e hënë, 24 nëntor 2008
Cobolli Gigli: Tani nuk ka më parashikime
Shtatë fitore radhazi, pastaj Interi. Sepse ëndrrat kështu janë: herët a vonë të duhet të zgjohesh. “Kisha thënë se do të fitonim 2-1. Por premtoj që tani e tutje nuk do të ëndërroj më, apo më saktë, do t’i mbaj të gjitha për vete”. Me këto fjalë, Giovanni Cobolli Gigli i ka tërhequr parashikimet e tij. Ndërsa Juventusi, pak orë pas humbjes në “San Siro” me zikaltrit e Interit, është rikthyer në fushë në Vinovo, në realitetin e ftohtë të kalendarit që nuk bën kurrë pushim. Të martën në mbrëmje, në Shën Petërsburg, atë e pret sfida e radhës me Zenit. Për fat të mirë, Liga e Kampioneve është një kapitull i mbyllur deri në shkurt. Kualifikimi në një të tetat e turneut i lë hapësirë Ranierit, duke mos i krijuar aspak probleme me formacionin. Natyrisht, mbetet në lojë krenaria e Juves që duhet respektuar, traditë që s’është tradhtuar kurrë, as në derbin e Italisë. Megjithatë, Ranieri nuk ka ndërmend të rrezikojë asnjë. Aq sa mjeku vazhdon të bëjë zgjedhjet në emër të tij. Pikërisht të shtunën, në derbin me Interin, Ranieri ka humbur në vetëm katër minuta edhe Tiagon, i cili sapo ishte bërë titullar. Dhe çfarë dëmtimi? Tërheqje në gjurin e majtë, e për pasojë portugezit i duhet të qëndrojë pa luajtur tridhjetë a dyzet ditë. Gjithsesi, lajmi i mirë është që nuk duhet t’i nënshtrohet operacionit, siç dyshonin të gjithë. Mesfushori juventin është dëmtuar të shtunën pas vetëm katër minutave lojë në derbin me ziekaltrit e Mourinhos.
Abonohu te:
Posto komente (Atom)
Nuk ka komente:
Posto një koment