e premte, 28 nëntor 2008
Juve mendon për Gaetano D’Agostinon
Humbja në “San Siro” me Interin dhe dëmtimi i portugezit Tiago, i cili ishte ambientuar shkëlqyeshëm në ndeshjet e fundit me bardhezinjtë, janë dy elementë që i shqetësojnë jo pak drejtuesit e “Zonjës së Vjetër”. Si presidenti Giovanni Cobolli Gigli, ashtu edhe administratori i deleguar i Juves, Jean-Claude Blanc, janë të bindur që në janar të hidhet në merkato, në kërkim të ndonjë mesfushori që do t’i jepte më shumë fantazi formacionit bardhezi. Dhe lojtari duket se tashmë është piketuar. Bëhet fjalë për 26-vjeçarin e skuadrës së Udineses, Gaetano D’Agostino. Mesfushori, i cili së fundmi ka fituar dhe të drejtën e përfaqësueses së Lippit, si rrjedhojë e paraqitjeve të shkëlqyera me fanellën e friulanëve, pëlqehet shumë nga krerët juventinë. Kështu që në janar mund të nisin zyrtarisht bisedimet për mbërritjen e tij në Torino.
Abonohu te:
Posto komente (Atom)
Nuk ka komente:
Posto një koment