e martë, 25 nëntor 2008
Mesfushori Xavi nuk arrin akordin me Barçan, pranë tij qëndron Juventusi
Xavi dhe Barcelona nuk arrijnë dot marrëveshjen ekonomike midis tyre. Tratativat për rinovimin e kontratës së lojatrit me Barcelonën janë sfumuar ndjeshëm, njofton e përditshmja spanjolle AS. Sot drejtuesit e klubit të Barcelonës do të zhvillojnë një tjetër takim me menaxherin e lojtarit, Ivan Corretja. Barcelona i ofron lojtarit një kontratë deri në vitin 2013, ndërsa lojtari e kërkon deri në vitin 2014. Por, problemi kryesor mbetet tek shifra që ofron klubi dhe ajo që kërkon lojtari. Në Itali, Juventusi qëndron në gadishmëri për marrjen e shërbimeve të lojtarit. Ranieri e ka shfaqur hapur simpatinë e tij për lojtarin, dhe një marrëveshje me të do ta kënaqte mjaft teknikun e bardhezinjve.Në garë me Juventusin është edhe Arsenali me Liverpoolin, por lajmi më i mirë për italianët është se Xavi nuk preferon një kalim të tij në Angli.
Abonohu te:
Posto komente (Atom)
Nuk ka komente:
Posto një koment