Mbrojtësi i Juventusit, Giorgio Chiellini, e di mirë që “Zonjës së Vjetër” i mungon akoma diçka për të qenë në nivelin e Milanit dhe Interit, por lojtari bardhezi është i bindur se, sivjet Juventusi do të arrijë më shumë se një vit më parë: “Na mungon diçka për të qenë në nivelin e të parave – thotë Chiellini, – megjithatë po luajmë mirë, sepse mendojmë që sivjet jemi më mirë se vjet”. Dhe për t’i qëndruar sa më pranë Interit, pas humbjes të së shtunës, Chiellini u kërkon shokëve të skuadrës që t’i fitojnë të dyja ndeshjet e radhës kundër Regginas e Lecces: “Dëshiroj që për Krishtlindje ta zvogëlojmë në maksimum distancën me Interin. Le të mendojmë për ndeshjen e radhës ndaj Regginas, pasi kalabrezët janë një skuadër, e cila u hap gjithmonë problemeve ekipeve të mëdha”. Ndërkaq, ditën e djeshme është stërvitur rregullisht edhe Gigi Buffon.
e premte, 28 nëntor 2008
Chiellini: Mund të luajmë më mirë
Mbrojtësi i Juventusit, Giorgio Chiellini, e di mirë që “Zonjës së Vjetër” i mungon akoma diçka për të qenë në nivelin e Milanit dhe Interit, por lojtari bardhezi është i bindur se, sivjet Juventusi do të arrijë më shumë se një vit më parë: “Na mungon diçka për të qenë në nivelin e të parave – thotë Chiellini, – megjithatë po luajmë mirë, sepse mendojmë që sivjet jemi më mirë se vjet”. Dhe për t’i qëndruar sa më pranë Interit, pas humbjes të së shtunës, Chiellini u kërkon shokëve të skuadrës që t’i fitojnë të dyja ndeshjet e radhës kundër Regginas e Lecces: “Dëshiroj që për Krishtlindje ta zvogëlojmë në maksimum distancën me Interin. Le të mendojmë për ndeshjen e radhës ndaj Regginas, pasi kalabrezët janë një skuadër, e cila u hap gjithmonë problemeve ekipeve të mëdha”. Ndërkaq, ditën e djeshme është stërvitur rregullisht edhe Gigi Buffon.
Zyrtare: Molinaro bardhezi deri me 2013-ën

Mbrojtesi i Juventusit, Cristian Molinaro ka vazhduar kontraten e tij me klubin bardhezi deri ne vitin 2013, shpjegoi drejtori sportiv Alessio Secco. Mbrojtesi italian, i cili mund te luaje ne te majte ose ne mesfushe, eshte bere lojtare kyc per Juventusin kete vit pikerisht qekur ka luajtur ne dhjete ndeshje. "Duam te vazhdojme bashkepunimin me kesi lloj lojtaresh per skuadren. Jemi te sigurte se Cristian do te jete lojtare kyc edhe ne te ardhmen" - vazhdoi Secco per faqen zyrtare per skuadres bardhezi. "Jam shume i lumtur. Pres me Juventusin t'i realizoje te gjitha enderrat e mia, sikur ate qe tashme kam realizuar, per shembull, te luaje ne Ligen e Kampioneve" - komentoi Molinaro. Lojtari 25-vjecar ka filluar karrieren e tij ne skuadren e Salernitanes para se te arrije tek Juvja ne vitin 2005, por kaloi ne huazim tek Siena ku debutoi ne Serie A dhe ishte perseri i ftuar te Juventusi ne veren e vitit 2007.
Secco: Giovinco nuk do te largohet
Drejtori sportiv i Juventusit, Alessio Secco thote se ylli i ri i skuadres, Sebastian Giovinco nuk do te largohet ne muajin janar. I popullarizuari “Milingona Atomike” kete sezone u kthye ne Torino pas nje viti huazim ne Empoli. Giovinco vlen per talent te madh ne futbollin italian dhe shume ekipe evropiane e deshirojne te riun. Zonja e Vjeter para disa muaj rinovoi kontraten me Giovincon, por problem shfaqin minutat e pakta te cilet i fiton lojtari nga tekniku Ranieri. Per kete shkak lojtari ofanziv i radheve te mesfushes ishte i lidhur me largim si i huazuar, ndersa West Ham, Genoa dhe Palermo jane te interesuar per sherbimet e tij, si dhe skuadra tjera te medha, si Arsenal, Real Madrid dhe Sevilla. Por edhe perkunder asaj, drejtesia e Zonjes se Vjeter nuk duan te degjojne per largimin e Giovincos.”Ne janar nuk do te kete largime dhe Giovinco do te qendroje me ne”. - mbaroi Alessio Secco.
Nedved: Sërish u kthehemi fitoreve
Mesfushori veteran i Juventusit, Pavel Nedved, thotë se skuadra e tij do t’u kthehet sërish fitoreve pasi në ndeshjen e të shtunës do ta mposhtë Regginën në Torino. “Kjo javë ka qenë shumë e rëndësishme për ne. Pas humbjes nga Inter, bëmë një paraqitje të mirë në Rusi, edhe pse nuk fituam”. “Takimi i radhës është kundër Regginës dhe ne e kemi përqendrimin e duhur, sepse e dimë sa e rëndësishme është që menjëherë t’u kthehemi fitoreve dhe t’i fitojmë tre pikë të reja”, është shprehur Nedved. Ndërkohë Nedved i është përgjigjur edhe spekulimeve të medieve italiane se Zonja e Vjetër është duke kërkuar zëvendësim për të, dhe ai nuk është i befasuar. “Juve kërkon zëvendësimin tim? Unë që tani e parashikoj se ndeshja ime fundit është shumë afër dhe shumë shpejtë do të vije. Unë nuk mund të luaj edhe shumë gjatë dhe mendoj se është shumë normale që ata kërkojnë zëvendësim për mua”, ka përfunduar ‘Furia çeke’.
Giovinco ne shenjestren e Arsenalit
Jo vetem West Ham, por edhe Arsenali e enderron blerjen e juventinit Sebastian Giovinco. Nje gje te tille e ka beret e ditur Daily Telegraph. Topcinjte deshirojne te zevendesojne Nicklas Bendtner (ka gjasa te kaloje te Spartak Moska) me fantazistin 21-vjecar te bardhezinjve. Bisedimet nuk kane nisur ende por ne Londer jane shume optimiste. Ne te kaluaren, edhe West Ham i Gianfranco Zola-s kishte kerkuar informacione per Giovinco-n per ta marre hua.
Bastian Schweinsteiger i tunduar nga Juventusi
Bastian Schweinsteiger, i cili ndihet i tunduar nga Juventusi, po mendon te largohet nga Bajerni i Mynihut ne fund te sezonit. Kontrata e tij perfundon ne qershor. Karl-Heinz Rummenigge, presidenti i bavarezeve, ka garantuar se do te beje gjithcka per ta mbajtur lojtarin. ‘Do te luftojme per ta mbajtur, - pohoi Rummenigge. – Natyrisht e dime se nje lojtar i vleres se tij mund te terrheqe shume interes dhe ne kemi te njejtat te ardhura te nje klubi si Juventusi, per shembull.’
Dinjo sfidon Del Pieron: Te shohim kush i gjuan me mire encet!
Me pare i mberriten pergezimet e Berlusconit (”Nje Milan i forte? Do te thoja me teper nje Ronaldinho i madh”), dhe me pas i leshoi dorashken e sfides ne distance Del Pieros. Nje dite pas takimit me Portsmuthin ne Angli Dinjo kishte nje mendim qe shkon larg dhe me saktesisht te sfida e 14 dhjetorit me Juven: “Goditjet e mia te denimit? Pres Aleks Del Pieron, i cili ka qene gjithnje idhulli im, qe te matem me te.” Por Dinja per nje gje eshte i sigurt: “Se jam i rendesishem si te gjithe te ky grup.”
Kush duhet të shpallet Lojtari më i mirë në Serie A për sezonin e kaluar
Shoqata Italiane e Futbollit (Associazione Italiana Calciatori- ACI) ka bërë publike nominimet për Lojtarin më të mirë të vitit në Serie A (Miglior giocatore assoluto).Lojtari më i mirë i vitit në Serie A do të caktohet ndërmjet fituesve, të cilët do të rrëmbejnë titullin Lojtari më i mirë italian dhe Lojtari i huaj më i mirë, ndërsa fituesi do të bëhet i ditur më 19 janar gjatë ceremonisë së përvitshme të ACI. Dy konkurrentët kryesorë për t’u shpallur Lojtar më i mirë për vitin 2008, janë sulmuesi i Juventusit, Alessandro Del Piero, i cili sezonin e kaluar pati një paraqitje të shkëlqyer dhe përfundoi si golashënuesi më i mirë në Serie A, dhe sulmuesi i Interit, Zlatan Ibrahimovic, i cili e udhëhoqi skuadrën e tij drejt Scudettos. Mirëpo aty është edhe superylli brazilian Leite Kaka, i cili nuk ka qenë në formën e lojtarit që fitoi “Topin e Artë” për vitin 2007, duke mos harruar edhe Andrea Pirlon e Daniele De Rossin. Lojtarët që mund të konkurrojnë për Lojtarin më të mirë të Serie A për vitin 2008: Lojtari më i mirë italian: Alessandro Del Piero (Juventus), Daniele De Rossi (Roma), Andrea Pirlo (Milan) Lojtari i huaj më i mirë: Zlatan Ibrahimovic (Inter), Ricardo Kaka (Milan), Adrian Mutu (Fiorentina).
Buffon, vijon mire riaftesimi
Buffon i eshte kthyer vrapimeve ne stervitje. Rrreth dy muaj pas demtimit, ai po vepron sipas programit te riaftesimit. Pasi kreu disa ushtrime te vecanta, numri 1 i bardhezinjve vrapoi disa minuta nen drejtimin e pergatitesit atletik. Portieri eshte ndalur qe ne ndeshjen ndaj Palermos se 5 tetorit, kur pesoi nje demtim te shkalles se dyte ne kofshen e djathte. Keshtu qe Buffon pritet te kthehet rregullisht ne fushe ne fillim te 2009-s.
130 milionë euro për Kaka e Buffon

Mançester City përgatit ofertën për dy yjet në merkaton e janarit.
Me merkaton e janarit që po afron, thuajse të gjitha klubet po përgatiten të plotësojnë kontingjentin. Situata ndryshon te Manchester City, drejtuesit e të cilit janë gati të "hapin thesin". Milionat e sheikëve arabë mund të bëjnë që portieri i Juventusit, Gianluigi Buffon, dhe braziliani i Milanit, Kaka, t‘i thonë "lamtumirë" Serisë A. Sipas mediave angleze, City po përgatit superofertën prej 130 milionë eurosh për dy lojtarët. Emri i "gardianit" është përfolur në "Istlends" që prej momentit kur në krye të klubit erdhi sheiku Mansour bin Zajed Al Nahjan. "The Daily Telegraph" pretendon se me këtë shifër, skuadra e Premiershipit kërkon të blejë dy prej yjeve më të mëdhenj të kampionatit italian. Edhe pse lajmi nuk konfirmohet zyrtarisht nga klubi, si Buffon ashtu edhe Kaka vlerësohen 65 milionë euro. Pavarësisht krizës ekonomike që ka pushtuar botën, City nuk mendon të tërhiqet nga synimi për të ndërtuar "skuadrën e ëndrrave", me të cilën kërkojnë të jenë protagonist në Premiership dhe në arenën ndërkombëtare. Tashmë duhet parë nëse paratë do të shërbejnë për të "joshur" dy klubet e Serisë A: deri më tani, Milani i ka rezistuar tentativave të rivalëve (kryesisht të Realit të Madridit), duke e cilësuar Kakanë të pashitshëm, ndërkohë që Juventusi i ka cilësuar zërat mbi Buffon si spekulime të pabaza. Megjithatë, te City, lista me lojtarët që synohen të afrohen është edhe më e gjatë. "Rikonstruktimi" pritet të fillojë nga mbrojtja, pasi 22 golat e pësuar në 14 ndeshje të kampionatit e detyrojnë një gjë të tillë. Në krye të preferencave në këtë repart janë John Terry dhe Kolo Toure. Ndërkohë, Lassana Diarra, Roque Santa Cruz, Ashley Cole dhe Wayne Bridge po vëzhgohen intensivisht. Nuk ka asnjë dyshim, se jo të gjithë lojtarët e përfolur do të vendosen nën urdhrat e trajnerit Hughes. Disa prej tyre janë thjesht një konfirmim i synimeve të klubit, për t‘u ngritur në nivelet e "big"-ëve evropianë dhe më e rëndësishmja, për mbështetjen e madhe financiare që ka skuadra. Mjafton të kujtosh se milionat që arabët kanë premtuar se do të investojnë vijnë në një periudhë kur edhe Chelsea e Manchester United po rishikojnë bilancet, në mënyrë që të ulin sa më shumë shpenzimet.
Del Piero: Inter, do të arrijmë sërish
Juventusi ndodhet gjashtë pikë larg Interit në renditjen e Serisë A, por Alessandro Del Piero nuk është i shqetësuar. Sipas tij, diferenca me zikaltërit e Mourinhos nuk do të zgjasë edhe për shumë kohë. "Përpara kemi një ndeshje shumë të rëndësishme kundër Regginas. Duhet me patjetër që të marrim tri pikët, në mënyrë që të mos shkëputemi nga Interi dhe t‘i arrijmë ata në krye të klasifikimit", tha numri 10 i bardhezinjve. "Duhet të rigjejmë grintën, me të cilën arritëm shtatë fitore radhazi".
Interi dhe Juventusi përfshihen nga ethet e merkatos
Interi dhe Juventusi janë të përfshirë plotësisht në ethet e merkatos së janarit. Veç milanezëve, tani edhe Juventusi është duke menduar seriozisht për Karim Benzemanë. Bardhezinjtë ofrojnë një super shifër prej 50 milionë eurosh, të cilën pritet ta kompensojnë me shitjen e Buffonit tek Manchester City. Ndërsa Moratti ka dërguar në Angli Brancan për të qenë në kontakt me Drogbanë, dhe me disa drejtues të klubeve të tjera. Veç sulmuesit të Chelseat, Interi po sheh edhe pistën e Agueros tek Atletico e Madridit. Branca po sheh me interes kërkesën e Tottenhamit për Adrianon dhe Balotellin. Puna e tij më e vështirë, sipas Corriere dello Sportit, është diskutimi me drejtuesit e Manchester United për të ardhmen e futbollistit Carlos Tevez.
Juve mendon për Gaetano D’Agostinon
Humbja në “San Siro” me Interin dhe dëmtimi i portugezit Tiago, i cili ishte ambientuar shkëlqyeshëm në ndeshjet e fundit me bardhezinjtë, janë dy elementë që i shqetësojnë jo pak drejtuesit e “Zonjës së Vjetër”. Si presidenti Giovanni Cobolli Gigli, ashtu edhe administratori i deleguar i Juves, Jean-Claude Blanc, janë të bindur që në janar të hidhet në merkato, në kërkim të ndonjë mesfushori që do t’i jepte më shumë fantazi formacionit bardhezi. Dhe lojtari duket se tashmë është piketuar. Bëhet fjalë për 26-vjeçarin e skuadrës së Udineses, Gaetano D’Agostino. Mesfushori, i cili së fundmi ka fituar dhe të drejtën e përfaqësueses së Lippit, si rrjedhojë e paraqitjeve të shkëlqyera me fanellën e friulanëve, pëlqehet shumë nga krerët juventinë. Kështu që në janar mund të nisin zyrtarisht bisedimet për mbërritjen e tij në Torino.
Edhe Juve dëshiron Benzeman
Juventus u është bashkëngjitur rivalëve të Serie A, Milan dhe Inter, për të kërkuar shërbimet e sulmuesit të Lyonit, Karim Benzema. “La Gazzetta Dello Sport” njofton se Zonja e Vjetër është gati të bëjë një ofertë për francezin, mirëpo për ta transferuar atë duhet të konkurroje me gjigantët nga qyteti i Milanos. Duke marrë në konsideratë lajmet e fundit, se Interi është vënë pas sulmuesit të Chelseat, Didier Drogba, ndërsa Milani dëshiron asin e Barcës, Samuel Eto'o, bardhezinjve mund t’u jepet mundësia që ta transferojnë sulmuesin e jashtëzakonshëm. Mirëpo, ajo që e pengon këtë transferim është çmimi i lartë i lojtarit. Bosi i Lyonit, Jean Michel Aulas, ka deklaruar se ai nuk do ta lejojë yllin e tij të largohet për një vlerë më të ulët se 100 milionë euro. Ndërkaq për ta arritur këtë vlerë, Juventusi duhet ta shesë portierin Gianluigi Buffon te Manchester City.
Iaquinta: Juvja nuk i druhet askujt!
Ranieri i lumtur: Një arritje e madhe!

Trajneri bardhezi është shprehur i kënaqur për vendin e parë, që është gjithnjë dhe më afër.
“Sissoka, Del Piera, Grigero dhe Molinara.” Kështu ka filluar, me erën që bën të fluturojnë si bora, fjalët e komentatorit të ndeshjes, atë të stadiumit “Petrovski”. Bëhet fjalë për një zotëri, i cili ka një mënyrë të vetën për të thirrur emrat e lojtarëve. Siç duket, nuk është mësuar, por asnjërit prej juventinëve nuk i përmendet emri në mënyrë të saktë. Kështu ka filluar, por është mbyllur më mirë, me “Del Piera” të rrethuar nga tifozët (rusë) në radhë njëri mbas tjetrit, kur tempertura ishte nën zero gradë; të gjithë në kërkim të një autografi. Me “trajnerin Raniera”, që largohet nga konferenca për shtyp midis duartrokitjeve të gazetarëve rusë. Tekniku falënderon, rikthen duartrokitjet, vesh xhupin që kishte varur në mur, lidh shallin në qafë dhe premton: “Do të rikthehem këtu me gruan time, Shën Pjetërburgu është qytet i mrekullueshëm”. Gjithçka e vërtetë. Pastaj, mund të shtohet se barazimi i bukur në Rusi e ka çuar Juventusin në kuotën e 11 pikëve, duke e përforcuar vendin e parë në grup, që u ka sjellë arkave të klubit bardhezi edhe 300 000 euro të tjera nga shpërblimet e UEFA-s. Gjithashtu, mungon vetëm një ndeshje, ku Juventusi tashmë e ka siguruar kualifikimin dhe për ta mbyllur në vendin e parë do t’i mjaftonte vetëm një barazim, pas dy javësh, kundër ekipit të Bate Borisov, në Torino.
OBJEKTIVI I PARE - Përshtypjet e nëntorit. Mjafton të pyesësh Ranierin, për të kuptuar nga ai se çfarë ndjesie provohet të qëndrosh para Realit të Madridit, të shmangësh rrezikun “Zenit”, si dhe fakti se është dominuar një grup i hekurt. Por ndoshta për trajnerin kjo nuk ka qenë surprizë. “Jo, nuk prisja që ky gurp të shkonte në këtë mënyrë, por kjo është e bukura e futbollit, të vërtetën ta zbulon gjithmonë fusha. Një arritje e vështirë? Jo, por diçka e madhe, diçka që mund të krahasohet me vendin e tretë të arritur në kampionatin e kaluar. Tani duhet të shkojmë përpara.” Nuk ka mbaruar, trajneri ka akoma diçka për të shtuar. U përgjigjet disa pyetjeve të bëra nga gazetarët rusë dhe nuk e humb rastin për të lavdëruar lojtarët e tij. I kërkojnë të bëjë një krahasim midis Nedvedit dhe Timoshchukut, ai shpjegon: “Timoshchuku është me të vërtetë lojtar i mirë, Paveli ynë është një “Top i Artë” dhe një kampion i mrekullueshëm. Del Piero? Si të mposhtet Reali? Në fillim duhet të kesh në ekip një lojtar të madh, si Aleksi. E pyeta kapitenin, nëse ishte në gjendje për të luajtur edhe të martën. Ai, gjithnjë, ka qenë gati.”
OBJEKTIVI I DYTE - Mirë, Del Piero kundërpërgjigjet në këtë mënyrë: “Ndihesha mirë, ishte e drejtë që të luaja. Donim të rikuperonim menjëherë hapin e gabuar që kemi bërë kundër Interit. Ia kemi arritur, të paktën kështu mendoj unë, ka qenë një ndeshje e bukur. Po, për mua dhe për shokët e mi”. Ndërkohë, numri 10 i bardhezinjve nuk është befasuar nga ky start i Champions Leagues. “Jo, nuk jam i habitur, gjithçka ka shkuar mirë. Kjo arritje ka ardhur, si gjithmonë, për shumë arsye. Duhet të përballesh me situata të caktuara në një moment të veçantë dhe ne e kemi bërë. Kapitull i mbyllur, të shohim përpara për një objektiv tjetër, të shtunën kemi Regginan.”
Reali në sulm edhe për Trezegenë
Nëse dështon marrëveshja me Crespon, madrilenët do të kërkojnë të marrin francezin e Juventusit.Ishte (është edhe tani) alternativa numër dy, por shumë shpejt mund të bëhet numri një. Real Madridi, në fakt, po përshpjeton kontaktet për David Trezeguet. Ajo që deri pak kohë më parë ishte vetëm një ide, tashmë është transformuar në një (gjysëm) negociatë. Gjysmë, sepse deri tani ka pasur vetëm një kontakt ndërmjet drejtuesve të Realit dhe atyre të Juventusit. Para se të formulojë një ofertë, Reali do të provojë të mbyllë marrëveshjen me Crespon. Me Van Nistelrooyin, që do të mungojë deri në fund të sezonit, Schusteri ka nevojë për një sulmues. Menjëherë ose, e thënë ndryshe në janar. Me Tevezin të paarritshëm, vëmendja e kampionëve të Spanjës është drejtuar nga Crespo, i paaktivizuar tek Interi. Madrilenët do të përpiqen ta mbyllin operacionin që të premten me Hidalgon (agjenti i argjentinasit), por oferta do të jetë gjithmonë e njëjta: borxh për 6 muaj. Nëse Crespo nuk do të pranonte, presidenti i Realit, Ramon Calderon, do të provojë një sulm për Trezeguet. Juvja nuk kishte (dhe nuk ka) ndër mend ta shesë francezin, por para një oferte prej 20 milionë eurosh mund të ndërrojë ide. Me Amaurin dhe Iaquintën, në rolin e qendërsulmuesve, Ranieri është mjaft i sigurt dhe me paratë që mund të vijnë nga Spanja mund të synohet blerja e një mesfushori të rëndësishëm (Diego para të gjithëve). Gjithashtu, ky mund të jetë edhe rasti i fundit për të përfituar një shumë të majme nga lëshimi i francezit, tani 31 vjeç, dhe me ndonjë dëmtim më shumë pas krahëve. Domethënë, tundimi është i fortë.
TREZEGUET, DREJT RIKTHIMIT - Kanë ardhur edhe xhirot e para të vrapit për David Trezeguet sulmuesi francez i Juventusit, i operuar te të dy gjunjtë më 23 shtatorin e kaluar, ka nisur një fazë të re rikuperimi. Trezeguet ka zhvilluar disa xhiro me vrap në fushën e Vinovos, qendra stërvitore e klubit bardhezi. Ndërkohë, rikthimi i lojtarit është parashikuar nga fundi i janarit dhe fillimi i shkurtit.
OBJEKTIVI - Një diskutim më vete mertion Karim Benzema, golashënuesi 20-vjeçar i Lyonit. Eshtë i shënjestruar nga të gjitha klubet e mëdha të Europës; edhe Interi dhe Milani. Por, gjithashtu, edhe Juventusi po e ndjek nga afër. Më pas, me paratë që do të vijnë nga shitja e Buffonit edhe bardhezinjtë mund të kenë zë në një operacion që i kalon 50 milionë eurot. Ndërsa të mërkurën në mbrëmje Zeniti ka lënë të hapur mundësinë e shitjes së Arshavinit në janar. Lojtari pëlqehet në Angli dhe në Spanjë.
e martë, 25 nëntor 2008
Arsenali interesohet per Iaquintan
Skuadra e Arsenalit, trajner-menaxher i te cilit eshte francezi Arsene Wenger, ka shprehur interesim per sulmuesin italian te radheve te Juventusit, Vincenzo Iaquinta. Iaquinta u transferua ne Juventus ne veren e vitit 2007, mirepo edhe perkunder paraqitjeve te mira ne fanellen bardhezi, ai assesi te gjeje nje vend titullari. Arsenalin duket se e ka kapluar paksa kriza ne sulm pas demtimit te Adebayorit dhe jane ne kerkim te nje sulmuesi qe do te mund te beje diferencen. Wenger mendon se njeri prej tyre eshte pikerisht juventini Iaquinta dhe mendon se do te ishte perforcim i shkelqyer nese do te mund te transferoje italianin ne Londren e Arsenalit. Iaquinta edhe kete vit eshte "viktime" e dyshes Amauri-Del Piero, por edhe pse ka luajtur vetem pak minuta per bardhezinjte, ai tashme ka shenuar gjithesej kater gola (dy ne kampionat dhe dy ne Champions). Iaquinta ka nje kontrate qe e lidhe ate me Juven deri ne qershorin e vitit 2012 dhe do te ishte tejet e veshtire hipoteza e kalimit te tij tek Arsenal.
Mesfushori Xavi nuk arrin akordin me Barçan, pranë tij qëndron Juventusi
Xavi dhe Barcelona nuk arrijnë dot marrëveshjen ekonomike midis tyre. Tratativat për rinovimin e kontratës së lojatrit me Barcelonën janë sfumuar ndjeshëm, njofton e përditshmja spanjolle AS. Sot drejtuesit e klubit të Barcelonës do të zhvillojnë një tjetër takim me menaxherin e lojtarit, Ivan Corretja. Barcelona i ofron lojtarit një kontratë deri në vitin 2013, ndërsa lojtari e kërkon deri në vitin 2014. Por, problemi kryesor mbetet tek shifra që ofron klubi dhe ajo që kërkon lojtari. Në Itali, Juventusi qëndron në gadishmëri për marrjen e shërbimeve të lojtarit. Ranieri e ka shfaqur hapur simpatinë e tij për lojtarin, dhe një marrëveshje me të do ta kënaqte mjaft teknikun e bardhezinjve.Në garë me Juventusin është edhe Arsenali me Liverpoolin, por lajmi më i mirë për italianët është se Xavi nuk preferon një kalim të tij në Angli.
Del Piero, Ibrahimovic dhe Kaka të nominuar për Oscar Del Calcio 2008
Shoqata Italiane e Futbollit (Associazione Italiana Calciatori- ACI) ka bërë publike nominimet për Lojtarin më të mirë të vitit në Serie A (Oscar Del Calcio 2008), ndërsa në listë janë të përfshirë të gjithë lojtarët që pritej të ishin aty. Alessandro Del Piero i cili sezonin e kaluar pati një paraqitje të shkëlqyer dhe përfundoi si golashënuesi më i mirë në Serie A, është pretendenti kryesor për ta fituar çmimin e sivjetmë të lojtarit më të mirë në Kampionatin italian.
Më poshtë është lista e plotë e lojtarëve të nominuar:
Lojtari më i mirë i vitit: (Caktohet nga fituesit: Lojtari më i mirë italian dhe Lojtari i huaj më i mirë)
Lojtari më i mirë italian: Alessandro Del Piero (Juventus), Daniele De Rossi (Roma), Andrea Pirlo (Milan)
Lojtari i huaj më i mirë: Zlatan Ibrahimovic (Inter), Ricardo Kaka (Milan), Adrian Mutu (Fiorentina)
Portieri më i mirë: Gianluigi Buffon (Juventus), Sebastien Frey (Fiorentina), Julio Cesar (Inter)
Mbrojtësi më i mirë: Giorgio Chiellini (Juventus), Phillipe Mexes (Roma), Alessandro Nesta (Milan)
Lojtari i ri më i mirë: Mario Balotelli (Inter), Sebastian Giovinco (Juventus), Marek Hamsik (Napoli)
Trajneri më i mirë: Carlo Ancelotti (Milan), Cesare Prandelli (Fiorentina)
Gjyqtari më i mirë: Emidio Morganti, Roberto Rosetti, Massimiliano Saccani.
Fituesit do të bëhen të ditur më 19 janar gjatë ceremonisë së përvitshme të ACI.
Juve barazon kundër Zenitit
Ashtu siç pritej, skuadra e Juventusit ka arritur të nxjerrë një pikë në Petrovsky Stadium kundër skuadrës së Zenit St Petersburgut për të ruajtur pozitën e parë në Grupin H. Edhe pse ishte njoftuar se Zonja e Vjetër do të udhëtonte me skuadër të përgjysmuar në Rusi, kështu nuk ndodhi, pasi që Ranieri kishte preferuar që t’i merrte edhe lojtarët më të mirë me vete, edhe pse ata nuk zhvilluan lojë të plotë. Ky takim ishte shumë i rëndësishëm për Zenitin për të mbajtur gjallë shpresat për ndonjë kualifikim eventual në fazën e eliminimit direkt të Ligës së Kampionëve, mirëpo siç duket kjo skuadër nuk është e ndërtuar për garën më prestigjioze evropiane, porse e ka vendin në Kupën UEFA, ku është edhe kampion aktual. Sido që të jetë ende ekzistojnë shpresat teorike për Zenitin, nëse Reali dështon sonte të fitojë dhe nëse Zeniti i mposht kampionët spanjollë në Santiago Bernabeu. Me këtë barazim Juventus ruan kreun e tabelës me 11 pikë, ndërsa i duhet vetëm edhe një pikë për ta përfunduar matematikisht fazën e grupeve në vendin e parë të Grupit H.Të dhëna rreth ndeshjes: Zenit - Juventus 0-0.
ZENIT SAN PIETROBURGO: Malafeev; Anyukov, Lombaerts, Krizanac, Sirl; Denisovm, Tymoshcuck, Zyryanov; Danny, Pogrebnyak, Arshavin (69’ Fayzulin). Në dispozicionë: Contofalsky, Dong Jin, Dominguez, Tekke, Hubocan, Shirakov. Trajner Advocaat.
JUVENTUS: Manninger; Grygera, Mellberg, Chiellini, Molinaro; Camoranesi (83’ Marchionni), Sissoko, Marchisio, Nedved; Del Piero (78’ Giovinco), Iaquinta (87’ Amauri). Në dispozicionë: Chimenti, Legrottaglie, De Ceglie, Rossi. Trajner Ranieri.
Arbitër kryesor: Bo Larsen (Danimarkë).
Të ndëshkuar me karton të verdhë: 10’ Lombaerts, 43’ Iaquinta, 45’ Camoranesi, 77’ Tymoshcuck, 93’ Sissoko.
Galliani: I frikësohem Juves jo Interit
Zëvendëspresidenti i Milanit, Adriano Galliani, nuk beson se rivalët e qytetit Inter janë pretendentët kryesorë për titull, dhe e ka paralajmëruar skuadrën e tij të ketë kujdes nga Juventusi dhe jo nga kampionët aktualë. “Edhe pse është shumë herët për të folur, nuk mendoj se Interi po shkon drejt titullit. Duhet të shikoni sezonin e kaluar kur Roma ishte 11 pikë prapa Interit dhe përsëri e pati mundësinë që ta fitonte Scudetton, mirëpo ata bënë një gabim që ne nuk e përsëritim”. “Kampionati është ende i baraspeshuar. Milani është aty për të konkurruar për Scudetto, por aty është edhe Juventus që më frikëson”, ka thënë Galliani. Milani është në vendin e dytë në Serie A, tre pikë prapa Interit dhe tre pikë para Juventusit i cili gjendet në vendin e tretë.
Tragjedi: Incident ne Shen Petersburg
e hënë, 24 nëntor 2008
Spalletti: Qëndroni larg Aquilanit
Trajneri i Romës Luciano Spalletti i ka paralajmëruar skuadrat e interesuara që të qëndrojnë larg Alberto Aquilanit dhe ka shprehur bindjen e tij se mesfushori do ta vazhdojë kontratën me Giallorossët. “Nuk kam dëgjuar për asnjë problem ndërmjet tij dhe klubit”. “Gjithçka është shumë e thjeshtë: skuadra dëshiron ta mbajë dhe ai dëshiron të qëndrojë. Dhe mendoj se ka orvatje pozitive nga të dyja anët”, ka shpjeguar Spalleti.
Ranieri: E mundur eshte Giovinco te jete titullar
Trajneri i Juventusit, Claudio Ranieri thote se shkojne per te fituar ne Rusi dhe zbulon se mendon te filloje me Giovincon. Ranieri thote se ata shpejte e kane harruar humbjen nga Interi dhe perkujton se ata ishin skuadra qe kishte shtate fitore radhazi. Ai shton se ne Rusi do te mundohen te fitojne dhe ne ate menyre ta konfirmojne vendin e pare ne grup dhe plasman ne fazen e ardhshme. "Ndeshja me Zenitin do te jete e rende" - tha Ranieri. "Per ne, ne Ligen e Kampioneve nuk ka ndeshje miqesore". "E kemi harruar humbjen prej Interit dhe nuk e harruam forcen tone, sepse ne jeme skuadra qe kishte shtate fitore radhazi". Rreth formacionit eventual me te cilin do te ndeshet ne duelin me Zenitin, Ranieri vetem zbuloi se mendon per inkuadrimin e Sebastian Giovincos ne ekipin e pare. "E mundur eshte Giovinco te luaje qe nga minuta e pare".
Juvja harron Interin dhe pregatitet per Zenitin
Skuadra e Juventusit tashme ka harruar humbjen qe pesuan ne ndeshjen derbi te Italise kunder Interit, dhe po pregatitet per ndeshjen e radhes, asaj kunder ruseve te Zenitit ne kuader te Liges se Kampioneve. Ndeshja per Juventusin nuk do te jete vendimtare per raundin e dyte, asaj te 1/8 se finales, pasi qe tashme bardhezinjte te udhehequr nga tekniku Claudio Ranieri kane siguruar kete gje. Mirepo kjo ndeshje do te kete nje rendesi te madhe, pasi qe me fitore, Juvja do t'i ngjitet pozites se pare dhe do te perfundoje i pari ne grupe. Edhe ne kete ndeshje problemet per Ranierin nuk kane te ndalur. Lendimet e Buffonit, Zebinas, Zanettit, Andrades, Trezeguet, Knezevicit, Salihamidzicit, Poulsenit si dhe ajo e fundit e Tiagos, e detyrojne Ranierin qe te ftoje tre lojtare nga ekipi Primavera (te rinjte). Ata jane portieri Nocchi, si dhe mesfushoret Rossi dhe Castiglia. Ne kete ndeshje tekniku bardhezi ka gjasa qe disa lojtare kyc t'i pushoje dhe ne vend te tyre te inkuadroje lojtare tjere. Ndeshja e neserme nuk do te luhet ne kohe te duhur dhe do te luhet ne oren 18:30 per shkak te motit te ftohte qe e ka kapluar Rusine. Te ftuarit e Ranierit ne ndeshjen kunder Zenitit
3 Chiellini
4 Mellberg
8 Amauri
9 Iaquinta
10 Del Piero
11 Nedved
12 Chiementi
13 Manninger
16 Camoranesi
19 Marchisio
20 Giovinco
21 Grygera
22 Sissoko
28 Molinaro
29 De Ceglie
31 Nocchi
32 Marchionni
33 Legrottaglie
36 Castiglia
40 Rossi
Juventus, oferte konkrete per Schweinsteiger
Sipas shtypit gjerman, administratori i deleguar bardhezi, Alessio Secco i ka bere me dije agjentit te lojtarit se ne Torino ai mund te fitoje 3.5 milione euro ne sezon. Bastian Schweinsteiger duket se e ka zgjedhur rrugen e tij per te ardhmen. Sipas te dhenave te fundit, Juventus eshte afruar edhe me shume me mesfushorin gjerman, kontrata e te cilit me Bayern Munich skadon ne fund te sezonit. Sipas shtypit gjerman, administratori i deleguar bardhezi, Alessio Secco i ka bere me dije agjentit te lojtarit se ne Torino ai mund te fitoje 3.5 milione euro ne sezon. Lojtari gjerman qe konsiderohet si pasardhesi i Pavel Nedved, pelqehet shume ne ambientin juventin pasi edhe mosha e tij 24 vjecare premton te ardhme. Gjate muajve te veres Juventus tregoi interes per lojtarin por aim und te shkeputej nga Bayern per 15 milione euro, ndersa ne muajin janar Schweinsteiger mund te nise bisedimet me bardhezinjte pa u shqetesuar nga askush, pasi kontrata me klubin aktual skadon ne qershor 2009.
Vialli: Buffon, nënshkruaj për Manchester Cityn
Ish-sulmuesi i Juventusit dhe i kombëtares së Italisë, Gianluca Vialli, e ka këshilluar portierin aktual të Juventusit, Gigi Buffon që ta shqyrtojë ofertën e Manchester Cityt. Vialli, i cili ka luajtur dhe ka drejtuar Chelsean në Ligën Premiere, ka thënë se Buffon duhet ta shikojë seriozisht mundësinë e kalimit në Angli, pasi City ka ofruar 15 milionë euro në vit. "Nuk jam i befasuar nga oferta e Cityt. Pronarët arabë të klubit të Cityt kanë shumë para dhe mendoj se ata po këmbëngulin për të ndërtuar një skuadër të madhe. Buffoni është një futbollist thelbësor për ndërtimin e një skuadre të madhe, por mendoj se Juventusi do ta ketë vështirë për të gjetur zëvendësuesin e tij adekuat, pasi në treg nuk ekziston një portier i nivelit të tij, i cili do të mbulonte zbrazësinë e lënë nga ai", ka theksuar Vialli, duke shtuar: "Kalimi te City do të ishte një veprim i mençur dhe mendoj se Buffoni do ta mendojë lëvizjen te kjo skuadër, pasi 15 milionë euro në vit janë një shifër e madhe".
Del Piero, Amauri dhe Nedved nuk luajnë kundër Zenitit
Trajneri i Juventusit Claudio Ranieri pas humbjes së derbit nga Interi ka vendosur që t’i pushojë veteranët Pavel Nedved dhe Alessandro Del Piero, si edhe sulmuesin e transferuar këtë sezon, Carvalho Amauri, për ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Zenitit. Zonja e Vjetër tashmë e ka siguruar vizën për fazën nokaut të Ligës së Kampionëve në Grupin H, ndërsa ata udhëtojnë në Rusi për ta ruajtur pozitën e parë në ndeshjen kundër Zenit St Petersburg. “Tuttosport” njofton se Alessandro Del Piero dhe Amauri do të pushojnë, ndërsa në vend të tyre do të inkuadrohen Vincenzo Iaquinta dhe Sebastian Giovinco. Paolo De Ceglie do ta zëvendësojë Pavel Nedvedin e lodhur, ndërsa Mauro Camoranesi pritet të fillojë nga minuta e parë. Cristiano Zanetti është kthyer nga lëndimi, por sipas të gjitha gjasave Ranieri nuk do ta inkuadrojë, pasi skuadra e tij nuk ka për çka të luftojë në këtë ndeshje, ndërsa ende mbeten jashtë fushe Gianluigi Buffon, David Trezeguet, Jonathan Zebina, Dario Knezevic, Christian Poulsen, Hasan Salihamidzic dhe Albin Ekdal (i cili nuk është përfshirë ne liste Champions nga Claudio Ranieri).
Schweinsteiger ta zëvendësoje Nedvedin?
Drejtuesit e Juventusit shpresojnë që problemet me kontratën e lojtarit të Bayern Munich, Bastian Schweinsteiger, do t’ua japin mundësinë që ata të intervenojnë për ta rrëmbyer mesfushorin gjerman. Zonja e Vjetër është në kërkim të një zëvendësuesi të Pavel Nedvedit, ndërsa qe një kohë të gjatë janë në kërkim të mesfushorit bavarez. ‘Furia çeke’ pritet që në fund të këtij sezoni t’i japë fund karrierës së tij dhe sipas “Gazzetta dello Sport”, drejtori sportiv i Juves, Alessio Secco, ka vendosur që ta transferojë gjermanin të cilit në qershor i përfundon kontrata me Bayrenin. Gazeta në fjalë, njofton se Juventus ka përgatitur një ofertë katërvjeçare me një pagë 3.4 milionë euro në vit.
PSG dhe Juventus ndjekin Gallasin
Ekipi francez Paris Saint Germain dhe ai italian Juventus janë duke përcjellë situatën e mbrojtësit të Arsenalit, William Gallas. Sipas The Times, Gallas duket se do të largohet nga Emirates pa ndonjë zënkë, edhe pse, megjithëse i zemëruar me mënyrën se si është trajtuar, ai dëshiron sa më shpejtë të kthehet dhe të luftojë për vendin e tij.31-vjeçari është i vetëdijshëm se ai do të dështojë të marrë 90 mijë funte në javë diku tjetër, pavarësisht interesimit nga Paris Saint-Germain dhe Juventus, dhe ngurron të largohet nga futbolli anglez.
Lukas Podolski do të largohet nga Bayerni në muajin janar
Cobolli Gigli: Tani nuk ka më parashikime
Shtatë fitore radhazi, pastaj Interi. Sepse ëndrrat kështu janë: herët a vonë të duhet të zgjohesh. “Kisha thënë se do të fitonim 2-1. Por premtoj që tani e tutje nuk do të ëndërroj më, apo më saktë, do t’i mbaj të gjitha për vete”. Me këto fjalë, Giovanni Cobolli Gigli i ka tërhequr parashikimet e tij. Ndërsa Juventusi, pak orë pas humbjes në “San Siro” me zikaltrit e Interit, është rikthyer në fushë në Vinovo, në realitetin e ftohtë të kalendarit që nuk bën kurrë pushim. Të martën në mbrëmje, në Shën Petërsburg, atë e pret sfida e radhës me Zenit. Për fat të mirë, Liga e Kampioneve është një kapitull i mbyllur deri në shkurt. Kualifikimi në një të tetat e turneut i lë hapësirë Ranierit, duke mos i krijuar aspak probleme me formacionin. Natyrisht, mbetet në lojë krenaria e Juves që duhet respektuar, traditë që s’është tradhtuar kurrë, as në derbin e Italisë. Megjithatë, Ranieri nuk ka ndërmend të rrezikojë asnjë. Aq sa mjeku vazhdon të bëjë zgjedhjet në emër të tij. Pikërisht të shtunën, në derbin me Interin, Ranieri ka humbur në vetëm katër minuta edhe Tiagon, i cili sapo ishte bërë titullar. Dhe çfarë dëmtimi? Tërheqje në gjurin e majtë, e për pasojë portugezit i duhet të qëndrojë pa luajtur tridhjetë a dyzet ditë. Gjithsesi, lajmi i mirë është që nuk duhet t’i nënshtrohet operacionit, siç dyshonin të gjithë. Mesfushori juventin është dëmtuar të shtunën pas vetëm katër minutave lojë në derbin me ziekaltrit e Mourinhos.
e diel, 23 nëntor 2008
Manchester City këmbëngul për Buffonin
Shoqja e portierit bardhezi paska qenë javën e shkuar në Angli, për të zgjedhur apartamentin. Gigi Buffon dhe Alena Seredova e dinë çfarë i pret në Manchester, si dhe presin të njohin vijimësinë e ngjarjeve, pas ofertës së Cityt, që i siguron Juventusit 75 milionë euro dhe një rrogë lojtarit prej 15 milionë për 5 sezone. Një shifër astronomike për portierin bardhezi, i cili nuk duket se ka ndër mend ta injorojë. Javën e shkuar, shoqja e numrit një të Juves dhe kombëtares, Alena, paska qenë në Angli për të zgjedhur apartamentin, në prag të transferimit në Manchester. Një blic i organizuar me një avion privat, i vënë menjëherë në dispozicion nga City. Asgjë konkrete, në të vërtetë, por është një provë që Gigi po e ndjek çështjen me vëmendje, duke e ditur se çështja mund të zgjasë shumë kohë. City e do që në janar, por është më logjike që lëvizja të bëhet vetëm në verë, edhe pse Udinese nuk kërkon të privohet nga Samir Handanovic, numri një slloven i individualizuar nga Juvja, si pasardhësi i Buffonit. Më i kujdesshëm është Mark Hughes, trajneri-menaxher i Cityt, që nuk e përjashton “mësymjen” drejt italianit: “Na është dhënë leje për të marrë një tjetër portier, por vetëm hua, ndaj do të shohim një zgjidhje të shpejtë”. Nga ana tjetër, Manchester City ka dërguar një delegacion në Torino. Gazeta britanike “Times” e përshkruan kështu “mësymjen” e klubit anglez për portierin 31-vjeçar. Nuk ka rëndësi që Jean-Claude Blanc, administratori i deleguar i klubit bardhezi, ka deklaruar se Buffon është i pashitshëm, duke përgënjeshtruar bisedimet me Cityn. Sipas gazetës, një delegacion është nisur nga Manchesteri dhe paska zbarkuar në Torino gjatë këtij muaji. “City, - lexohet në “Times”, - mendon ta mbyllë çështjen, duke paraqitur një ofertë që klubi e lojtari nuk mund ta refuzojnë.” Flitet edhe për shifra: oferta-bazë për kartonin është 50 milionë sterlina, rreth 60 milionë euro.” Nëse Juvja do të kërkojë më shumë, nuk do të jetë problem për Abu Dhabi United Group; pronarët arabë të Manchesterit “janë gati të paguajnë çdo shifër të nevojshme”. Për Buffonin, në veçanti, qenka gati një çek prej 160 000 sterlinash në javë: thuajse 200 000 mijë euro çdo 7 ditë. Në një sezon, portieri do të fitonte jo më pak se 10 milionë euro.
E veçanta e “Nike”-ut
Materazzi dhe Amauri, luajtën me këpucë rozë. Këtë herë, dizanjeri “Nike” ka ngritur “goditjen”; jo se është diçka e re, duke rimenduar këpucët e kuqe me “mustaqe” të bardha që debutuan më 1994-n, dhe më pas ato të argjendit të Ronaldos, të bardhat e Maldinit deri te ngjyra e arit, për të festuar trofeun e kampionëve të Botës në “Gjermania 2006″. Por një këpucë futbolli flu përfaqëson një zgjedhje stilistike shumë pak tradicionale. ”Mercurial Vapor” është realizuar në mënyrë artizanale në Itali; mbrëmë, me rastin e ndeshjes Inter-Juve (jashtë do të jenë përfaqësues Frank Ribery, Andrei Arshavin, Hatem Ben Arfa dhe Milan Baros), u veshën nga këmbët e Marko Materazzit (mbi këpucë donte të shkruante emrat e tre fëmijëve të tij) dhe të Amaurit. Të dy gjatë javës i provuan ato në stërvitje.
E gjithë bota në “San Siro”
Një miliard telespektatorë për Derbin e Italisë. Nuk ishte vetëm derbi i Italisë, as përballja mes dy prej skuadrave, që pak pikë i ndajnë në renditje, as dy klubet që kanë mbizotëruar futbollin italian vitet e fundit. Ndeshja e mbrëmbshme në “San Siro” vlen gjysmë miliardë euro. Po, sepse kaq shkon fatura e bshkangjitur për Interin e Juventusin, në fund të sezonit 2008-2009, sipas vlerësimit të shoqërisë së këshillimit “StageUp-Sport&Leisure Business”. Bëhet fjalë për rreth një të tretën e të ardhurave të përgjithshme të Serisë A. Interi e Juvja janë dy nga 10 klubet më të pasura e më të njohura në botë, me 11,8 milionë tifozë vetëm në Itali; 7,3 ata bardhezinj dhe 4,5 ata zikaltër, sipas kërkimeve të “SportFans” 2007-2008 të “StageUp e Ipsos”. E gjithë bota i ka pasur mbrëmë sytë në “San Siro”. Stadiumi ishte i tejmbushur: 80 075 bileta të shitura. Ndeshja u transmetua direkt në televizionin arab “Al Jazzera” (që mbulon gjithë botën arabe), Rai International (Veriu dhe Qendra e Amerikës së Jugut), “Canal Plus” dhe televizionet e Japonisë, Suedisë, Danimarkës e Belgjikës. Sfida u ndoq pothuajse nga 1 miliard telespektatorë.
















