Nëse dështon marrëveshja me Crespon, madrilenët do të kërkojnë të marrin francezin e Juventusit.
Ishte (është edhe tani) alternativa numër dy, por shumë shpejt mund të bëhet numri një. Real Madridi, në fakt, po përshpjeton kontaktet për David Trezeguet. Ajo që deri pak kohë më parë ishte vetëm një ide, tashmë është transformuar në një (gjysëm) negociatë. Gjysmë, sepse deri tani ka pasur vetëm një kontakt ndërmjet drejtuesve të Realit dhe atyre të Juventusit. Para se të formulojë një ofertë, Reali do të provojë të mbyllë marrëveshjen me Crespon. Me Van Nistelrooyin, që do të mungojë deri në fund të sezonit, Schusteri ka nevojë për një sulmues. Menjëherë ose, e thënë ndryshe në janar. Me Tevezin të paarritshëm, vëmendja e kampionëve të Spanjës është drejtuar nga Crespo, i paaktivizuar tek Interi. Madrilenët do të përpiqen ta mbyllin operacionin që të premten me Hidalgon (agjenti i argjentinasit), por oferta do të jetë gjithmonë e njëjta: borxh për 6 muaj. Nëse Crespo nuk do të pranonte, presidenti i Realit, Ramon Calderon, do të provojë një sulm për Trezeguet. Juvja nuk kishte (dhe nuk ka) ndër mend ta shesë francezin, por para një oferte prej 20 milionë eurosh mund të ndërrojë ide. Me Amaurin dhe Iaquintën, në rolin e qendërsulmuesve, Ranieri është mjaft i sigurt dhe me paratë që mund të vijnë nga Spanja mund të synohet blerja e një mesfushori të rëndësishëm (Diego para të gjithëve). Gjithashtu, ky mund të jetë edhe rasti i fundit për të përfituar një shumë të majme nga lëshimi i francezit, tani 31 vjeç, dhe me ndonjë dëmtim më shumë pas krahëve. Domethënë, tundimi është i fortë.
TREZEGUET, DREJT RIKTHIMIT - Kanë ardhur edhe xhirot e para të vrapit për David Trezeguet sulmuesi francez i Juventusit, i operuar te të dy gjunjtë më 23 shtatorin e kaluar, ka nisur një fazë të re rikuperimi. Trezeguet ka zhvilluar disa xhiro me vrap në fushën e Vinovos, qendra stërvitore e klubit bardhezi. Ndërkohë, rikthimi i lojtarit është parashikuar nga fundi i janarit dhe fillimi i shkurtit.
OBJEKTIVI - Një diskutim më vete mertion Karim Benzema, golashënuesi 20-vjeçar i Lyonit. Eshtë i shënjestruar nga të gjitha klubet e mëdha të Europës; edhe Interi dhe Milani. Por, gjithashtu, edhe Juventusi po e ndjek nga afër. Më pas, me paratë që do të vijnë nga shitja e Buffonit edhe bardhezinjtë mund të kenë zë në një operacion që i kalon 50 milionë eurot. Ndërsa të mërkurën në mbrëmje Zeniti ka lënë të hapur mundësinë e shitjes së Arshavinit në janar. Lojtari pëlqehet në Angli dhe në Spanjë.
e premte, 28 nëntor 2008
Abonohu te:
Posto komente (Atom)
Nuk ka komente:
Posto një koment