Braziliani mendon se ringritja ndaj Interit duhet të fillojë që sot me sfidën ndaj bardhezinjëve
Po e pret me padurim, sepse është i bindur se ringritja duhet të jetë e shpejtë dhe duhet të kalojë nga përballja direkte me Juventusin. Eshtë Kaka, të cilit me gjithë hovin e tij, i është dashur të tërhiqet në bokse, si një element tepër i rëndësishëm që duhet të ruhet nga dëmtimet e mundshme që fushat e ngrira nga i ftohti mund t’i shkaktojnë atyre që kanë gjymtyrë dhe tendina shumë të çmueshme. Ka punuar për një farë kohe në palestër dhe është shprehur se “nëse do të luaj, do të jetë e vështirë”. Por ndeshja do të zhvillohet sot në mbrëmje dhe para vështrimeve të dëshpruara të tifozëve, Kaka ka pohuar: “Do të bëj gjithçka që është e mundur për të qenë gati”. Por kjo deklaratë nuk ka shërbyer për ta qetësuar Ancelottin, që është i shqetësuar nga ideja për të humbur lojtarin më të rëndësishëm pak orë para supersfidës më delikate të kësaj periudhe. Gjithsesi, në Milanelo optimistët janë të shumtë. Një nga këta është edhe vetë Kaka, i cili dje ka qëndruar në qendrën stërvitore deri vonë, duke punuar me fizioterapistët dhe masazhatorët. Problemet fizike të fantazistit brazilian nuk kanë munguar gjatë karrierës së tij tek kuqezinjtë. Por ai ka ditur t’i shtërngojë dhëmbët atëherë kur i është dashur dhe ka luajtur gjithmonë, edhe pse nuk ka qenë në maksimumin e formës së tij. “Në ndeshjet e fundit jam ndjerë shumë mirë nga pikëpamja fizike. Shpresoj të ndiehem njësoj edhe kundër Juves. Problemi qëndron tek përshtatja në fushë, kur më kërkojnë gjëra që unë nuk mund t’i bëj. Për shembull: më kërkonin të luaja si sulmues i dytë dhe unë nuk isha i zoti. Më pas jam përshtatur dhe do të doja të luaja gjithmonë kështu”,-është shprehur Kaka.
- Kështu si?
- Përpara, afër portës. Sigurisht jo me shpatulla të kthyera nga porta kundërshtare, nëse luaj kështu jam i mbaruar.
- Keni thënë se duhet të përmirësoni mirëkuptimin në fushë me Ronaldinhon?
- Dhe e konfirmoj. Problemet që po kaloj në këtë periudhë, kur më thonin se nuk isha shumë i qartë në lojën time dhe nuk isha vendimtar në zonën e golit, kanë të bëjnë me disa mekanizma të lojës.
- Zemëroheni akoma kur ju cilësojnë si egoist?
- Tashmë e kam kaluar këtë fazë. Nëse godet portën gabon, nëse pason gabon përsëri. Kritikat nuk më shqetësojnë më. Mua më intereson të ndihmoj ekipin, të jem vendimtar në të gjitha mënyrat e mundshme, edhe duke u futur në portë për të pritur një penallti.
- Altafini ju ka dhënë një këshillë: bëj si Platini, nëse luan më afër portës do të marrësh shumë goditje.
- Goditjet merren në çdo zonë të fushës. Më pas do të doja të shprehja një koncept: nuk kam asnjë problem për t’u përshtatur dhe nuk kam asnjë problem me Ronaldinhon. Mua më pëlqejnë sfidat, dhe mirëkuptimi me të në fushën e lojës është një tjetër sfidë që duhet fituar.
- Flamini mund të zëvendësojë Gattuson?
- Janë lojtarë të ndryshëm, por Flamini mund të na ndihmojë shumë, edhe pse akoma duhet të kuptojë disa ndryshime që egzistojnë midis futbollit anglez dhe atij italian.
- Si po e jetoni këtë dhjetor kaq të ndryshëm për ju në krahasim me dhjetorin e shkëlqyer të 2007-ës?
- Me pak nostalgji, por që më jep një motivim të madh. Pak ditë më parë kam kujtuar me shokët e ekipit transfertën e Japonisë. Ka qenë një eksperiencë e shkëlqyer që shpresoj ta përjetoj sa më shpejt të jetë e mundur. Dua të përsëriten shumë muaj të tjerë si dhjetori i 2007-ës.
- Çfarë ka Interi më shumë se Milani?
- Gjashtë pikë.
- Tashmë duket se kundërshtarët futen në fushë të frikësuar.
- Lojtarët e Interit e kanë merituar këtë respekt të madh. Janë të fortë, por mendoj se mund t’i arrijmë.
- Besoni akoma tek titulli kampion?
- Natyrisht, janë vetëm gjashtë pikë.
- Ai që humb midis Juves dhe Milani del jashtë luftës për titull?
- Jo, por të gjendesh nëntë pikë larg Interit nuk do të ishte një situatë e rehatshme.
- Kush do të jetë lojtari vendimtar në Torino?
- Si Milani ashtu edhe Juventusi kanë shumë lojtarë që mund të bëjnë diferencën në çdo moment. Do të jetë një ndeshje e ekuilibruar dhe goditjet e dënimit në përballje të tilla janë shumë të rëndësishme. Për këtë arsye mendoj për Ronaldinhon, Del Pieron, por edhe për Pirlon.
- Ronaldinho ka thënë se e ka idhull Del Pieron. Ju çfarë mendimi keni për Juventinin?
- Eshtë një shembull, si Paolo Maldini. Një lojtar që e ka lidhur karrierën e tij me një skuadër të vetme dhe që është kthyer në simbolin e këtij klubi. Gjtihçka shumë e bukur.
- Jeni kurioz për t’u stërvitur me Beckhamin?
- Kurioz dhe shumë optimist. Do të na ndihmojë për t’ju afruar më shumë titullit në kampionat. Do të sjellë interes dhe vëmendje pozitive ndaj Milanit.
Sot në “Olimpico” të Torinos do të ndeshen dy skuadrat që janë në ndjekje të kryesueses së kampionatit
Formacioni i mundshëm
Milan: Abbiati, Zambrotta, Maldini, Kaladze, Jankulovski, Flamini, Pirlo, Seedorf, Kaka', Ronaldinho, Pato.
Tr.: Ancelotti
Ancelotti: Është një përballje cilësi-grintë
“Dyshimet kanë lidhje me Kakanë. Nuk jemi as optimistë dhe as pesimistë. Do të udhëtojë me ekipin në Torino më pas do të vendosim se çafrë do të bëjmë, pasi të kemi vlerësuar mirë situatën”. Carlo Ancelotti, trajneri i Milanit, nuk është i sigurt nëse, do të ketë në dispozicion brazilianin për superndeshjen e sotshme kundër Juventusit. Ish-Topi i Artë, ashtu siç shprehet tekniku kuqezi, ka disa probleme muskulare. Ndërkohë që, janë në gjendje shumë të mirë Ronaldinho dhe Seedorf. “Nëse do t’i kem të gjithë në dispozicion, - ka thënë Ancelotti -, dikujt do t’i takojë të qëndrojë jashtë formacionit titullar”. Ndërsa, është e sigurt prezenca në mesin e fushës e Mathieu Flaminisë. Mesfushori francez ka detyrën të zëvendësojë të dëmtuarin Gennaro Gattuso, i cili do të mungojë për disa muaj pas dëmtimit në gju. ‘Flamini është një lojtar i ri, duhet akoma të ambientohet. Deri tani është paraqitur mirë, unë mendoj se mund të bëjë akoma më shumë”,- ka thënë trajneri. “Kjo ndeshje është po aq e rëndësishme sa derbi. Juventusi ka qenë gjithmonë ekipi që duhet mundur, ka një grup lojtarësh të rëndësishëm dhe një numër shumë të madh tifozësh. Eshtë shumë kompakt dhe zhvillon një lojë shumë agresive. Del Piero? Do ta kisha marrë disa vite më parë, kur nuk kishte rinovuar kontratën akoma me Juven, është një lojtar shumë i rëndësishëm dhe një udhëheqës”. Tekniku milanist, edhe në rastin e një humbjeje, nuk e konsideron përcaktues një thellim të diferencave me Interin: “Zikaltrit mund të thellojnë avantazhin me njërin prej dy ekipeve, por kjo nuk do të jetë vendimtare për kampionatin. Një fitore, gjithsesi, do të na karikonte shumë”. Më pas trajneri kuqezi flet edhe për Thiago Silvën dhe Gattuson: “Braziliani është shumë i fortë dhe jo më kot është votuar si lojtari më i mirë në Brazil, është një investim i shkëlqyer. Mungesa e Gattusos mund të jetë një sfidë e re për lojtarë të tjerë. Gjithsesi, loja e skuadrës nuk do të ndryshojë”. Ancelotti, më pas, është kthyer tek deklaratat e presidentit kuqezi, Silvio Berlusconi, duke u shprehur se është dakord (jo plotësisht). Fakti që, nuk arrijmë të administrojmë siç duhet fundin e një ndeshjeje, është një problem që “ka ndodhur në disa raste. Në Lecce, për shembull, i kemi dhuruar shumë herë topin kundërshtarit”,- ka përfunduar trajneri i Milanit.
Formacioni i mundshëm
Juventus
Juventus: Manninger, Grygera, Mellberg, Chiellini, Molinaro, Marchionni, Sissoko, Marchisio, Nedved, Amauri, Del Piero. Tr.: Ranieri
Ranieri: Humbja do të ishte një dramë
Për të zgjidhur “dyshimin-Kaka”, i cili nuk dihet nëse do të jetë i pranishëm për supersfidën ndaj Juventusit, mendon tekniku bardhezi, Claudio Ranieri: “Di që ka disa probleme muskulare, por një lojtar si ai, para se të mungojë në një ndeshje si kjo… Me pak fjalë nuk do të befasohesha po ta shikoja në tunelin që të çon drejt fushës”. Mbi Ronaldinhon: “Eshtë i aftë për magji të jashtëzakonshme, që ndriçojnë natën. Na takon ne detyra ta shuajmë. Kampionati? Ka akoma kohë për të rekuperuar”. Tekniku roman kundër kuqezinjve do të duhet të bëjë pa një nga lojtarët e tij më të mirë, Camoranesin: “Nuk është rekuperuar dot, ndjen akoma dhimbje kur godet topin, - ka shpjeguar trajneri. - Kemi shpresuar shumë, por nëse nuk është shëruar deri tani nuk mund t’i forcojmë gjërat”. Por Ranieri mund të mbështetet tek Salihamidzic: “Do të jetë në stol. Ka punuar shumë mirë në stërvitje”. Gjithashtu, edhe mbi Zanettin: “Ka rekuperuar mjaft mirë pas ndeshjes kundër Bate Borisovit. Fakti që ka hequr fashon nga këmba pas disa minutash ka qenë një mesazh i qartë. Fashimi e shqetësonte dhe nuk kishte më nevojë për këtë masë mbrojtëse. Kur e kam parë jam qetësuar akoma më shumë”. Ranieri e konsideron përballjen ndaj Milanit të rëndësishme, por jo vendimtare për fatin e kampionatit: “Të arrinim një rezultat pozitiv kundër Milanit do të ishte shumë e rëndësishme për ne, do të na lejonte të shkëputeshim tri pikë nga kuqezinjtë dhe të ruanim distancat me Interin. Nëse do të ishim vetëm ne ekipi anti-Inter do të ishte një problem, do të ishte më mirë që të ishin edhe skuadra të tjera. Kështu edhe kampionati do të ishte më interesant”. Gjithsesi, për trajnerin, thellimi i disavantazhit në këtë moment, nuk do të ndikonte në luftën për titull: “Sigurisht që do të kemi mundësi për të rekuperuar. E bukura e futbollit është se nuk fiton gjithmonë ekipi më i fortë”,- ka thënë Ranieri.
Në supersfidën e sotshme do të ketë shumë përballje që mund të përcaktojnë fatin e takimit
Duelet përcaktuese mes “Zonjës” e “Djallit”
Të gjitha ndeshjet kanë trajnerë dhe lojtarë që japin një kontribut të madh në rezultatin final. Në disa raste nga zhvillimi i një lojë spektakolare e në raste të tjera nga gabimi në zgjedhjet takitke. Në këtë kontekst nuk bën përjashtim as përballja që do të zhvillohet sot në mbrëmje midis dy ekipeve më të mëdha të Italisë. Më poshtë po ju japim disa nga përballjet kryesore që mund të ndikojnë në rezultatin e kësaj supersfide.
Ranieri vs. Ançelotti - Kjo ndeshje do të vendosë përballë njëri-tjerit dy ish-trajnerë të Parmës. Gjithsesi, tani për Ranierin dhe Ancelottin janë në lojë objektiva më të rëndësishme në krahahasim me periudhën kur drejtonin verdheblutë. Nuk është një sekret që, objektivi kryesor i Milanit në këtë sezon është kampionati, dhe nëse ata do të shkojnë 9 pikë mbrapa Interit, pas kësaj ndeshjeje, do të ishte një goditje e rëndë për kuqezinjtë. Ndërkohë, mbi Ranierin ka akoma dyshime se ai nuk është i zoti të arrijë suksese si trajner i një klubi të madh siç është Juventusi. Ish-trajneri i Chelseat do të jetë i vendosur të vërtetojë se këto dyshime janë të gabuara, dhe një fitore ndaj Milanit, që ndodhet në të njëjtën kuotë pikësh me Juventusin (30), mund t’i eliminojë një herë e përgjithmonë të gjitha pikëpyetjet që egzistojnë ndaj tij.
Momo Sissoko vs. Kaka - Sissoko nuk është një lojtar spektakolar, por forca dhe rëndësia e tij në mesfushën e Juves nuk vihen në dyshim. Gjithsesi, atij do t’i duhet të vrapojë shumë, nëse do të bllokojë ish-fituesin e Topit të Artë, Kaka. Ndoshta mund të mos jetë detyra e tij direkte të markojë brazilianin, por nëse Sissoko arrin të pastrojë mesfushën dhe të fitojë pjesën më të madhe të përballjeve, atëherë Kakaja mund të mos arrijtë të tragojë të gjitha cilësitë e tij.
Del Piero vs Maldini - Dy legjenda të futbollit italian që kanë një respekt të padiskutuar për njëri-tjetrin, ashtu siç kanë konfirmuar deklaratat e fundit të Maldinit, i cili ka thënë për juventinin se “është një kampion i vërtetë”. Dy kapitenët do të kërkojnë të shfrytëzojnë eksperincën e tyre për të bllokuar njëri-tjetrin në fushën e lojës, dhe ndoshta ky mund të jetë dhe dueli përcaktues i kësaj ndeshjeje.
Nedved vs. Zambrotta - Çeku i palodhur do të përballet me një nga ish-shokët e tij tek Juventusi. Por asnjëri nga të dy nuk ka shpejtësinë që kanë treguar në të kaluarën, gjithsesi, ata janë dy nga lojtarët më të mirë në Europë në pozicionet respektive. Do të jetë interesante të shohim se cili nga këta dy lojtarë do të përfundojë mbrapa.
Lojtarët e tjerë - Juventusi ka mbrojtësin e fuqishëm Chiellini, i cili po kthehet në një nga mbrojtësit më të mirë në Europë. Nuk duhet harruar as golashënuesi më i mirë i bardhezinjve, Amauri, i cili do t’i hapë shumë probleme mbrojtjes kuqezi. Ronaldinho dhe Pirlo pritet të rekuperohen në kohë për ndeshjen. Të dy këta lojtarë kanë aftësinë dhe fantazinë për të krijuar shumë mundësi për ekipin e tyre.
Kuqezinjtë
Riaftësohen Seedorfi dhe Ambrosini
Kaka do të luajë. Në fakt, braziliani ka marrë pjesë rregullisht në seancën e fundit stërvitore dhe duhet të jetë tiullar. Gjithashtu, edhe Seedorf ka rekuperuar dhe, bashkë me Ambrosinin dhe Pirlon, është në dispoziocion të Ancelottit. Flamini, siç ka deklaruar edhe vetë trajneri kuqezi, e ka të sigurt vendin në mesfushë. Në këtë pikë është Ambrosini ai që rrezikon më shumë. Ndërkohë tek Juventusi, Sissoko ka marrë një ftohje të lehtë, por do të jetë në fushë. Ranieri ka vendosur të mos thërrasë Camoranesin dhe në stol do të rikthehet Salihamidzic.
Bardhezinjtë
Mauro Camoranesi, mungesa “e luksit”
Camoranesi nuk ka arritur të rekuperojë nga dëmtimi në shpatull, për ndeshjen e sotshme kundër Milanit. Konfirmimi ka ardhur nga Claudio Ranieri, i cili e ka lënë jashtë ekipit për sfidën me kuqezinjtë: “Nuk ka arritur të rekuperojë, - ka thënë trajneri bardhezi. - Ndjen akoma dhimbje kur godet topin. Nuk është gati”. Ndërkohë që stadiumi Olimpico do të jetë përplot me rastin e supersfidës, që do të zhvillohet sot në mbrëmje në Torino, midis Juventusit dhe Milanit. Këtë e ka bërë të ditur saiti zyrtar i bardhezinjve.
‘Kush humbet nuk del jashte luftes per titull’. Keshtu e mendon Claudio Ranieri ne prag te ndeshjes se madhe te kampionatit ndaj Milanit. Sipas trajnerit te bardhezinjve nje humbje e mundshme do ta detyroje skuadren e tij te beje gjera te jashtezakonshme qe t’i qendroje nga pas Interit. Ne kampin e Milanit lojtari kryesor eshte ne dyshim, eshte Kakaja, edhe pse Ranieri mendon se do te luaje. “Kampionet e medhenj, - tha ai, - bejne gjithcka per te luajtur ne ndeshje te tilla. Mendoj se do ta shohim ne fushe.” Ndersa Camoranesi do te vazhdoje te mungoje.
Nuk ka kaluar ende shqetesimi per Kakane ne kampin e Milanit. Ancelotti shpjegoi: ‘Nuk ka as optimizem dhe as pesimizem, ai do te niset bashke me grupin per ne Torino dhe me pas te shohim.” Kakaja ka nje probleme ne kembe. “Mund te mos stervitet edhe sot, - shpjegoi trajneri, - por ai do te niset per ne Torino.” Trajneri i kquezinjve e perjeton sfiden me Juven: “me shume kenaqesi: ndjen gjithnje te njejtat emocione perpara nje ndeshjeje kaq te rendesishme, sic ndodh perpara nje derbi.” Nderkohe, Ambrosini, Seedorf dhe Ronaldinho qe kishin disa probleme te lehta fizike, e kane marre plotesisht veten.
Mesfushori i Juventusit, Mauro Camoranesi, nuk do të luajë në derbin e të dielës kundër Milanit, pasi emri i tij nuk figuron në listën e lojtarëve të zgjedhur nga Ranieri. Edhe pse argjentinasi me pasaportë italiane ka dhënë maksimumin e tij për të qenë i pranishëm në këtë ndeshje shumë të rëndësishme, nuk ka arritur të rikuperohet për të luajtur në Stadio Olimpico të Torinos në njërën nga përballjet më të mëdha të futbollit botëror. “Camoranesi nuk ia ka arritur. Ai ende ndjen dhimbje dhe nuk është gati”, ka konfirmuar për “Sky Sport Italia”, trajneri i bardhezinjve, Claudio Ranieri.
Lista e plotë e lojtarëve të zgjedhur për ndeshjen kundër Rossonerëve: Chiellini, Mellberg, Zanetti, Salihamidzic, Amauri, Iaquinta, Del Piero, Nedved, Chimenti, Manninger, Marchisio, Giovinco, Grygera, Sissoko, Ekdal, Molinaro, De Ceglie, Marchionni, Ariaudo, Pinsoglio.
Agjenti i portierit të Juventusit, Ganluigi Buffon, ka hedhur poshtë pohimet e gazetës angleze "Daily Mail", sipas të cilës drejtuesit e Manchester Cityt i kanë ofruar Buffonit 250 mijë euro në javë, shifër kjo e cila do të bind portierin për të braktisur "Zonjën e Vjetër" . Megjithatë agjenti Silvano Martina ka pohuar se nuk ka asgjë në lidhje me transferimin e Buffonit tek City. "Nuk ekziston asnjë marrëveshje ndërmjet Cityt dhe Buffonit. Nuk ekziston asgjë në këtë relacion", ka pohuar Martina. "Ajo që është shkruar në 'Daily Mail' nuk është e vërtet dhe ata më shumë kanë lënduar vetën në këtë rast. Manchester City asnjëherë nuk e ka kontaktuar Buffonin. Ajo që është shkruar nga kjo gazetë është më e rëndë se gënjeshtra. Ky është turp dhe ata duhet ta gjykojnë vetën. Nuk kam biseduar me askënd rreth Buffonit dhe as Juventusi nuk ka marrë ofertë për shitjen e tij. Buffoni është i kënaqur te Juventusi dhe ka kontratë me këtë klub", ka pohuar Martina.
199 TAKIME
69 FITORE
69 BARAZIME
61 HUMBJE
278 GOLA TE SHENUAR
267 GOLA TE PESUAR
28.04.1901 Serie A Juventus-Milan 2-3
22.03.1903 Serie A Milan-Juventus 0-2
13.03.1904 Serie A Milan-Juventus 1-1
20.03.1904 Serie A Milan-Juventus 0-3
11.03.1906 Serie A Juventus-Milan 2-1
22.04.1906 Serie A Milan-Juventus 1-0
29.04.1906 Serie A Juventus-Milan 0-0
06.05.1906 Serie A Milan-Juventus 2-0
09.01.1910 Serie A Juventus-Milan 5-3
23.01.1910 Serie A Milan-Juventus 0-1
29.01.1911 Serie A Juventus-Milan 0-2
23.04.1911 Serie A Milan-Juventus 3-0
29.10.1911 Serie A Juventus-Milan 0-4
14.01.1912 Serie A Milan-Juventus 8-1
01.11.1913 Serie A Milan-Juventus 3-1
25.01.1914 Serie A Juventus-Milan 2-1
16.10.1921 Serie A Milan-Juventus 1-3
09.04.1922 Serie A Juventus-Milan 0-0
07.01.1923 Serie A Juventus-Milan 2-2
22.04.1923 Serie A Milan-Juventus 0-0
26.10.1924 Serie A Juventus-Milan 5-3
22.02.1925 Serie A Milan-Juventus 0-0
25.10.1925 Serie A Juventus-Milan 6-0
28.03.1926 Serie A Milan-Juventus 1-2
15.05.1927 Serie A Milan-Juventus 0-2
10.07.1927 Serie A Juventus-Milan 8-2
11.03.1928 Serie A Juventus-Milan 0-1
24.06.1928 Serie A Milan-Juventus 3-1
08.12.1929 Serie A Juventus-Milan 3-1
04.05.1930 Serie A Milan-Juventus 1-1
05.10.1930 Serie A Milan-Juventus 0-3
15.02.1931 Serie A Juventus-Milan 3-3
11.10.1931 Serie A Juventus-Milan 2-0
28.02.1932 Serie A Milan-Juventus 0-0
22.01.1933 Serie A Milan-Juventus 1-1
11.06.1933 Serie A Juventus-Milan 3-0
10.12.1933 Serie A Milan-Juventus 3-1
22.04.1934 Serie A Juventus-Milan 4-0
20.01.1935 Serie A Juventus-Milan 1-0
19.05.1935 Serie A Milan-Juventus 3-0
22.12.1935 Serie A Juventus-Milan 3-1
19.04.1936 Serie A Milan-Juventus 2-1
27.12.1936 Serie A Milan-Juventus 3-4
02.05.1937 Serie A Juventus-Milan 2-0
09.01.1938 Serie A Juventus-Milan 2-0
24.04.1938 Serie A Milan-Juventus 1-1
01.01.1939 Serie A Juventus-Milan 2-2
23.04.1939 Serie A Milan-Juventus 0-0
05.11.1939 Serie A Juventus-Milan 2-2
17.03.1940 Serie A Milan-Juventus 1-2
12.01.1941 Serie A Milan-Juventus 2-2
27.04.1941 Serie A Juventus-Milan 1-2
16.11.1941 Serie A Juventus-Milan 3-2
08.03.1942 Serie A Milan-Juventus 1-1
21.06.1942 Kupa Italia Milan-Juventus 1-1
28.06.1942 Kupa Italia Juventus-Milan 4-1
04.10.1942 Serie A Juventus-Milan 1-1
17.01.1943 Serie A Milan-Juventus 2-0
21.10.1945 Serie A Milan-Juventus 1-1
30.01.1946 Serie A Juventus-Milan 2-2
26.05.1946 Serie A Milan-Juventus 1-1
14.07.1946 Serie A Juventus-Milan 3-1
06.10.1946 Serie A Milan-Juventus 3-3
02.03.1947 Serie A Juventus-Milan 1-2
07.12.1947 Serie A Milan-Juventus 5-0
06.05.1948 Serie A Juventus-Milan 2-1
28.11.1948 Serie A Milan-Juventus 1-1
10.04.1949 Serie A Juventus-Milan 1-1
02.10.1949 Serie A Milan-Juventus 0-1
05.02.1950 Serie A Juventus-Milan 1-7
22.10.1950 Serie A Juventus-Milan 1-1
04.03.1951 Serie A Milan-Juventus 2-0
16.12.1951 Serie A Milan-Juventus 1-1
04.05.1952 Serie A Juventus-Milan 3-1
07.12.1952 Serie A Juventus-Milan 0-3
12.04.1953 Serie A Milan-Juventus 1-2
20.12.1953 Serie A Milan-Juventus 1-0
02.05.1954 Serie A Juventus-Milan 1-0
02.01.1955 Serie A Juventus-Milan 3-4
15.05.1955 Serie A Milan-Juventus 3-1
26.12.1955 Serie A Milan-Juventus 3-1
06.05.1956 Serie A Juventus-Milan 0-0
25.11.1956 Serie A Juventus-Milan 0-1
31.03.1957 Serie A Milan-Juventus 4-1
20.10.1957 Serie A Milan-Juventus 1-1
09.03.1958 Serie A Juventus-Milan 1-0
16.11.1958 Serie A Juventus-Milan 4-5
29.03.1959 Serie A Milan-Juventus 1-1
10.01.1960 Serie A Milan-Juventus 0-2
15.05.1960 Serie A Juventus-Milan 3-1
06.11.1960 Serie A Juventus-Milan 3-4
12.03.1961 Serie A Milan-Juventus 3-1
12.11.1961 Serie A Milan-Juventus 5-1
11.03.1962 Serie A Juventus-Milan 2-4
18.11.1962 Serie A Juventus-Milan 1-0
31.03.1963 Serie A Milan-Juventus 0-0
24.11.1963 Serie A Milan-Juventus 2-2
05.04.1964 Serie A Juventus-Milan 1-2
13.12.1964 Serie A Juventus-Milan 2-2
25.04.1965 Serie A Milan-Juventus 1-0
19.12.1965 Serie A Milan-Juventus 2-1
24.04.1966 Serie A Juventus-Milan 3-0
24.12.1966 Serie A Juventus-Milan 1-1
30.04.1967 Serie A Milan-Juventus 3-1
07.06.1967 Kupa Italia Juventus-Milan 1-2
29.10.1967 Serie A Milan-Juventus 0-0
24.02.1968 Serie A Juventus-Milan 1-2
08.12.1968 Serie A Juventus-Milan 0-1
13.04.1969 Serie A Milan-Juventus 1-0
07.12.1969 Serie A Milan-Juventus 0-2
29.03.1970 Serie A Juventus-Milan 3-0
25.10.1970 Serie A Juventus-Milan 0-2
28.02.1971 Serie A Milan-Juventus 1-1
31.10.1971 Serie A Milan-Juventus 1-4
20.02.1972 Serie A Juventus-Milan 1-1
11.06.1972 Kupa Italia Juventus-Milan 0-1
01.07.1972 Kupa Italia Milan-Juventus 3-2
22.10.1972 Serie A Juventus-Milan 2-2
18.02.1973 Serie A Milan-Juventus 2-2
01.07.1973 Kupa Italia Milan-Juventus 1-1
25.11.1973 Serie A Milan-Juventus 2-2
17.03.1974 Serie A Juventus-Milan 2-0
13.10.1974 Serie A Juventus-Milan 2-1
09.02.1975 Serie A Milan-Juventus 0-2
12.06.1975 Kupa Italia Milan-Juventus 1-0
22.06.1975 Kupa Italia Juventus-Milan 2-1
16.11.1975 Serie A Milan-Juventus 0-1
14.03.1976 Serie A Juventus-Milan 1-1
07.11.1976 Serie A Milan-Juventus 2-3
13.03.1977 Serie A Juventus-Milan 2-1
25.09.1977 Serie A Juventus-Milan 1-1
12.02.1978 Serie A Milan-Juventus 0-0
17.05.1978 Kupa Italia Juventus-Milan 0-3
04.06.1978 Kupa Italia Milan-Juventus 4-2
05.11.1978 Serie A Juventus-Milan 1-0
11.03.1979 Serie A Milan-Juventus 0-0
07.10.1979 Serie A Milan-Juventus 2-1
03.02.1980 Serie A Juventus-Milan 2-1
04.10.1981 Serie A Milan-Juventus 0-1
14.02.1982 Serie A Juventus-Milan 3-2
01.09.1982 Kupa Italia Juventus-Milan 2-1
09.10.1983 Serie A Juventus-Milan 2-1
19.02.1984 Serie A Milan-Juventus 0-3
07.10.1984 Serie A Juventus-Milan 1-1
17.02.1985 Serie A Milan-Juventus 3-2
12.06.1985 Kupa Italia Milan-Juventus 0-0
19.06.1985 Kupa Italia Juventus-Milan 0-1
15.12.1985 Serie A Milan-Juventus 0-0
20.04.1986 Serie A Juventus-Milan 1-0
05.10.1986 Serie A Juventus-Milan 0-0
22.02.1987 Serie A Milan-Juventus 1-1
10.01.1988 Serie A Juventus-Milan 0-1
08.05.1988 Serie A Milan-Juventus 0-0
30.10.1988 Serie A Juventus-Milan 0-0
12.03.1989 Serie A Milan-Juventus 4-0
05.11.1989 Serie A Milan-Juventus 3-2
28.02.1990 Kupa Italia Juventus-Milan 0-0
11.03.1990 Serie A Juventus-Milan 3-0
25.04.1990 Kupa Italia Milan-Juventus 0-1
30.12.1990 Serie A Milan-Juventus 2-0
05.05.1991 Serie A Juventus-Milan 0-3
15.09.1991 Serie A Juventus-Milan 1-1
09.02.1992 Serie A Milan-Juventus 1-1
31.03.1992 Kupa Italia Milan-Juventus 0-0
14.04.1992 Kupa Italia Juventus-Milan 1-0
29.11.1992 Serie A Juventus-Milan 0-1
17.04.1993 Serie A Milan-Juventus 1-3
24.10.1993 Serie A Milan-Juventus 1-1
06.03.1994 Serie A Juventus-Milan 0-1
30.10.1994 Serie A Juventus-Milan 1-0
01.04.1995 Serie A Milan-Juventus 0-2
15.10.1995 Serie A Milan-Juventus 2-1
25.02.1996 Serie A Juventus-Milan 1-1
17.11.1996 Serie A Juventus-Milan 0-0
06.04.1997 Serie A Milan-Juventus 1-6
30.11.1997 Serie A Milan-Juventus 1-1
28.03.1998 Serie A Juventus-Milan 4-1
06.01.1999 Serie A Milan-Juventus 1-1
09.05.1999 Serie A Juventus-Milan 0-2
21.11.1999 Serie A Juventus-Milan 3-1
24.03.2000 Serie A Milan-Juventus 2-0
21.10.2000 Serie A Milan-Juventus 2-2
25.02.2001 Serie A Juventus-Milan 3-0
09.12.2001 Serie A Milan-Juventus 1-1
23.01.2002 Kupa Italia Milan-Juventus 1-2
06.02.2002 Kupa Italia Juventus-Milan 1-1
14.04.2002 Serie A Juventus-Milan 1-0
10.11.2002 Serie A Juventus-Milan 2-1
22.03.2003 Serie A Milan-Juventus 2-1
28.05.2003 Champions League Juventus-Milan 0-0
03.08.2003 Super Kupa Italia Juventus-Milan 1-1
01.11.2003 Serie A Milan-Juventus 1-1
14.03.2004 Serie A Juventus-Milan 1-3
18.12.2004 Serie A Juventus-Milan 0-0
08.05.2005 Serie A Milan-Juventus 0-1
29.10.2005 Serie A Milan-Juventus 3-1
12.03.2006 Serie A Juventus-Milan 0-0
01.12.2007 Serie A Milan-Juventus 0-0
12.04.2008 Serie A Juventus-Milan 3-2
14.12.2008 Serie A Juventus-Milan ?-?
--.--.2009 Serie A Milan-Juventus ?-?
Sissoko nuk u stervit sot pasi po kalon nje gjendje te lehte gripale, por ndaj Milanit ai do te jete rregullisht ne fushe. Ne kampin e Juves gjendja e mesfushorit malez nuk eshte shqetesuese dhe neser pritet qe ai t’i kthehet stervitjes me shoket. Per te dielen, i vetmi dyshim i Ranierit ka te beje me krahun e djathte, ku Marchionni eshte ne avantazh ndaj Camoranesi-t. Ne mbrojtje, ne vend te te pezulluarit Legrottaglie do te luaje Mellberg. Per sa i takon te tjerave, do te jete formacioni tipik.
Rafa do të qëndrojë deri në sezonin 2012-13 në drejtimin e klubit të “Anfield”, pasi rinovoi për 4 milion stërlina në vit Trajneri i Liverpoolit, Rafael Benitez, arriti një marrëveshje për rinovimin e kontratës me pronarët amerikanë të klubit, Tom Hiks e Georg Gillet, mediat britanike raportuan mbrëmë. Sipas të përditshmes “The Times”, marrëveshja do të përfundojë në fundin e sezonit 2012-2013 dhe kontrata e tij aktuale do të përmirësohet me rreth 500 000 stërlina në vit, nga 3,5 në 4 milion stërlina. Një rinovim i tillë do ta lërë Benitezin përsëri në vendin e trajnerit të katërt më të paguar në Premier League, pas Scolarit të Chelseat dhe Wenger e Fergusonit, të cilët paguhen 4,5 milion secili. Lajmi, pa dyshim që do të mirëpritet prej shumicës së tifozëve të kuq, të shqetësuar për situatën në klub, pas spekulimeve të fundit për largimin e mundshëm të Benitezit, si rrjedhojë e mosarritjes së një mirëkuptimi me pronarët e klubit për rinovimin e kontratës. Liverpooli renditet aktualisht në vendin e parë të renditjes dhe u kualifikua në fazën e dytë të Champions League si fitues i Grupit D. Megjithatë, zgjatja e bisedimeve tregoi se marrëdhënia e trajnerit me pronarët e klubit nuk është aq e mirë sa duket dhe e gjithë kjo situatë riktheu në mendje kohën kur spekulohej për caktimin e Jirgen Klinsmanit në krye të skuadrës. Sipas mediave angleze, pronarët e Liverpoolit vendosën të reagonin me shpejtësi, pas spekulimeve në rritje për lindjen e interesit të Juventusit për ish trajnerin e Valencias. Në katër vjet e gjysmë në drejtimin e Liverpoolit, Benitezi ka fituar një Champions League dhe një Kupë të Anglisë, ndërsa pozicioni i tij më i mirë në kampionat është vendi i tretë.
Trajneri bardhezi pret i qetë shortin e Championsit dhe komenton sfidën e së dielës: Nuk është përcaktuese
Objektivi i arritur me sforcon minimale, një drithërimë vetëm në fundin e takimit, nga rasti për gol i Blizniuk, nga ana tjetër e peshores një shtyllë nga Marchionni, një penallti e humbur nga Giovinco dhe një rast i pastër për Del Pieron, që është pritur nga portieri bjellorus. Pra, është arritur objektivi i parë, që do të thotë evitim i ekipeve të forta, si Bayerni i Mynihut, Manchester United, Barcelona dhe Liverpooli. Por, gjithsesi, janë disa skuadra të rrezikshme në short, që mund ta pengojnë rrugën e bardhezinjve, midis të cilave ndodhet Arsenali, Lyoni, Chelsea, Atletico i Madridit, Sprotingu i Lisbonës, Villareali. Endrra jonë është finalja në Romë, por, për momentin, ka rëndësi skuadra që do të dalë nga shorti. E pranoj atë që do të na japë fati, nuk kam preferenca; e rëndësishme është të jemi gati për ditën e sfidës. Më e forta? Duhet të jetë Chelsea,” - shprehet Ranieri. Ndërsa mbi ndeshjen: “Ishte e rëndësishme të dilnim të parët në grup. Jemi munduar të mos pësonim gol dhe të shënonim”. Juventusi ka kryesuar grupin, ndërsa Interi jo. “Kjo nuk do të thotë asgjë. Interi e konsideron objektivin kryesor Championsin, ka ndryshuar trajner për këtë arsye, ka shumë kampionë në përbërje dhe në shkurt do të jetë një nga ekipet që duhen mundur.”
STAFETA - Një stërvitje në mesjavë, për t’ia hequr ndryshkun Zanettit, debutues pas ndalesës, për të rinjtë Giovinco dhe De Ceglie, për një kohë të gjatë të lënë në stol, si dhe për debutimin ndërkombëtar të Espositos dhe Castiglias. “Kishim programuar stafetën Amauri-Del Piero; doja ta lija për 90 minuta Giovincon në lojë. Nuk ka qëndruar në fushë për të shfryrë inatin për penalltinë e humbur, por sepse kështu kam zgjedhur unë.”
RANIERI DHE MILANI - Juventus-Milan nuk do të jetë një përballje përcaktuese. Ky është mendimi i teknikut bardhezi. “Eshtë një ndeshje e madhe midis dy skuadrave që i kanë dhënë shumë futbollit italian në botë, - ka thënë Ranieri. - Eshtë shumë e rëndësishme, por nuk është akoma përcaktuese. Jam i bindur se deri në fund të kampionatit do të jenë shumë skuadra në lojë. Kur ndodhen kaq shumë lojtarë të mëdhenj në fushë, spektakli është i garantuar. Ronaldinho, Del Piero… mund të të dhurojnë diçka të veçantë, të papërsëritshme, - ka vazhduar trajneri. - Unë jam me fat, pasi jam në stol, në radhën e parë, dhe nuk paguaj biletë.” Në fund vijnë komplimentet për kolegun Ancelotti: “Carlo ka marrë eksperiencën e nevojshme, më pas është kthyer në shtëpi dhe ka fituar gjithçka. Më pëlqen qetësia dhe qartësia e tij. Më pëlqen shumë edhe si njeri,” - ka deklaruar Ranieri.
Ekipi i Manchester Cityt mund të nënshkruajë me portierin e Juventusit, Gigi Buffon, nëse zotohet se do ta paguajnë italianin me një shumë prej 250 mijë funtesh në javë, shkruan Daily Mail. Ndjekja e Cityt për 30-vjeçarin italian ka stagnuar për shkak të lëndimit të tij gjatë muajit të kaluar. Por, Buffon së shpejti do të rikthehet në fushë dhe kjo do të jetë vendimtare nëse City do të dërgojë ofertë ose jo. Buffon parashihet se do të transferohej për 20 milionë euro, ndërsa City do të harxhonte edhe 13 milionë euro në vit për pagën e lojtarit, i cili aktualisht merr 90 mijë në javë. Menaxheri Mark Hughes thuhet se i ka dhënë dritë të gjelbër transferimit, sa i takon formës së Buffon, por megjithatë ai ka besim edhe në numrin 1 të tashëm, Joe Hart, andaj është duke kërkuar edhe durim nga agjentët.
Sulmuesi brazilian Ronaldinho thotë se nuk është i shqetësuar për përballjen me Zonjën e Vjetër në Stadio Olimpico të Torinos të dielën mbrëma. “Jam shumë i përqendruar, por jo i shqetësuar. Unë gjithmonë mendoj pozitivisht dhe nuk shoh arsye pse duhet t’i frikësohem Juves ose ndonjë skuadre tjetër”. “Ata janë të gjithë lojtarë të mirë, mirëpo Sissoko ka diçka më shumë se bashkëlojtarët e tij. Ai është shumë i fuqishëm në mesfushë, por njëkohësisht mund t’i ndihmojë edhe sulmit”, ka thënë për “Corriere dello Sport” ish-lojtari më i mirë në botë.
Superylli i Milanit, Leite Kaka, sipas të gjitha gjasave do të mungojë në ndeshjen derbi kundër Juventusit, pasi që sot nuk është paraqitur në stërvitje. “Sky Sport Italia” njofton se Kaka është stërvitur ndaras nga skuadra, brenda në palestër, dhe ai është në dyshim për takimin e të dielës ndërmjet dy gjigantëve të futbollit italian. Mungesa e tij do të ishte një goditje e madhe për skuadrën e Ancelottit, pasi dihet se ata do të luajnë në mungesë të mesfushorit Gennaro Gattuso. Duke ditur që Kaka është në dyshim për të dielën, Carlo Ancelotti ka provuar një treshe sulmuese me Clarence Seedorf, Ronaldinho dhe Alexandre Pato.
Të dielën ngjitet në "skenë" klasikja italiane mes rivalëve të vjetër
Një nga përballjet klasike të futbollit italian do të ngjitet në "skenë" të dielën në mbrëmje. Ndeshja e parë mes rivalëve të vjetër, Juventusit e Milanit, daton më 28 prill 1901, dhe që atëherë ka dhuruar emocione të jashtëzakonshme, pasion e spektakël. Kjo ndeshje do të vërë përballë dy skuadrat me më shumë suksese në botën e futbollit. Milani është klubi që numëron më shumë trofe ndërkombëtare, ndërsa Juventusi skuadra që ka radhitur në vitrinën e saj më shumë tituj të kampionatit italian. Një tjetër fakt interesant, që demonstron unikalitetin e kësaj ndeshjeje është edhe një finale gjitha italiane e Champions League, Juventus-Milan, më 28 maj 2003, në Manchester. Gjigantët e Milanit fituan atëherë falë gjuajtjeve të 11-metërshave. Por ka edhe një element tjetër, që i lidh këto dy klube të famshme. Bëhet fjalë për Carlo Ancelottin, i cili gjatë karrierës ka mundur të drejtojë të dyja ekipet. Trajneri aktual i Milanit ka qenë nëntë herë protagonist në këtë sfidë si drejtues i të dyja skuadrave. Si trajner i Juventusit, Ancelotti ka mundur të koleksionojë dy fitore dhe një humbje ndaj kuqezinjve. Por pas kalimit të tij në drejtimin e Milanit, ai ka regjistruar tri humbje, dy barazime dhe një fitore. Është interesant fakti që në nëntë ndeshje të luajtura në periudhën 1999 deri në 2004-ën, Milani ka fituar vetëm dy prej tyre, por për rastësi në të dyja rastet ka arritur të fitojë titullin kampion. Një fitore e mundshme e njërës prej dy skuadrave në ndeshjen e kësaj jave do të jetë një sinjal i mirë, pasi do të nxirrte në pah se cila do të jetë rivalja e vërtetë i Interit në luftën për titull. Megjithatë janë trajnerët ata që kërkojnë të qetësojnë situatën e prag supersfidës, të cilën e konsiderojnë si jo decizive. Por Claudio Ranieri pret spektakël. Të dielën në mbrëmje, të gjithë do t‘i kenë sytë atje, mbi të gjitha ai, që do të jetë në radhë të parë... "Prania e kaq shumë lojtarëve të mëdhenj në fushë garanton spektakël, thotë trajneri bardhezi. Ronaldinho, Del Piero... mund të të dhurojnë diçka të papërsëritshme. Ndjehem me fat sepse jam në radhë të parë dhe nuk paguaj biletë". Ndërsa për Carlo Ancelottin e Milanit, "kjo është një sfidë mes dy skuadrave më të akreditura, por që vijnë nga një periudhë e vështirë. Sa i përket Interit, skuadra nuk ka kaluar asnjë moment të vështirë dhe do të më vinte mirë nëse edhe ata do të kalonin një periudhë të tillë".
Sulmuesi “brazilian” i Juventusit, Amauri, nuk ndjen aspak keqardhje që nuk është pjesë e kolonisë braziliane tek Milani. Bomberi bardhezi në një intervistë për Corriere della Sera deklaron se e ndien veten mjaft mirë tek “Zonja e Vjetër”. “Juventusi është një ekip madhështor, dhe këtu po shënoj majën e karrierës sime, -thotë Amauri. Është e vërtetë që Milani është një parajsë për brazilianët, por unë kam ardhur shumë herët këtu dhe e ndiej veten italian”.Lojtari në intervistën e të përditshmes italiane përmend edhe të ardhmen e tij në një përfaqësuese, pasi ka akoma mundësinë të zgjedhë mes Italisë dhe Brazilit. Sulmuesi është duke pritur realisht për një thirrje nga ana e teknikut axurr, Marcello Lippi.“Gruaja ime shpreson që unë të luaj me përfaqësuesen axurre, dhe kjo pëfaqësuese mund të jetë e ardhmja ime”, shton sulmuesi juventin.
Supersfida e kësaj fundjave, Juventus-Milan, po bëhet gjithnjë e më e ndezur me deklaratat e futbollistëve dhe drejtuesve të të dyja klubeve. Së fundmi, publikisht shprehet edhe futbollisti boshnjako-gjerman i Juventusit, Hasan Salihamidzic. Lojtari e konsideron sfidën si një finale të vogël. Mesfushori juventin risjell në kujtesë ndeshjen e para 9 muajve, kur skuadra bardhezi fitonte 3-2, dhe Salihamidzic ishte autor i dy golave. “Për mua ajo ndeshje ishte me të vërtetë e rëndësishme, jo vetëm për skuadrën e Juventusit, por edhe për eleminimin që na bëri Milani një vit më përpara gjatë kohës që unë luaja me Bayernin e Mynihut, -thotë ai. Ishte një lumturi e papërshkrueshme. Dy golat e mi ishin vendimtarë për të kthyer në favorin tonë rezultatin”.Më tej lojtari me origjinë boshnjake flet edhe rreth superyjeve të Milanit. “Milani është një skuadër edhe më e fortë me ardhjen e një lojtari si Ronaldinho, -thotë Salihamidzic. Ata janë duke bërë paraqitje të mira. Edhe ne gjithashtu jemi në një moment tepër të mirë, dhe mendoj që kjo do të jetë një finale e vogël. Fitorja është shumë e rëndësishme për ne, pasi jemi në vendin e dytë dhe na duhet të ndjekim skuadrën e Interit”.
Trajneri bardhezi, Claudio Ranieri, ditë më parë deklaronte se në merkaton e janarit ai pret 11 përforcime, ku që të gjitha këta vijnë nga infermieria e Juventusit. Padyshim që të kuptosh se sa shumë lojtarë të rëndësishëm mungojnë gjatë kësaj periudhe, duket paradoksale kur nga ana tjetër, rritet optimizmi për suksesin final. Të padisponuarit për sfidën me Milanin: Andrade, Buffon, Knezevic, Poulsen, Salihamidzic, Tiago, Trezeguet, Zebina, Legrottaglie (i skualifikuar për një ndeshje). Nga ana tjetër, mungesat kuqezi janë po aq të rëndësishme, por krahasuar me lojtarët, që aktualisht formojnë skuadrën e Ancelottit dhe krahasuar atë me Juventusin, sigurisht që trajneri i Milanit nuk do të donte të ishte në pozitën e Ranierit. Të padisponuarit ndaj Juventusit: Borriello, Nesta, Seedorf, Gattuso, Bonera (sezon i përfunduar).
Pas kualifikimit për në 1/8 e finaleve të Ligës së Kampioneve, Juventusi do të ngjitet sërish në sfidat e kampionatit, ku menjëherë, të dielën do të impenjohet seriozisht në ndeshjen ndaj Milanit. Nëse trajneri Claudio Ranieri nuk beson se kjo sfidë është vendimtare për titullin, administratori i deleguar i bardhezinjve, Jean-Claude Blanc, kundërshton trajnerin e tij: “Do të jetë padyshim një ndeshje shumë e rëndësishme, pasi ajo skuadër që humbet do të zgjerojë në nëntë pikë diferencën e saj nga Interi, sepse zikaltrit do të jenë të impenjuar në “San Siro” në një ndeshje kundër Chievos, e cila me shumë mundësi do të fitohet lehtësisht nga djemtë e Jose Mourinhos. Ndërmjet nesh dhe Milanit ekziston një respekt i madh dhe me bindjen se kjo sfidë do të dhurojë një spektakël madhështor, duam t’u tregojmë të gjithë sportdashësve në bote se, futbolli modern ekziston vetëm në Itali”.
Paolo Maldini, në prag të supersfidës ndaj Juventnuit në Torino, ka folur për kapitenin e bardhezinjve Aleks Del Piero dhe për vështirësitë që ka hasur skuadra e tij deri tani në kampionat: “Del Piero është një lojtar shumë i fortë, i cili i meriton të gjitha titujt e marra me Juventusin. Kam pasur mundësi ta shikoj edhe gjatë verës, ai stërvitet seriozisht edhe kur skuadra nuk është në grumbullim. Besoj se ky është sekreti i rezultateve të mira që po shfaq Alessandro gjatë këtij sezoni”. Ndërsa mbi skuadrën e tij, kapiteni kuqezi thekson: “Jemi një skuadër më shumë teknike se sa fizike. Ndodh që ky faktor të na penalizojë disi, por gjatë këtyre viteve kemi ditur që “defektet” tona t’i shndërrojmë në karakteristika pozitive. Juve-Milan? Sido që do përfundojë, asnjëra nuk do largohet nga lufta për titull”.
Trajneri i Milanit, Carlo Ancelotti, gjatë një interviste për “Sky Sport”, tregon se takimi Juve-Milan është një sfidë e rëndësishme, por nëse kuqezinjtë humbin, atyre nuk do i priten shpresat për të fituar kampionatin: “Nuk besoj se po të humbim do ta braktisim përfundimisht betejën për titullin, por nga ana tjetër një fitore kundër bardhezinjve do shërbente për të rritur moralin e skuadrës. I njëjti diskutim vlen edhe për Juventusin, nëse do të fitojë kundër nesh, vështirë se mund të ndalet më në kampionat”. Duke i hedhur një sy ish skuadrës së tij, Juventusit, Anvelotti nuk e fsheh admirimin e madh që ka për dy lojtarë të formacionit bardhezi: “Një mbrojtës si Chiellini do dëshiroja ta kisha në skuadër. Për momentin është mbrojtësi më i mirë në Itali”. Pas lavdërimeve ndaj Chiellinit, trajneri i Milanit fton Aleks Del Pieron që një ditë t’i bashkëngjitet skuadrës kuqezi: “Nëse do vinte te Milani, do t’i jepja fanellën numër 10 të Seedorfit, ndoshta kështu i vjen dëshira për të përfunduar karrierën e tij me ne. Një lojtar serioz si ai, çdo trajner do ishte i lumtur ta kishte në skuadër”, ka thënë buzagaz Ancelotti, i cili mendon që një fitore ndaj torinezëve do të ishte dhurata e tij e Krishtlindjes për presidentin e kuqezinjve, Silvio Berlusconi: “Gjëja që do më shumë presidenti ynë janë fitoret dhe ndeshjet e bukura. Do më pëlqente që gjatë këtyre tri takimeve që kanë mbetur, të shikonte Milanin që ëndërron, pra një skuadër fitimtare dhe që luan bukur në fushë”. Në përfundim, trajneri i Milanit flet për gjendjen e skuadrës së tij: “Lajme të mira më vijnë nga Pirlo, i cili është stërvitur rregullisht dhe të dielën do jetë në fushë. Ronaldinho po ashtu është stërvitur mirë gjatë javës, të njëjtën gjë ka bërë edhe Emerson. Përsa i përket Seedorfit dhe Ambrosinit, shpresojmë t’i rikuperojmë deri të dielën. Përsa i përket italianit jemi optimistë se do t’ia dalë, ndërsa Seedorf rrezikon të mos grumbullohet”, ka përfunduar Carlo Ancelotti.
Të mërkurën ka përfunduar faza e grupeve në Ligën e Kampioneve. Gjashtëmbëdhjetë janë skuadrat e kualifikuara, ndër të cilat tri janë italiane: Interi, Juventusi dhe Roma. Është eliminuar Fiorentina, por duke fituar në Bukuresht kundër Steauas, ajo ka fituar të drejtën për të vazhduar aventurën e saj evropiane në Kupën UEFA. Në 19 dhjetor në Nion të Zvicrës është programuar të hidhet shorti, i cili do të vendosë çiftet e një të tetave të Ligës së Kampionëve. Në këtë fazë të këtij kompeticioni nuk do të kenë mundësi të përballen skuadrat e të njëjtit vend dhe skuadrat, të cilat gjatë fazës së parë kanë qenë pjesë e të njëjtit grup. Ndeshjet e para të turit të dytë të Ligës së Kampioneve do të zhvillohen në datat 24 dhe 25 shkurt. Ndeshjet e para në shtëpi do t’i luajnë skuadrat që janë renditur të dytat në grupet e tyre. Ndërkohë, që ndeshjet e kthimit do të luhen në datat 10 dhe 11 mars.
Rivalët e mundshëm të Juventusit: CHELSEA, SPORTING LISBON, ATL. MADRID, VILLAREAL, LYON, ARSENAL
Mesfushori i lënduar i Milanit, Gennaro Gattuso, thotë se ai do të udhëtojë në Torino për ta mbështetur skuadrën e tij për ta mposhtur Zonjën e Vjetër. “Do ta përcjell ndeshjen sepse dëshiroj të jem pranë bashkëlojtarëve të mi dhe t’i mbështes ata”. “Ata që më njohin e dinë se unë e them atë që mendoj. Do të jetë një ndeshje e vështirë kundër Juventusit, sepse ata janë një skuadër që nuk dorëzohen kurrë dhe ne duhet t’i vëmë në pozitë të vështirë me mënyrën tonë të lojës”. “Sido që të jetë, mendoj se duhet të qëndrojmë në gatishmëri gjatë gjithë ndeshjes”, ka thënë italiani për Milan Channel.
Trajneri i Milanit, Carlo Ancelotti beson se skuadra e tij mund te bejne befasi ne ndeshjen me Juventusin dhe t'i marrin tre pike nga udhetimi ne Torino. "Kjo eshte ndeshje e cila na jep shume guxim sepse nuk e kemi rolin e favoritit, dhe duam te jemi befasi". - tha Ancelotti. Trajneri i Rossonereve gjithashtu ka mendime te larta per mbrojtesin Chiellini per te cilin thote se eshte me i miri ne Serie A ne pozicionin e tij dhe deshiron ta kete ne radhet e tij. "Chiellini eshte lojtari i Juves te cilin do ta doja ne skuadren time. Ne momentin ai eshte mbrojtesi me i mir ne Itali". "Ranieri? Ai eshte shkelqyeshem i pregatitur teknikisht, dhe ka shume pervoje. Nga pikeveshtrimi taktike, ata luajne shume te organizuar, mbrojtja eshte pjesa me e forte dhe nepermjet kompaktivitetit mundohen te arrijne rezultate te mira". Gjithashtu Ancelotti i jep elozhe kapitenit bardhezi Alessandro Del Pieros, per te cilin thote se enderron ta kete ne dispozicion per kuqezinjte. "Del Piero eshte shpirti i skuadres dhe nese ne te ardhmen do te vjen ne Milan, numri dhjete eshte i tij" - perfundoi trajneri kuqezi.
Mediat angleze dhe ato italiane lajmerojne se Juventusi eshte seriozisht i interesuar per Florent Malouda dhe William Gallas. Drejtori sportiv i Juventusit, Alessio Secco para dy ditesh ishte ne Londer te ndjeke ndeshjen ndermjet Chelseat dhe Cluj. Tuttosport shkruan se Secco ka qene prezent ne ndeshjen qe u luajt ne Stemford Bridge, per te ndjekur francezin, Florent Malouda. Mediat italiane lajmerojne se Secco ne Londer eshte takuar edhe me agjentin e mbrojtesit te Arsenalit, William Gallas. Juventus beson se gjate afatit kalimtar te janarit, do te mundet te sjelle Gallasin ne skuader per nje shume te hollash diku rreth 7 milione sterlinash. Gallas ka humbur shiritin e kapitenit ne Arsenal dhe lehte mund te ndodhe ai te largohet nga Emirate. Spekulohet se qendrimin ne Londer, Secco do ta shfrytezoje edhe per dy lojtare tjere. Behet fjale per dy mbrojtesit e skuadres se Chelseat, Wayne Bridge dhe serbi Branislav Ivanovic.
Futbollisti çek i Juventusit, Zdenek Grygera ka folur me optimizëm në prag të derbit me Milanin, që zhvillohet të dielën në Torino. "Nuk ia kemi frikën Milanit. Natyrisht se është një skuadër e mirë, pasi ka një sulm të rrezikshëm, sepse aty janë Kaka, Ronaldinho dhe Pato, por mendoj se ne tash jemi një skuadër e fortë dhe mund t'i mposhtim. Ne jemi në të njëjtin nivel me Interin dhe Milanin. Kemi besim se mund ta fitojmë titullin e kampionit”, ka pohuar Grygera.
Juve-Milan, do te jete sfida qe do te tregoje se kush eshte skuadra e vertete anti-Inter. “Ne qe tani jemi kandidatet per ta ndjekur kryesuesen, - tha Paolo Maldini. - Eshte nje ndeshje teper e rendesishme.” Kapiteni i kuqezinjve eshte gati te perballet me Alex Del Pieron, simbolin e bardhezinjve. “Del Piero eshte nje djale teper i zoti, i cili ka dhunti te jashtezakonshme. Kam mundur te shoh se me sa kujdes stervitet edhe ne vere kur eshte me pushime: ky eshte sekreti per te qene jetgjate ne kete sport, se bashku me pasionin per te.”
Sipas shtypit britanik, Juventusi dhe Milani ndodhen ne gjurmet e Williams Gallas, mbrojtesit francez te Arsenalit. Sipas Daily Mail, bardhezinjte ndodhen ne avantazh ndaj Milanit pasi mund te mbeshteten te marredheniet e shkelqyera mes lojtarit, qe nuk shkon me mire me Wenger, dhe Claudio Ranerit, i cili e kishte kerkuar ne Angli kur drejtonte Chelsean. Interesimi i Juves konfirmohet edhe nga takimi i Alessio Seccos me disa drejtues te Topcinjve.
Trajneri i Juventusti, Claudio Ranieri, nuk dëshiron që skuadra të cilën e ka drejtuar dikur, Chelsea, të vihet përballë skuadrës së tij aktuale në 1/8 e finales. Edhe pse Juventus ka siguruar pozitën e parë në Grupin H, kjo nuk do të thotë se mund të përballet me kundërshtarë të lehtë, pasi dy skuadrat angleze, Arsenal dhe Chelsea, mund të takohen me Zonjën e Vjetër. “Mendoj se skuadra më e fuqishme me të cilën mund të përballemi është Chelsea. Mirëpo nëse duhet të luajmë kundër tyre, atëherë duhet t’i eliminojmë”. “Gjithçka varet nga momenti se në çfarë forme do të jemi. Nëse jemi në formë të mirë dhe kundërshtari ynë nuk mund të krijojë raste, atëherë nuk ka rëndësi se çfarë emrash luajnë në skuadër”, ka thënë Ranieri për “Sky Italia”.
Trajneri i Italisë, Marcello Lippi, ka thënë se ai do të mendojë për përfshirjen e sulmuesit të Juventusit, Carvalho Amauri, në Kupën e Konfederatave që do të mbahet vitin e ardhshëm. Diskutimi nëse Aamuri duhet të luajë për Përfaqësuesen e Italisë po vazhdon qe disa vite, ndërsa Lippi ka thënë se gjithçka varet nga procesi ‘i natyralizimit’. “Gjithçka varet nga procesi i marrjes së pasaportës italiane. Kur të përfundojë ky proces atëherë do të filloj të mendoj nëse Amauri do të luajë për Kombëtaren”, ka thënë ish-trajneri i Juventusit.
Sebastian Giovinco pavarësisht se mbrëmë humbi penaltinë në ndeshjen e Ligës së Kampionëve ndaj ekipit bjellorus BATE Borisov, është zotuar se sërish do të gjuajë penalti. Ylli i Juventusit ishte fillestar dhe plot vetëbesim pasi shënoi në ndeshjen e vikendit kundër Lecces, por ai huqi penaltinë në pjesën e dytë të ndeshjes së mbrëmshme. “Është turp, por nëse më vjen rasti sërish do ta marr penaltinë. Ne të gjithë stërvitemi dhe pastaj vendosim në gjuajtësin e penaltisë. Gjuajtësit e zakonshëm ishin jashtë, andaj më takoi mua”, ka thënë Giovinco.
