e martë, 25 nëntor 2008

Del Piero, Ibrahimovic dhe Kaka të nominuar për Oscar Del Calcio 2008

Shoqata Italiane e Futbollit (Associazione Italiana Calciatori- ACI) ka bërë publike nominimet për Lojtarin më të mirë të vitit në Serie A (Oscar Del Calcio 2008), ndërsa në listë janë të përfshirë të gjithë lojtarët që pritej të ishin aty. Alessandro Del Piero i cili sezonin e kaluar pati një paraqitje të shkëlqyer dhe përfundoi si golashënuesi më i mirë në Serie A, është pretendenti kryesor për ta fituar çmimin e sivjetmë të lojtarit më të mirë në Kampionatin italian.


Më poshtë është lista e plotë e lojtarëve të nominuar:

Lojtari më i mirë i vitit: (Caktohet nga fituesit: Lojtari më i mirë italian dhe Lojtari i huaj më i mirë)

Lojtari më i mirë italian: Alessandro Del Piero (Juventus), Daniele De Rossi (Roma), Andrea Pirlo (Milan)

Lojtari i huaj më i mirë: Zlatan Ibrahimovic (Inter), Ricardo Kaka (Milan), Adrian Mutu (Fiorentina)

Portieri më i mirë: Gianluigi Buffon (Juventus), Sebastien Frey (Fiorentina), Julio Cesar (Inter)

Mbrojtësi më i mirë: Giorgio Chiellini (Juventus), Phillipe Mexes (Roma), Alessandro Nesta (Milan)

Lojtari i ri më i mirë: Mario Balotelli (Inter), Sebastian Giovinco (Juventus), Marek Hamsik (Napoli)

Trajneri më i mirë: Carlo Ancelotti (Milan), Cesare Prandelli (Fiorentina)

Gjyqtari më i mirë: Emidio Morganti, Roberto Rosetti, Massimiliano Saccani.

Fituesit do të bëhen të ditur më 19 janar gjatë ceremonisë së përvitshme të ACI.

Nuk ka komente: