e premte, 28 nëntor 2008
Edhe Juve dëshiron Benzeman
Juventus u është bashkëngjitur rivalëve të Serie A, Milan dhe Inter, për të kërkuar shërbimet e sulmuesit të Lyonit, Karim Benzema. “La Gazzetta Dello Sport” njofton se Zonja e Vjetër është gati të bëjë një ofertë për francezin, mirëpo për ta transferuar atë duhet të konkurroje me gjigantët nga qyteti i Milanos. Duke marrë në konsideratë lajmet e fundit, se Interi është vënë pas sulmuesit të Chelseat, Didier Drogba, ndërsa Milani dëshiron asin e Barcës, Samuel Eto'o, bardhezinjve mund t’u jepet mundësia që ta transferojnë sulmuesin e jashtëzakonshëm. Mirëpo, ajo që e pengon këtë transferim është çmimi i lartë i lojtarit. Bosi i Lyonit, Jean Michel Aulas, ka deklaruar se ai nuk do ta lejojë yllin e tij të largohet për një vlerë më të ulët se 100 milionë euro. Ndërkaq për ta arritur këtë vlerë, Juventusi duhet ta shesë portierin Gianluigi Buffon te Manchester City.
Abonohu te:
Posto komente (Atom)
Nuk ka komente:
Posto një koment