e premte, 28 nëntor 2008

Del Piero: Inter, do të arrijmë sërish

Juventusi ndodhet gjashtë pikë larg Interit në renditjen e Serisë A, por Alessandro Del Piero nuk është i shqetësuar. Sipas tij, diferenca me zikaltërit e Mourinhos nuk do të zgjasë edhe për shumë kohë. "Përpara kemi një ndeshje shumë të rëndësishme kundër Regginas. Duhet me patjetër që të marrim tri pikët, në mënyrë që të mos shkëputemi nga Interi dhe t‘i arrijmë ata në krye të klasifikimit", tha numri 10 i bardhezinjve. "Duhet të rigjejmë grintën, me të cilën arritëm shtatë fitore radhazi".

Nuk ka komente: