e hënë, 24 nëntor 2008

PSG dhe Juventus ndjekin Gallasin

Ekipi francez Paris Saint Germain dhe ai italian Juventus janë duke përcjellë situatën e mbrojtësit të Arsenalit, William Gallas. Sipas The Times, Gallas duket se do të largohet nga Emirates pa ndonjë zënkë, edhe pse, megjithëse i zemëruar me mënyrën se si është trajtuar, ai dëshiron sa më shpejtë të kthehet dhe të luftojë për vendin e tij.31-vjeçari është i vetëdijshëm se ai do të dështojë të marrë 90 mijë funte në javë diku tjetër, pavarësisht interesimit nga Paris Saint-Germain dhe Juventus, dhe ngurron të largohet nga futbolli anglez.

Nuk ka komente: