e mërkurë, 29 tetor 2008

Serie A: Juvja fiton edhe Bolognan


Ne kuader te gjiros se nente te Serie A, Juventusi u perball ne transferte kunder ekipit te Bolognas. Ndeshja mbaroi me rezultatin 2-1 ne favor te bardhezinjve. Dy golat e per Juven i shenoi veterani cek, Pavel Nedved ne minuten e 11 dhe 56, ndersa per nikoqiret shenoi ish-juventini Di Vaio, 16 minuta para mbylljes te takimit. Pjesa e pare mbaroi me rezultatin 1-0. Juvja si duket po i ngjitet fitoreve te cilat i kishte pritur pothuajse nje muaj rresht. Pas dy fitoreve kunder Realit dhe Torinos, viktime e radhes ishin te sapongjiturit ne Serie A, skuadra e Bolognas te cilet nuk treguan asgje pervec nje gol permes italianit Marco Di Vaio.

Te dhena rreth ndeshjes Bologna - Juventus 2-1 (1-0).
Gokashenues: Nedved 11’, 56’ (Juventus) Di Viao 74’
BOLOGNA: Antonioli, Zenoni (Marchini 46’), Moras, Bombardini, Terzi, Lavecchia (Bernacci 89’), Mudingayi, Castellini, Mingazzini (Carrus 67’), Marazzina, Di Vaio. Trajner Arrigoni. Ne dispozicion: Colombo, Britos, Lanna, Adailton

JUVENTUS: Manninger, Mellberg, Chiellini, Knezevic, Molinaro, Marchionni, Tiago (Camoranesi 84’), Sissoko (Ekdal 60’), Nedved, Iaquinta, Amauri (Giovinco 70’). Trajner Ranieri. Ne dispozicion: Chimenti, Ariaudo, Castiglia, F.Rossi

Te ndeshkuar me karton te verdhe: Marchini, Mudingayi, Carrus (Bologna), Molinaro (Juventus)
Gjyqtar kryesor: Trefoloni nga Siena

Usain Bolt tifoz i Zonjës së Vjetër

Njeriu mё i shpejtё nё botё, xhamaikani Usain Bolt, ka pranuar se ёshtё tifoz i futbollit italian dhe Serie A. Bolt nuk e ka fshehur dashurinё e tij pёr futbollin. Para njё kohe atleti nga Xhamajka pranoi se ёshtё tifoz i Real Madridit, ndёrsa tash u bё e qartё se ai ёshtё tifoz i Juventusit. “Unё vёrtet e pёlqej Gianluigi Buffonin dhe Alessandro Del Pieron. Po ashtu mё pёlqejnё edhe Francesco Totti dhe Antonio Di Natale”, ka thёnё Bolt. “Sulmuesin e Udineses e njoh nga loja nё play-station”, ka shtuar Bolt. Bolt ka fituar tre medalje tё arta dhe theu po aq rekorde nё Lojёrat e sivjeme Olimpike nё Pekin.

Juventus interesohet për Xavin

Mediat spanjolle bëjnë të ditur se mesfushori spanjoll i Barcelonës, Xavi Hernandez, është në fokus të ekipit italian Juventus.Sportivja spanjolle Sport zbulon se Xavi është në listën e ngushtë të dëshirave të gjigantit italian.Pas fillimit të dobët të sezonit, Juventusi seriozisht është duke menduar për përforcime të reja. Zonja e Vjetër dëshiron mesfushorë me përvojë dhe të dëshmuar.Krahas Xavit, mediat shkruajnë se edhe braziliani i Werderit, Diego, mund të jetë një përforcim i ri për klubin italian. Xavi tashmë ka filluar negociata me Barcelonën për vazhdim të marrëveshjes deri në vitin 2014.

