e hënë, 24 nëntor 2008
Del Piero, Amauri dhe Nedved nuk luajnë kundër Zenitit
Trajneri i Juventusit Claudio Ranieri pas humbjes së derbit nga Interi ka vendosur që t’i pushojë veteranët Pavel Nedved dhe Alessandro Del Piero, si edhe sulmuesin e transferuar këtë sezon, Carvalho Amauri, për ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Zenitit. Zonja e Vjetër tashmë e ka siguruar vizën për fazën nokaut të Ligës së Kampionëve në Grupin H, ndërsa ata udhëtojnë në Rusi për ta ruajtur pozitën e parë në ndeshjen kundër Zenit St Petersburg. “Tuttosport” njofton se Alessandro Del Piero dhe Amauri do të pushojnë, ndërsa në vend të tyre do të inkuadrohen Vincenzo Iaquinta dhe Sebastian Giovinco. Paolo De Ceglie do ta zëvendësojë Pavel Nedvedin e lodhur, ndërsa Mauro Camoranesi pritet të fillojë nga minuta e parë. Cristiano Zanetti është kthyer nga lëndimi, por sipas të gjitha gjasave Ranieri nuk do ta inkuadrojë, pasi skuadra e tij nuk ka për çka të luftojë në këtë ndeshje, ndërsa ende mbeten jashtë fushe Gianluigi Buffon, David Trezeguet, Jonathan Zebina, Dario Knezevic, Christian Poulsen, Hasan Salihamidzic dhe Albin Ekdal (i cili nuk është përfshirë ne liste Champions nga Claudio Ranieri).
Abonohu te:
Posto komente (Atom)
Nuk ka komente:
Posto një koment