e premte, 28 nëntor 2008

Chiellini: Mund të luajmë më mirë

Mbrojtësi i Juventusit, Giorgio Chiellini, e di mirë që “Zonjës së Vjetër” i mungon akoma diçka për të qenë në nivelin e Milanit dhe Interit, por lojtari bardhezi është i bindur se, sivjet Juventusi do të arrijë më shumë se një vit më parë: “Na mungon diçka për të qenë në nivelin e të parave – thotë Chiellini, – megjithatë po luajmë mirë, sepse mendojmë që sivjet jemi më mirë se vjet”. Dhe për t’i qëndruar sa më pranë Interit, pas humbjes të së shtunës, Chiellini u kërkon shokëve të skuadrës që t’i fitojnë të dyja ndeshjet e radhës kundër Regginas e Lecces: “Dëshiroj që për Krishtlindje ta zvogëlojmë në maksimum distancën me Interin. Le të mendojmë për ndeshjen e radhës ndaj Regginas, pasi kalabrezët janë një skuadër, e cila u hap gjithmonë problemeve ekipeve të mëdha”. Ndërkaq, ditën e djeshme është stërvitur rregullisht edhe Gigi Buffon.

Nuk ka komente: