Skuadra e Juventusit tashme ka harruar humbjen qe pesuan ne ndeshjen derbi te Italise kunder Interit, dhe po pregatitet per ndeshjen e radhes, asaj kunder ruseve te Zenitit ne kuader te Liges se Kampioneve. Ndeshja per Juventusin nuk do te jete vendimtare per raundin e dyte, asaj te 1/8 se finales, pasi qe tashme bardhezinjte te udhehequr nga tekniku Claudio Ranieri kane siguruar kete gje. Mirepo kjo ndeshje do te kete nje rendesi te madhe, pasi qe me fitore, Juvja do t'i ngjitet pozites se pare dhe do te perfundoje i pari ne grupe. Edhe ne kete ndeshje problemet per Ranierin nuk kane te ndalur. Lendimet e Buffonit, Zebinas, Zanettit, Andrades, Trezeguet, Knezevicit, Salihamidzicit, Poulsenit si dhe ajo e fundit e Tiagos, e detyrojne Ranierin qe te ftoje tre lojtare nga ekipi Primavera (te rinjte). Ata jane portieri Nocchi, si dhe mesfushoret Rossi dhe Castiglia. Ne kete ndeshje tekniku bardhezi ka gjasa qe disa lojtare kyc t'i pushoje dhe ne vend te tyre te inkuadroje lojtare tjere. Ndeshja e neserme nuk do te luhet ne kohe te duhur dhe do te luhet ne oren 18:30 per shkak te motit te ftohte qe e ka kapluar Rusine.
Te ftuarit e Ranierit ne ndeshjen kunder Zenitit 3 Chiellini 4 Mellberg 8 Amauri 9 Iaquinta 10 Del Piero 11 Nedved 12 Chiementi 13 Manninger 16 Camoranesi 19 Marchisio 20 Giovinco 21 Grygera 22 Sissoko 28 Molinaro 29 De Ceglie 31 Nocchi 32 Marchionni 33 Legrottaglie 36 Castiglia 40 Rossi
Nuk ka komente:
Posto një koment