e hënë, 24 nëntor 2008
Lukas Podolski do të largohet nga Bayerni në muajin janar
Lukas Podolski do të largohet nga skuadra e Bayernit në merkaton e janarit. Të gatshme për të marrë shërbimet e lojtarit të përfaqësueses gjermane janë skuadrat e Juventusit dhe Fiorentinës në Serinë A. Sulmuesi i Bayernit është shprehur për prestigjozen Bild: “Kam vendosur, në janar do të largohem nga skuadra bavareze”. Kontrata e Podolskit skadon në muajin qershor me Bayernin, dhe mundësia e tij për transferimin që në muajin janar është mëse e mundshme, për të mos u larguar me parametra zero në përfundim të sezonit. Menaxheri i tij, Kon Schram, shprehet për “Calciomercato”, se është duke diskutuar me drejtuesit e skuadrës për një lëvizje të lojtarit. Futbollisti erdhi tek Bayerni në vitin 2006, me një shumë prej 10 milionë eurosh. Ditët e fundit është folur për një transferim të tij tek Juventusi dhe Fiorentina. Të dyja skuadrat kanë shfaqur hapur retendimet e tyre për të patur shërbimet e lojtarit, i cili luan edhe në përfaqësuesen e Gjermanisë.
Abonohu te:
Posto komente (Atom)
Nuk ka komente:
Posto një koment