e premte, 28 nëntor 2008

Interi dhe Juventusi përfshihen nga ethet e merkatos

Interi dhe Juventusi janë të përfshirë plotësisht në ethet e merkatos së janarit. Veç milanezëve, tani edhe Juventusi është duke menduar seriozisht për Karim Benzemanë. Bardhezinjtë ofrojnë një super shifër prej 50 milionë eurosh, të cilën pritet ta kompensojnë me shitjen e Buffonit tek Manchester City. Ndërsa Moratti ka dërguar në Angli Brancan për të qenë në kontakt me Drogbanë, dhe me disa drejtues të klubeve të tjera. Veç sulmuesit të Chelseat, Interi po sheh edhe pistën e Agueros tek Atletico e Madridit. Branca po sheh me interes kërkesën e Tottenhamit për Adrianon dhe Balotellin. Puna e tij më e vështirë, sipas Corriere dello Sportit, është diskutimi me drejtuesit e Manchester United për të ardhmen e futbollistit Carlos Tevez.

Nuk ka komente: