Një miliard telespektatorë për Derbin e Italisë.
Nuk ishte vetëm derbi i Italisë, as përballja mes dy prej skuadrave, që pak pikë i ndajnë në renditje, as dy klubet që kanë mbizotëruar futbollin italian vitet e fundit. Ndeshja e mbrëmbshme në “San Siro” vlen gjysmë miliardë euro. Po, sepse kaq shkon fatura e bshkangjitur për Interin e Juventusin, në fund të sezonit 2008-2009, sipas vlerësimit të shoqërisë së këshillimit “StageUp-Sport&Leisure Business”. Bëhet fjalë për rreth një të tretën e të ardhurave të përgjithshme të Serisë A. Interi e Juvja janë dy nga 10 klubet më të pasura e më të njohura në botë, me 11,8 milionë tifozë vetëm në Itali; 7,3 ata bardhezinj dhe 4,5 ata zikaltër, sipas kërkimeve të “SportFans” 2007-2008 të “StageUp e Ipsos”. E gjithë bota i ka pasur mbrëmë sytë në “San Siro”. Stadiumi ishte i tejmbushur: 80 075 bileta të shitura. Ndeshja u transmetua direkt në televizionin arab “Al Jazzera” (që mbulon gjithë botën arabe), Rai International (Veriu dhe Qendra e Amerikës së Jugut), “Canal Plus” dhe televizionet e Japonisë, Suedisë, Danimarkës e Belgjikës. Sfida u ndoq pothuajse nga 1 miliard telespektatorë.
e diel, 23 nëntor 2008
Abonohu te:
Posto komente (Atom)
Nuk ka komente:
Posto një koment