende sepse ne skuader ka shume kampione, por ajo mund t'i sjelle vetem mire skuadres". Disa prej tifozeve tashme kane krahasuar Amaurin me yllin e dikurshem te bardhezinjve, Zlatan Ibrahimovic i cili tashme eshte ne Inter. "Kam degjuar krahasime te njejta qysh kur isha pjese e radheve te Chievos. Gjithsesi qe ajo me pelqen, sepse Ibra eshte kampion i madh i cili gjithashtu kishte sukses ne Juventus. "Do te mundohem te kem sukses me te madh se ai".

Skuadrat nga Bundesliga interesohen per Tiagon

Skuadrat nga Bundesliga gjermane, Borussia Dortmund si dhe Wolfsburg, kane shprehur interes per juventinin Tiago. Tiago i cili kaloi ne radhet e Juventusit vitin e kaluar, nuk ka bere drejtuesit e klubit te kene besim tek ai dhe tani dyert e tij per tu larguar nga Juventusi jane te hapura. Ai eshte ne shenjester te disa ekipeve qe vijne nga Spanja si dhe Anglia, mirepo oferta e fundit per lotjarin vjen nga Gjermania. Dortmund dhe Wolfsburg deshirojne qe te kene ne radhet e tyre portugezin, por ndoshta paga qe kerkojne bianconeret per lojtarin e tyre eshte tejet e larte nga ato qe ofrojne gjermanet. Wolfsburg deshiron qe te formoje nje ekip me lojtare qe kane pervoje ne kampionatin italian, dhe tashme ka angazhuar dyshen e mbrijtjes se Palermos, Zacardo dhe Barzagli. Ndersa Borussia Dortmund deshirojne qe me angazhimin e Tiagos, te bejne nje lider ne mesfushen e tyre. Mirepo Juventusi do te largohet nga lojtari jo per nje shume me pak se 12 milione euro.

Amauri: Itali ose Brazil?

Sulmuesi i Juventusit, Amauri, theksoi se i duhet edhe pak kohe per te menduar per cilen kombetare do te luaje. Italia dhe Bralili interesohen ta kene Amaurin si reprezentues te tyre, mirepo edhe vete Amauri nuk eshte i sigurte ku do te donte te luaje. " Do te prese edhe disa muaj para se te vendos. Ende nuk kam menduar rreth kesaj pyetje. Deri me tani isha i koncentruar tek transferi. Menaxheri im punon ne mundesine te fitoje pasaporten italiane, por edhe per ate nevojitet kohe. Ndoshta do te luaje per Italine, mirepo vendi im eshte Brazili" - tha Amauri. Perforcimi i ri i Juventusit tashme ushtron dhe punon panderprere. Ai sezonin e kaluar ishte standarde ne skuadren e Palermos ku dhe shenoi 15 gola.

Trezeguet konfirmon: Po largohem nga kombetarja

Ditet e David Trezeguet me bluzen e kombetares franceze kane perfunduar: 30-vjecari, sulmuesi i Juventusit ndahet nga "Blues" pas 66 ndeshjeve dhe 34 golave te realizuar ne 10 vjet karriere, duke lene pas shpatullave sukseset ne Kupen e Boter (France 2008) dhe Evropianin (Belgjike-Holande 2000). Marrja e ketij pozicionimi ndjek rikonfirmimin e Reimond Domenech ne pangiken e "gjeleve", edhe pse beri nje paraqitje katastrofe ne Kampionatin Evropian te para pak diteve ne Austri dhe Zvicer, ku u pa qe Franca te dilte brutalisht pa asnje fitore ne ndeshjet ne grupe. "Evropiani i keq dhe konfirmimi i trajnerit, shpjegon Trezeguet, me shtyjne drejt ketij vendimi te parevokueshem. Shikoj nje futboll ndryshe nga si e shikojne ne France. Evropiani ka qene shume negativ, por ai qe me ka shqetesuar me shume ka qene konfirmimi i trajnerit. Ne kete moment po merren vendime me shume politike sesa futbollistike dhe nuk respektohet opinioni publik, i cili ishte ne favorin tim". Ne optiken e FFF(Federates se Futbollit Francez) figura jo e mire e Domenechut ne Evropian nuk fshin "punen e mire te trajnerit ne dy vitet e fundit. Pastaj rekordi i Domenechut nuk eshte edhe aq i keq", ka konfirmuar presidenti i Federates, Jean-Pierre Escalettes. "Franca eshte kualifikuar per ne Boterorin 2006 dhe per ne Evropianin 2008. Nuk deshiroj qe emocionet te dalin mbi nacionalitetin". Objektivi i Domenech, tashme do te jete te drejtoje blute drejt finales se Kupes se ardhshme te Botes, Afrika e Jugut 2010.

e martë, 8 korrik 2008

Sissoko gati te rinovoje kontraten me Juven

Sipas Gazzetta dello Sport, Mohamed Lamine Sissoko eshte i gatshem te rinovoje kontraten me Juventusin, per shkak fillimit te suksesshem me bardhezinjte nga Torino qe arriten te pozicionohen ne vendin e trete. Sissoko arriti ne radhet e bardhezinje gjysmesezonin e dyte per 11.3 milione euro, por paraqitjet e mira me fanellen e Juves ka bere qe drejtuesit e klubit te bejne gati rinovimin e kontrates. Kontrata me Sissokon skadon ne vitin 2012, mirepo me rinovimin e kontrates do te skadoje ne fund te qershorit te vitit 2013. 23-vjecari Sissoko ka luajtur 15 ndeshje per Juventusin sezonin e kaluar dhe ka shenuar 1 gol. Ai gjithashtu ndihmoi klubin qe te pozicionohet ne vendin e trete te tabeles dhe te gjeje nje vend ne Champions League. Sissoko mbreme ka arritur ne Torino pas kampanjes qe kishte me perfaqesuesen e Malit, mirepo pesoi nje demtim ne muskulin e kembes dhe thuhet se do te mbaje larg fushes rreth 2-3 jave.

Poulsen sot nenshkruan me Juven

Sipas raporteve qe vijne nga Italia dhe Spanja, Juventus sot do te kompletoje transferimin e mesfushorit kontroverse te Sevilles Christian Poulsen, dhe danezi ne mbremje do te behet Bianconero i Ri. Juventus javen e kaluar ka shprehur interes per Poulsen per te vazhduar kampanjen e nje apo dy mesfushoreve te klasit boterore te sjellin ne Torino. Mbreme mediat italiane theksuan se bardhezinjte ne oret e ardhshme do te kompletojne kalimin e 28 vjecarit. Sot ne mengjes spekulohet se eshte arritur marreveshja qe ne mbremje te kompletohet gjithcka ne lidhje me transferimin e lojtarit. Ish lojtari i Schalkes ne Itali njihet si nje lojtare i gerditshem, pasi qe ne vitin 2004 ne Europianin kishte provokuar yllin e Romes, Francesco Tottin, ku italiani u ndeshkua me 3 ndeshje pezullim. Gjithashtu Poulsen ka pasur probleme edhe me milanistet Gennaro Gattuso dhe Carlo Ancelotti si dhe brazilianin Kaka' ne prage te ndeshjes ne Ligen e Kampioneve 1 vit me pas.

Legrottaglie deshiron te qendroje ne Juventus

Nicola Legrottaglie nuk e fsheh deshiren se edhe me tej te qendroje t'i mbroje ngjyrat e Juves. 31-vjecari do te ishte i lumtur ne qofte se mbetet ne gjigantin nga Torino dhe do te luftoje per vend titullar ne formacionin e Juves. " Une do te jem i lumtur ne qofte se qendroje ne Juve dhe jam pjese e kesaj skuadre" - theksoi Legrottaglie per Juventus Channel. "Jam i bindur se ne Europe do te luajme mire. Nuk mund te sqaroj pse, por e ndjej ate". "Ne vetem duhet ta mbajme etjen e njejte per te fituar sikur vitin e kaluar dhe te qendrojme te qete" - perfundoi mbrojtesi i Juventusit.

Amauri: Kur ne ishim mbreter

Perforcimi i ri i Juventusit, italo-braziliani Carvalho de Oliveira Amauri eshte i gatshem te ndihmoje skuadren qe te kthehet aty ku ka qene, kur bardhezinjte ishin mbreterit ne Itali dhe ne Europe. Bianconeret jane ne Itali skuadra me e forte dhe me e suksesshme, kane te fituar 29 Scudetto (ku 2 prej tyre i jane terhequr), si dhe 2 trofe ne Champions League dhe shume trofe tjera. Ne disa vitet e fundit Juventusi nuk eshte dominant per shkak krizes Calciopoli kur Juventusi kaloi ne Serie B ne vitin 2006. Vitin e kaluar jane pozicionuar ne poziten e trete, Zonja e Vjeter po mendojne per kampanjen e re. 28-vjecari ish lojtari i Palermos eshte i ardhur tek Juventusi qe te ktheje klubin ne vitet e meparshme, kur dominonte mbreterizmin. Une shpresoj se se shpejti do tu kthehemi te meparshmes - Amauri flet per Juventus Channel. Palermo ishte skuader e madhe por ketu ne Juventus eshte gjithcka ndryshe nga atje. Juve dijet te kthehet mbret ne Itali dhe ne Europe gjithashtu dhe une jam ketu per te ndihmuar. Juventusi tashme ka filluar kampanjen e saj per sezonin e ardhshem dhe garat pre eliminare te Championsit.

Giovinco: Une mund te behem Zola i Ri

Talenti senzacionist i Juventusit, Sebastian Giovinco beson se ai mund te jete Gianfranco Zola i Ri i futbollit italian. Giovinco emerohet si njeri nder talentet me te mire ne bote, dhe ai ka luajtur nje sezone te shkelqyeshim si i huazuar ne radhet e Empolit sezonin e shkuar, ku ka luajtur 34 ndeshje dhe ka shenuar 6 gola. "Ai vit si i huazur ka qene temer i rendesishem per mua. Une tashme nuk jam nje lotare i ri, por une tashme kam fituar ekserience dhe ndihem i gatshem per ndryshim. Aty nuk kam asnje frike. Fantazisti Giovinco eshte i gjate 1.64 m dhe peshon 59 kg. Ai krahasohet me ish lojtarin e Chelseat, Napolit, Parmes dhe Cagliarit, yllin italian Gianfranco Zola. Une mbaj pozicion te ngjashem dhe une mund te perdor secilin nga pozicionet qe me dhurohen. Claudio Ranieri leshoi Zolan ne Napoli ne vitin 1991. Giovinco do te luaje per kombetaren e Italise deri me 21 vjec ne Olimpiaden verore, dhe ai do te jete njeri nder yjet me te medhenj ne Beijing.

Almiron tek Sampdoria, Cassano tek Juvja

Sergio Bernardo Almiron, argjentinasi i radheve te Juventusit edhe zyrtarisht do te jete lojtare i ri i ekipit nga Genoa, Sampdoria. Lajmin e ben te ditur vete lojtari i cili thekson se eshte arritur marreveshja qe ai te transferohet ne radhet e Sampdorias per nje shifer rreth 6.5 milione euro. Ranieri per kete vendim eshte bazuar tek sulmuesi barez i Sampdorias, Antonio Cassano. Ai pohoi se Almiron do te transferohet ne Sampdoria por Cassano ne vitin 2009 do te veshe fanellen e Juventusit si kembim ndermjet lojtareve. Edhe vete Cassano shprehet i qarte se do te ishte nder i madh per te qe te transferohet tek Zonja e Vjeter, pasi qe ai eshte klubi i tij i dashur qe nga femijeria. Ranieri Cassanon e sheh si nje zevendesim i denje per legjenden e Juves, Alessandro Del Pieron, pasi qe vitin e ardhshem Alex do te mbushe te 35-tat dhe eshte ne rruge drejt largimit nga futbolli aktiv.

Iaquinta mbetet ne Juventus

Administratori i deleguar i Juventusit, Jean-Claude Blanc insiston se Vincenzo Iaquinta nuk eshte ne shitje. Iaquinta nuk fitonte shpesh shanse ne sulmin e Juventusit sezonin e shkuar, shumicen e ndeshjeve i fillonte nga pankina, ndersa rradhe gjendej ne formacionin titullar. Per shkak kesaj gjendje, futbollisti deshironte qe te largohej dhe disa skuadra nga Serie A treguan interes, mirepo prej Juventusit vijne informata se ai nuk eshte ne shitje. "Une mund te them se Iaquinta, Del Piero dhe Trezeguet do te qendrojne me ne edhe sezonin e ardhshem" - theksoi Blanc. "Ne jemi serioze ne qellimin te sjellim ende talente italian, pikerisht per kete shkak ne kemi fitim serioz tek Sebastian Giovinco, Claudio Marchisio dhe Paolo De Ceglie" - perfundoi Blanc.

Burdisso refuzon Juven

Nicolas Burdisso thotë se është thuajse e pamundur për të që t’i bashkohet Juventusit, pasi që ai është duke luajtur për rivalët e hidhur të Inter. “E di se Juventus është i interesuar për mua, mirëpo është vështirë për dikë i cili e ka veshur fanellën e Interit të luajë për Bianconerët”, ka thënë Burdisso për “Tuttosport”. Argjentinasi ka probleme me skuadrën aktuale pasi që ata nuk dëshirojnë ta lejojnë për të luajtur në Lojërat Olimpike me Përfaqësuesen e Argjentinës, ndërsa për shërbimet e tij janë të interesuara edhe skuadra e Fiorentinës dhe Paris Saint Germain. “Nëse skuadra nuk dëshiron që unë të shkoj, atëherë nuk do ta bëj këtë edhe pse do të më thyhet zemra”, ka shpjeguar 27-vjeçari.

e shtunë, 5 korrik 2008

Nedved: "Do te doja te luaje kete sezone me Stankovic ne Juventus"

Ylli i Juventusit, ceku Pavel Nedved nuk pajtohet me faktin cka shkruajne tifozet, qe Dejan Stankovic do te ishte deshtim i madh ne radhet e mesfushes. Ne trajningun e pare te Juventusit ne Pinzolo, rreth 1000 tifoze jane mbledhur te shohin yjet e Juventusit, mirepo nuk jane ndalur duke iu dhene ultimatum drejtuesve te klubit qe te mos e sjellin Stankovicin ne Torino. Perkundrazi, Pavel Nedved nuk mendon ashtu. Ai ne nje interviste dhene per Juventus Channel dha nje mendim: "Dejan eshte lojtare i fuqishem, dhe une do te doja te loaje ne nje skuader me te" - perfundoi ceku Pavel Nedved.