Gjate ndeshjes se gjiros se gjashte Liges se Kampioneve ne grupin H, Juvja u ndesh me ekipin bjellorus, Bate Borisov me te cilen edhe u permbyll faza e grupeve. Juves ne kete ndeshje i mjaftonte vetem nje barazim per te konfirmuar vendin e pare ne grup. Ranieri ne kete ndeshje ka pushuar disa lojtare kyc te formacionit baze, dhe ne vend te tyre ka inkuadruar lojtare te rinj. Gjate gjithe ndeshjes, Juvja ishte ajo e cila bente presion drejt portes te portierit Veremko, mirepo as shtylla e Marchionnit si dhe as penalltia e te talentuarit Giovinco, nuk mjaftuan qe rezultati te zhbllokohet. Ndeshja perfundoi me rezultatin 0-0, rezultat ky qe i mjaftoi Zonjes per te qene triumfuesi i "Grupit te vdekjes". Duhet theksuar se Cristiano Zanetti i eshte rikthyer fushave, dhe gjate ndeshjes me Bate Borisovin ka qene i aktivizuar gjate gjithe 90 minutave. Pas nje pushimi gjyse vjetesh, ai u rikthye ne loje dhe padyshim ka qene njeri nder lojtaret me te mire te ndeshjes.
Te dhena rreth ndeshjes: JUVENTUS-BATE BORISOV 0-0
JUVENTUS: Manninger; Grygera, Mellberg, Legrottaglie, Molinaro; Marchionni, Zanetti, Nedved (91’ Castiglia), De Ceglie; Giovinco (87’ Esposito), Amauri (56’ Del Piero). Ne dispozicione: Chimenti, Chiellini, Ariaudo, Marchisio. Trajner Ranieri.
BATE BORISOV: Veremko; Likhtarovic (56’ Volodko), Sosnovski, Bliznyuk, Kryvets (89’ Ermakovich); Khagush, Sivakov, Rodionov, Stasevich (61’ Nekhaychik), Kazantsev, Yurevich. Ne dispozicione: Gutor, Skavysh, Pecha, Viskushenko. Trajner Goncharenko.
ARBITER KRYESOR: Capitanis (Qipro).
TE NDESHKUAR ME KARTON TE VERDHE: 47’ Sosnovski, 48’ Amauri, 54’ Veremko, 62’ Khagush.
Ne minuten e 53 Sebastian Giovinco nuk realizon nje 11-te metersh.
Video rreth ndeshjes Juventust - Bate Borisov 0-0
Bastian Schweinsteiger dhe Bayern Munchen i japin fund telenoveles se rinovimit, duke zgjatur bashkepunimin edhe per 3 vjet te tjere. Mesfushori biond dhe skuadra bavareze kane arritur ne nje marreveshje te perbashket per ta shtyre me tej kontraten qe skadonte ne qershorin e vitit 2009. Lajmin e ben te ditur agjencia “Sid”, sipas se ciles, Juventus dhe Real Madrid kane hequr dore nga tentativat per te marre 24 vjecarin e kombetares gjermane. Sipas disa zerave, ajo qe ka ndikuar ne marrjen e vendimit qe Schweinsteiger te mos largohet nga Gjermania, eshte e fejuara e tij Sarah Brandner, e cila ka influence te madhe ne jeten e tij. Gjate diteve te shkuara u perfol nje afrim i mundshem i lojtarit me Juventusin, madje edhe presidenti Rumennigge tha se rinovimi do te ishte i veshtire, por tashme gjithcka eshte hipotekuar deri ne 2012-en.
Trajneri i skuadrës bjelloruse BATE Borisov, Victor Goncharenko, gjatë konferencës për shtyp para ndeshjes së sotme kundër Juventusit ka thënë se skuadra e tij dëshiron të lë përshtypje të mirë kundër gjigantëve italianë. Zonja e Vjetër takohet të mërkurën mbrëma në Stadio Olimpico të Torinos kundër BATE Borisov, ndërsa i nevojitet vetëm një barazim për të përfunduar në vendin e parë të Grupit H, pasi që tashmë e ka të siguruar pjesëmarrjen në fazën ‘knockout’ të Ligës së Kampionëve. “Dëshirojmë të lëmë një përshtypje të mirë dhe ta përfundojmë punën tonë në Evropë me një ndeshje të mirë”. “Kundër Realit dhe Zenitit kemi luajtur me një nivel të lartë dhe kemi mundur të nxjerrim diçka më shumë nga ato takime. Kundër Juventusit jemi të gatshëm ta japim maksimumin”, ka përfunduar Goncharenko.
“Juventus-Milan eshte gjithnje ndeshja me e rendesishme ne Itali, sepse perballen dy skuadrat qe kane fituar me shume ne arenen kombetare dhe nderkombetare.” I ketij mendimi eshte Andriy Shevchenko, i cili e kishte qe sot mendjen te sfida e se dieles ne Torino: “Si ne ashtu edhe ata kemi 6 pike me pak se Interi, keshtu qe ta vazhdojme luften per titull duhet te fitojme.” Pas veshtiresive te fillimit ukrainasi duket se e ka marre veten: “Po arrij formen me te mire, shpresoj te jap kontributin tim ndaj bardhezinjve.”
Këshilltari i transfereve Luciano Moggi ka kritikuar politikën transferuese të Milanit duke thënë se Ronaldinho është transferi më i keq i vitit. I pyetur se cilat blerje i konsideron si më të këqijat e sezonit, Moggi është përgjigjur: “Blerjet e tilla si ajo e Ronaldinhos”. “Jo për faktin se ai nuk vlen aq para, por ai luan një ritëm të butë loje, edhe pse e di se mund të bëjë çmos me këmbët e tija”. “Mirëpo në Itali gjërat janë ndryshe, në një moment të caktuar mund të ndryshojë ritmi i lojës, ndërsa Ronaldinho mbetet i njëjti. Në atë moment ai shndërrohet në spektator, dhe të vetmin ndryshim që mund ta bëjë është me anë të gjuajtjeve të lira”. “Mendoj se e ka të vështirë të luajë me Kakanë në sulm. Me një fjalë mendoj se Milani ka gabuar që e ka blerë Ronaldinhon. Ata është dashur ta blejnë një mbrojtës”, ka thënë njeriu përgjegjës për skandalin Calciopoli.
Kapiteni i Juventusit, Alessandro Del Piero, është rikuperuar për të qenë i gatshëm në ndeshjen e të mërkurës mbrëma, të cilën skuadra e tij e zhvillon në Torino kundër BATE Borisov. Ikona e Juventusit e ka mposhtur sërish moshën e tij për t’u rikuperuar shpejtë nga lëndimi me qëllim që të jetë në dispozicion të skuadrës e cila identifikohet me emrin e tij. ‘Djaloshi i Artë’ mungoi në ndeshjen e vikendit që shkoi kundër Lecces, pasi e kishte lënduar muskulin, dhe ekzistonte frika se do të mungonte edhe kundër BATE-s në mesjave, si edhe në derbin e fundjavës kundër Milanit. Mirëpo ‘hajmalia’ e Juves është i gatshëm të luajë që nesër dhe është përfshirë në listën e Ranierit për takimin që do të zhvillohet të mërkurën në Stadio Olimpico të Torinos. Nuk dihet nëse Del Piero do të inkuadrohet kundër BATE-s, pasi që Juve tashmë e ka siguruar kualifikimin e mëtutjeshëm dhe ndoshta Ranieri nuk do të rrezikojë me sulmuesin kryesor, por është i sigurt inkuadrimi i tij kundër Milanit në fundjavë.
Edhe Ranieri ka probleme me skuadrën. Rikthehet Del Piero, ka optimizëm për CamoranesinDo të mungojnë, si gjithnjë, Buffon, Trezeguet, Tiago, Andrade, Zebina, Knezevic, Salihamidzic e Poulsen. Për Cristiano Zanettin do të ketë vend vetëm në stol dhe Legrottaglie do ta shohë ndeshjen nga tribuna, për një karton të verdhë të tepërt, por Juventusi, që do të përballet me Milanin, në ndeshjen më të rëndësishme të javës së 16-të, mund të buzëqeshë. Ranieri, në krahasim me sfidën me Leccen në “Via del Mare”, do të riketë të gatshëm, si Del Pieron ashtu edhe Iaquintën. Lajme të mira edhe për Camoranesin; rikthimi i tij është gjithnjë e më i mundur. “Jam i shqetësuar për mesfushën time. Janë thuajse të gjithë të dëmtuar dhe Gattuso është i pezulluar. Për momentin, kam vetëm Flamininë. Ti ndoshta i riaftëson të gjithë në kohë për t’i aktivizuar kundër nesh. Kështu, Carlo Ancelotti, i lidhur direkt në televizion me Claudio Ranierin, në fund të ndeshjes Milan-Catania, bën shaka (por deri në një farë pike) me kolegun bardhezi. “Do të doja, por nuk dua, - iu përgjigj Ranieri. - Do të doja të kisha Del Pieron dhe të shoh ç’mund të bëj me Camoranesin, por për pjesën tjetër nuk ia dal dot.” “Pjesa tjetër” është, para së gjithash Cristiano Zanetti, që vështirë se do të luajë që nga fillimi, pasi nuk luajti asnjë minutë në Lecce. Ka optimizëm ndërkohë, sa i takon gjendjes së Camoranesit, që nuk është riaftësuar akoma nga dëmtimi në shpatull, që e pësoi gjatë ndeshjes Juve-Reggina, por që gjithsesi është stërvitur gjatë javës. Pra, me përjashtim të ndonjë surprize, me Milanin do të jetë austriaku Manninger në portë, Grygera, Mellberg, Chiellini e Molinaro në mbrojtje, Camoranesi (ose Marchionni), Sissoko, Marchisio e Nedved në mesfushë, Del Piero e Amauri në sulm. Po Giovinco? Me rikthimin e kapitenit, duhet të kthehet në stol i gatshëm që të hyjë gjatë ndeshjes. Ndoshta do ta vendosë atë. Djaloshi 21-vjeçar është i motivuar, pas golit të parë bardhezi dhe paraqitjes së mirë ndaj Lecces, si dhe shpreson të gjejë hapësirën e duhur për të dhënë edhe ai ndihmën e tij.
Mediat italiane kanë përcjellë lajmin se trajneri i Juventusit, Claudio Ranieri është pengesa kryesore e realizimit të transferimit të brazilianit Diego. Mesfushori i Werder Bremenit tashmë një kohë të gjatë lidhet me një kalim në ekipin italian, dhe spekulohet se kjo mund të ndodhë me lehtësi në afatin kalimtar të janarit.Drejtuesit e Juventusit punojnë me ngulm për të realizuar transferimin, ndërsa edhe tifozët e biankonerëve dëshirojnë angazhim të brazilianit. Por sipas mediave italiane pengesë për këtë mund të jetë trajneri Claudio Ranieri.“Me Diegon në përbërje duhet të mendoj ndryshim të lojës dhe do të duhet të luaj pa futbollistë anësorë”, citohet të ketë thënë Ranieri për Tuttosport.Sipas kësaj gazete, në formacionin 4-4-2, të cilin për momentin e preferon Ranieri, me dy anësorë dhe dy mesfushorë defansiv, Diego është i panevojshëm.
Menaxheri i Liverpoolit, Rafa Benitez, mund të bëjë një lëvizje befasuese duke marrë nën drejtim ekipin e Juventusit. Pavarësisht fjalëve se ai kishte kërkuar një rritje të dukshme të pagës së fundi, menaxheri i Liverpoolit raportohet se është duke menduar një largim nga klubi. Sipas News of the World, arsyeja prapa vendimit të tij të mos e nënshkruajë vazhdimin e kontratës vjen si rezultat i interesimit të treguar nga ekipi italian. Si rezultat, duket se strategu spanjoll është një prej kandidatëve të mundshëm për të pasuar Claudio Ranierin tek Juventusi, dhe nëse thashethemet dalin të vërteta, ai pritet të fitojë një shumë të madhe të parave atje. Edhe me Real Madridin që raportohet se kërkon menaxherin spanjoll, bianconerët duhet të jenë të gatshëm të bëjnë ofertë që në momentin ku ai të deklarojë largimin nga stoli i Liverpoolit.
Goditje standarde mbi barrierën, goli i parë kujton Aleksin. Braziliani: Do t’i bëj një dhuratë!
Amauri përpiqet t’i thotë diçka. Vrapimi i shpejtë dhe topi në shtyllën e parë, Benusi që më pas e shtyn edhe më shumë në rrjetë. Pastaj, festa te tifozët, dora që rreh mbi zemër dhe dërgon puthje, por larg fushe, sepse “ai gjest më sjell fat”. Marchisio e përkëdhel si një fëmijë dhe i ulërin “Të pata thënë!”. Ëndrra që shndërrohet në ankth dhe pastaj shndërrohet përfundimisht në përrallë. Duartrokitje kur ngjitet në autobus, sepse urina për analizat antidoping, pikërisht nuk i vinte në ato momente emocionuese. Sebastian Giovinco kthehet në shtëpi me një “album fotosh”, pas golit të parë me Juventusin.
GIOVINCO E GIACOMAZZI - Golin e parë me Juven, Seba e ka shënuar për një faull të Giacomazzit. Vitin e shkuar luanin të dy tek Empoli dhe që në fund të pjesës së parë i këmbyen fanellat si miq. Pastaj, në pjesën e dytë, shkaktoi faull ndaj “Milingonës atomike”, duke e lejuar të realizojë atë që Cobolli Gigli e cilësoi si “një kryevepër të vogël”. Shokët e vjetër prandaj duhen.
GIOVINCO E AMAURI - Ndërsa barriera sistemohej, Amauri i afrohet pranë. “Ndeshja nuk po zhbllokohej, kështu i thashë se, nëse do të shënonte, do t’i bëja një dhuratë. E meriton: ka shumë dëshirë “ta çajë” botën.” Por kur Cacia barazoi, bota ishte gati duke i rënë sipër Giovincos; me të si titullar, Juvja s’kishte fituar asnjëherë më parë, po shndërrohej në ankth. Por tri minuta para “zgjimit” Amauri i dhuron një buzëqeshje: meriton një duartrokitje edhe braziliani. “Jo, mua më mjafton kënaqësia që morën tri pikët, - shpjegon Amauri. - Seba ka një të ardhme të madhe dhe do të na japë shumë kënaqësi. Do t’ia blej menjëherë dhuratën.” Miqtë për këtë duhen.
GIOVINCO E DEL PIERO - “Një gol, si i Del Pieros!” E përcaktuan të gjithë, përveç presidentit: “Jo, një gol, si i Giovincos!”. Nëse kapiteni nuk do të qëndronte në Torino dhe nëse Iaquinta nuk do të pësonte një dëmtim në stërvitjen e fundit, ndoshta Seba nuk do të kishte luajtur. Megjithatë, goditja standarde ishte si ajo e Aleksit, trajektorja e njëjtë, specialiteti i tij. “Në Serinë B, kur Aleksi ekzekutonte goditje të tilla, unë i qëndroja pas për t’i studiuar se si i bënte, - tregon Giovinco. - Edhe në stërvitje mësoj shumë nga ai. Jam i kënaqur që luaj me kampionë si Del Piero.” Mjeshtrat për këtë duhen.GIOVINCO DHE MILANI - Sulmuesi shtatshkurtër bardhezi mendon tani për ndeshjet e ardhshme: “Luaj pak, por jam gjithnjë gati kur ma kërkojnë. Dua të vazhdoj të shënoj”. Të dielën vjen Milani në Torino dhe Giovinco paralajmëron: “Nuk mund të gabojmë. Ajo me kuqezinjtë është takim direkt”. Sfida të tilla prandaj shërbejnë.
GIOVINCO E RANIERI - Administratori i deleguar Blanc thotë: “Giovinco është lojtar i madh, ka ditur ta presë rastin e tij; kështu rritet dhe bëhet kampion”. “Të vjen keq ta mbash në stol këtë djalosh, - rrëfen Ranieri, - dhe ai e di. Por duhet ta dijë se për të luajtur te Juvja duhet t’ua marrë vendin kampionëve të botës dhe “Topave të Artë”. Prandaj duhet të shfrytëzojë çdo “frymëmarrje” që i jepet. Këtë herë e bëri, por tani mund të thuhet se është kthyer sërish nën ujë…” Për diçka shërbejnë edhe trajnerët…
Trajneri i Shakhtar Doenetsk, Mircea Lucescu ka deklaruar interesin e Juventusit per Razvan Rat. Ai ka thene se ka degjuar shume per ate, por nuk ka folur me drejtuesit e Juventusit. "I kam thene Ratit te jete i qete se per momentin nuk planifikohet asgje. Mendoj se eshte gati per ligen italiane dhe ka shume pervoje. Lazio ka bere nje oferte te rendesishme poashtu edhe skuadrat angleze edhe gjermane kane shprehur interes per te. Rat ka kontrate te gjate me Shakhtarin dhe eshte prej atyre lojtareve qe rende gjenden ne Evrope.
Sulmuesi i ri i Juventusit, Sebastian Giovinco, beson se do te behet lojtare i klasit boterore dhe per ate meson prej kapitenit te tij, Alessandro Del Piero. "Te gjithe qe duan te jene lojtare me klase boterore duhet ta ndjekin shembullin e tij. Dje luajtem nje ndeshje te bukur dhe te gjithe jemi te lumtur me fitoren (2-1) edhe pse luajtem pa disa lojtare te lenduar. Une madje edhe arrita te shenoje dhe te kontriboje per fitoren e skuadres sime" - theksoi Giovinco. Zonja e Vjeter me hap fitues u kthye nga udhetimi ne Lecce dhe tashme ne merkuren ne Torino, do te prese duelin me Bate Borisovin ne Ligen e Kampioneve.
Mediat angleze lajmerojne se Claudio Ranieri eshte i gatshem te angazhoje lojtarin e Arsenalit, William Gallas. Menaxheri i Juventusit ka sjellur mbrojtesin ne Stemford Bridge ne vitin 2001 me vlere transferimi prej 6.2 milione sterlina. Sipas mediave britanike, trajneri italian serish deshiron ta ripertrije bashkepunimin me francezin dhe ta sjelle Gallasin ne Juventus. Wenger javen e kaluar ia mori shiritin e kapitenit Gallasit per shkak te sulmeve te tij publike te lojtareve nepermjet mediave, dhe shumica besojne se ditet e mbrojtesit ne Emirate jane te numeruara. Gallas ne Arsenal erdhi ne vitin 2006, ndersa spekulimet per largimin e tij jane me te zhurmshme dhe perkunder asaj qe Wenger insiston qe mbrojtesi qendror nuk do te largohet nga klubi ne nje te ardhme te afert. Ranieri deshiron te perforcoje skuadren e tij ne lufte per Scudetton dhe trofeun e Liges se Kampioneve, dhe beson se Gallas eshte zgjedhje e duhur. Por Zonja e Vjeter assesi nuk do ta kete te lehte detyren ne qofte se Wenger vendos ta shese lojtarin, sepse nje numer i madh i skuadrave gjigante e deshirojne Gallasin, mes te cileve eshte edhe rivali i tyre nga Serie A, Milani.
Giovinco mbreme shenoi golin e tij te pare ne fanellen e Juventusit, lojtari eshte i lumtur per ate dhe pret dite tjera me te mira per te. Sebastian Giovinco shenoi golin e pare ne ndeshjen me Leccen te cilen Juvja e fitoi me golin e Amaurit ne castet e fundit. "E dinim se do te jete fushe e rende per te luajtur, disa lojtare na mungonin, por ishte e domosdoshme te fitojme" - theksoi Giovinco per Sky Italia. "E realizuam ate, une me ne fund shenova gol dhe jam shume i lumtur per kete". Giovinco ka vetem fjale levderuese per kapitenin e tij, Alessandro Del Piero. "Per fat te mire ne e kemi Del Pieron prej te cilit mund te mesohet shume". "Une jam krenar qe mund te luaje perkrah nje lojtari te madh dhe dua t'i falenderoj shoket e skuadres, trajnerin dhe klubin per perkrahjen te cilen ma japin". "A kam tash moral me te larte? Kuptohet, shume eshte lehte kur do te shenoni gol" - mbaroi Giovinco.
Ranieri eshte i kenaqur nga fitorja kunder Lecces, e cila ishte vendosur ne castet e fundit te ndeshjes. Juventusi me rezultatin 2-1 fitoi ndeshjen kunder Lecces, duke iu falenderuar golit te Amaurit ne momentet e fundit te ndeshjes. "Ekipi im asnjehere nuk dorezohen, lojtaret e mi me te vertete e donin fitoren, shenuam gol ne sekondat e fundit dhe fituam" - tha Ranieri pas ndeshjes. "Lecce eshte skuader e cila na krijoi veshtiresi sepse shkelqyeshem mbroheshin". "Ne nuk dorezohemi, do te luftojme deri ne fund per Scudetton". "Duam te perparojme prej ndeshjes ne ndeshje dhe nuk do te jemi te kenaqur me vendin e dyte" - perfunoi tekniku bardhezi.