Shoqja e portierit bardhezi paska qenë javën e shkuar në Angli, për të zgjedhur apartamentin.
Gigi Buffon dhe Alena Seredova e dinë çfarë i pret në Manchester, si dhe presin të njohin vijimësinë e ngjarjeve, pas ofertës së Cityt, që i siguron Juventusit 75 milionë euro dhe një rrogë lojtarit prej 15 milionë për 5 sezone. Një shifër astronomike për portierin bardhezi, i cili nuk duket se ka ndër mend ta injorojë. Javën e shkuar, shoqja e numrit një të Juves dhe kombëtares, Alena, paska qenë në Angli për të zgjedhur apartamentin, në prag të transferimit në Manchester. Një blic i organizuar me një avion privat, i vënë menjëherë në dispozicion nga City. Asgjë konkrete, në të vërtetë, por është një provë që Gigi po e ndjek çështjen me vëmendje, duke e ditur se çështja mund të zgjasë shumë kohë. City e do që në janar, por është më logjike që lëvizja të bëhet vetëm në verë, edhe pse Udinese nuk kërkon të privohet nga Samir Handanovic, numri një slloven i individualizuar nga Juvja, si pasardhësi i Buffonit. Më i kujdesshëm është Mark Hughes, trajneri-menaxher i Cityt, që nuk e përjashton “mësymjen” drejt italianit: “Na është dhënë leje për të marrë një tjetër portier, por vetëm hua, ndaj do të shohim një zgjidhje të shpejtë”. Nga ana tjetër, Manchester City ka dërguar një delegacion në Torino. Gazeta britanike “Times” e përshkruan kështu “mësymjen” e klubit anglez për portierin 31-vjeçar. Nuk ka rëndësi që Jean-Claude Blanc, administratori i deleguar i klubit bardhezi, ka deklaruar se Buffon është i pashitshëm, duke përgënjeshtruar bisedimet me Cityn. Sipas gazetës, një delegacion është nisur nga Manchesteri dhe paska zbarkuar në Torino gjatë këtij muaji. “City, - lexohet në “Times”, - mendon ta mbyllë çështjen, duke paraqitur një ofertë që klubi e lojtari nuk mund ta refuzojnë.” Flitet edhe për shifra: oferta-bazë për kartonin është 50 milionë sterlina, rreth 60 milionë euro.” Nëse Juvja do të kërkojë më shumë, nuk do të jetë problem për Abu Dhabi United Group; pronarët arabë të Manchesterit “janë gati të paguajnë çdo shifër të nevojshme”. Për Buffonin, në veçanti, qenka gati një çek prej 160 000 sterlinash në javë: thuajse 200 000 mijë euro çdo 7 ditë. Në një sezon, portieri do të fitonte jo më pak se 10 milionë euro.
e diel, 23 nëntor 2008
Abonohu te:
Posto komente (Atom)
Nuk ka komente:
Posto një koment