Juventus: Diego shumë pranë, ëndrra torineze është Xavi Hernandez

Drejtuesit e skuadrës së Juventusit janë duke punuar intensivisht gjatë këtyre javëve, për të përforcuar skuadrën gjatë merkatos së janarit. Dy janë emrat konkretë të këtyre ditëve, braziliani i Werder Bremenit, Diego, menaxherët e të cilit kanë qenë në tribunën VIP në derbin kundër Torinos, përkrah drejtuesve bardhezi. Për të është gati një kontratë faranike, nëse kujtojmë që paga e tij në formacionin gjerman nuk i kalon 2 milionë eurot. Gjithsesi, Ranieri nuk zbulon asgjë mbi këtë çështje, ndërkohë që ëndrra e bardhezinjve është organizatori i skuadrës së Barcelonës dhe lojtari më i mirë i Evropianit 2008, Xavi Hernandez.

Bardhezinjtë, skuadër emergjence në Bologna

Trajneri Claudio Ranieri duhet ta sajojë një skuadër për ndeshjen me Bolognan në mbrëmjen e sotme, pasi një skuadër titullarësh është e padisponueshme si rrjedhojë e dëmtimeve të pësuara. Përveç emrave që njiheshin prej javësh, në listë shtohet edhe kapiteni Alessandro Del Piero, i cili gjithsesi do të jetë i gatshëm për sfidën e fundjavës kundër Romës. Në këtë mënyrë, kundër kuqebluve të Arrigonit, do të ketë hapësirë në mesfushë për dyshen e të rinjve Ekdal (19 vjeç) dhe Giovinco (21 vjeç).
Të padisponueshëm kundër Bolognas: Andrade, Zanetti, Zebina, Trezeguet, Buffon, Poulsen, Marchisio, De Ceglie, Grygera, Salihamidzic, Del Piero, Legrottaglie.

Amauri, golat vlejnë 10 pikë

Pesë gola në kampionat, si Ibrahimovic. Duket se do të ketë një duel në zonat e larta të renditjes së golashënuesve midis Amaurit dhe suedezit të Mourinhos. Sfida e brazilianit kundrejt interistit intrigon Juventusin dhe sidomos vetë sulmuesin e Ranierit, që nuk fal kur është fjala për konkretizim dhe gola me peshë. Juve ka 12 pikë në renditje dhe 10 i ka siguruar pikërisht Amauri: një gol Udineses (3 pikë), një gol Cagliarit (3 pikë), një gol Catanias (1 pikë) dhe një gol Torinos (3 pikë). Goli i pestë ndaj Napolit nuk shërbeu, sepse Juve humbi ndeshjen. Braziliani është vetëm në fillim të aventurës me bardhezinjtë, por mesatarja tij shënuese është e jashtëzakonshme me 0.63 gola për ndeshje.

Nedved: “Titulli, i pamundur për Juven”.

Në pritje për ta shndërruar ëndrrën e titullit kampion në Itali në një objektiv disi më real, Pavel Nedved i gëzohet fillimisht faktit se skuadra e tij i është rikthyer rrugës së fitoreve: “Në atë përqafim me Ranierin ishte përgjigja që ju gazetarët kërkonit, pasi për ditë me radhë keni sulmuar paraqitjet tona”, thekson Nedved. Pavel, mendoni se tashmë kriza juaj është vetëm një kujtim i vjetër? Çfarë krize? Ajo ishte thjesht imagjinata juaj. Besoj se e kuptoni që është e pamundur që të mendoni se mund t’i fitojmë të gjitha sfidat e sezonit. Atëherë të themi që ishte thjesht një moment i mbrapshtë? Kemi humbur dy ndeshje radhazi dhe këtu përfundon gjithë kjo histori. Ishte një moment i vështirë dhe sigurisht që nuk mendojmë se e kemi kaluar, ndonëse skuadra po fillon të rigjejë formën më të mirë të saj. Dy sukseset ndaj Realit dhe Torinos ishin thelbësore për ju? Kemi fituar dy ndeshje të rëndësishme dhe jemi shumë të lumtur për atë që kemi arritur të japim në fushë. Sigurisht që po të mos e kishim fituar derbin e Torinos, suksesi ndaj Realit nuk do të kishte vlejtur për asgjë. Këto fitore kishin një vlerë të dyfishtë, pasi përveç rezultatit, ju ndihmojnë shumë edhe psikologjikisht? Fituam dy ndeshje të rëndësishme. Jam i lumtur për mënyrë se si i përballuam ato dhe shpresojmë që këto suksese të na japin mundësinë ta kalojmë këtë moment të vështirë. Pas derbit, ndërmjet jush dhe Ranierit kemi parë një përfaqim të përzemërt... Ai përqafim është përgjigja e të gjitha pyetjeve tuaja që kërkonit prej javësh. Juventusi ka qenë gjithmonë i bashkuar, dhe më shumë se kurrë, në momentet e vështira si kjo. Krizat kalohen kur të gjithë janë të bashkuar, ky është sekreti më i madh i kësaj skuadre. Nuk gëzoni një formë të mirë fizike, por të mërkurën në Bolonja nuk do të mungoni kurrsesi, apojo? Sigurisht që jo. Na mungojnë mjaft lojtarë dhe kështu që nuk kam aspak ndërmend të tërhiqem.

e martë, 28 tetor 2008

Juvja filloi bisedimet per Diegon

Juventusi ka derguar oferte freskuese per yllin e Werder Bremenit, Diego me shprese se do ta sjellin ne skuader ne afatin kalimtar te janarit. Gjiganti torinez tentuan te nenshkruajne me brazilianin vitin e kaluar, por veprimi ishte i pasuksesshem. Sipas Tuttosport, babai i Diegos, Djair da Cunha, i cili njekohesisht edhe edhe menaxher i tij, ne mengjes eshte dashur te takohet me drejtuesit e Juventusit me cka fillojne bisedimet mes dy paleve. Mendohet se do te duhen rreth 15 milione sterlina per tu bindur Werderi per tu liruar nga sherbimet e Diegos, sepse edhe ashtu gjermanet kane opsione ne mesfushe.

Moggi planifikon rikthim shokues

Gazeta italiane "La Nazionale" ka shkruar se ish-drejtori i Juventusit, Luciano Moggi, mund ta gjejë një shteg dhe të rikthehet në futbollin italian. Të hënën Gjykata Federale e Drejtësisë në Itali ka vendosur në favor të mjeshtrit të transferimeve, dhe disa gjyqtarëve të futbollit, përfshirë këtu Massimo De Santis dhe Paolo Bertini, në rastin e ashtuquajtur “SIM kartela ”. Gazeta e bazuar në Firence njofton se pasi ka fituar këtë betejë, 71-vjeçari mund të përfshihet në futbollin italian duke punuar si një konsultues i jashtëm për transfere, me ç’rast presidentët dhe drejtorët sportiv nuk do të kishin problem me ligjin. Duke parë veprimet e dobëta të Alessio Seccos, “La Nazionale” sugjeron se Moggi mund të depërtojë sërish te Zonja e Vjetër. Mirëpo a janë të gatshëm bardhezinjtë të rrezikojnë edhe një rikthim në Serie B, pasi që Moggi ishte fajtori kryesor për atë që ndodhi dy vite më parë.

“Çmendet” Hoffenheimi: Do Auilanin dhe të mund Juven ne Champions

Me sa duket, pozicioni në vendin e parë në renditje e ka “dehur” presidentin e Hoffenheimit. Në fakt, sipërmarrësi Dietmar Hopp, ka pohuar: “Objektivi ynë është Championsi, ku ëndërroj të mund Juventusin. Dhe që ta bëj këtë do t’i paraqes një ofertë Romës, ku ka një lojtar që më pëlqen shumë, Alberto Aquilani.”

e hënë, 27 tetor 2008

Amauri: Juventus është kombëtarja ime

Sulmuesi brazilian Amauri nuk shqetësohet për të ardhmen e tij me përfaqësuese, qoftë atë të Brazilit ose të Italisë, pasi që ai tashmë e ndjen Juventusin si kombëtare. “Goli në derbi ishte diçka e mrekullueshme, meqenëse ishte një ndeshje e veçantë. Merita më e madhe i takon Pavel Nedvedit i cili bëri një asistim të mirë, mirëpo edhe unë kisha fat me gjuajtjen time”. “E rëndësishmja është që shënova dhe goli im na ndihmoi ta fitojmë ndeshjen. Po kaloj një moment shumë të bukur, megjithatë ne duhet të vazhdojmë të jemi të suksesshëm”. “Pasi e mposhtëm Real Madridin dhe Torinon mund të them që Juventusi nuk i frikohet asnjë skuadre”, ka thënë Amauri.

Dunga: Adriano vjen para juventinit

Nëse Amauri kërkon Brazilin duhet të ketë durim, të vazhdojë të shpresojë pa pretenduar asgjë dhe të vihet në rrjesht pas Adrianos. Këtë e ka thënë trajneri verdheblu Karlos Dunga, që i ka mbyllur përfundimisht dyert e Seleçaos për sulmuesin e Juventusit duke e shtyrë lojtarin e Ranierit drejt krahëve të Lipit. “Nëse do të jetë pjesë e kombëtares, - sqaron Dunga-, duhet të presë rradhën e tij. Para Amaurit vjen Adriano”. Më pas Dunga ka vazhduar duke thënë se: “Adriano është rikthyer në nivele të larta, por edhe Luis Fabiano po luan në mënyrë të shkëlqyer. Nuk dua të hedh poshtë punën e bërë gjatë këtyre muajve. Një ekip ndërtohet me koherencë dhe duke respektuar disa ekuilibra. Tani besoj tek Adriano dhe Luis Fabiano. Nëse Amauri do të luaj me Brazilin duhet të vazhdojë punën e tij të mirë dhe të presë. Përndryshe…”. Përndryshe të bëjë një zgjedhje tjetër. Dunga nuk e thotë por sigurisht mendon për Italinë dhe Lipin: “Sistemi i vjetër i agjentëve të lojtarëve që përhapin zëra për të forcuar zgjedhjet e trajnerit, - ka sqaruar trajneri brazilian -, mua nuk më ka pëlqyer kurrë. Unë bëj zgjedhjet e mia”.

Amauri beson: Po, jemi për titull!

Pas golit të fitores në derbi, braziliani është shprehur optimist për të ardhmen.

Gjithë jetën përpara. Dhe “voce e minha vida”, që përkthehet “ti je jeta ime”, dedikuar gruas Sinthia: e kishte përgatitur. Bukur kështu, të shkruar te fanella e poshtme, ajo e treguar nga Amauri, njeriu i nAdd Imagedeshjes, ai që shënon edhe në derbi. “Po ia kushtoj Sinthias, sepse më ka qëndruar gjithnjë pranë në momentet e vështira.” Tani golat e shënuar prej tij në kampionat janë 5 në 8 ndeshje, plus një në fazën eliminatore dhe një në Champions. Do dëshironte të bëhej Ibrahimoviç i ri. Të paktën për momentin e ka arritur, përsa i përket renditjes së golëshënuesve, dhe është vënë ndjekje të Gilardinos, i cili ndodhet vetëm një gol larg. Ndodh gjithçka në kampionatin e pasigurive që është vetëm në fillimin e tij. Por braziliani vrapon më shpejt se era, sespe asnjëri deri tani tek Juventusi, nuk ka shënuar kaq shumë.

PREMTIMI - Sepse ai e dinte, ishte më mirë të fillonte sa më shpejt që të ishte e mundur. Amauri ka ardhur vonë, dhe i është dashur të presë për një farë periudhe para se të vinte kalimi cilësor tek një klub i madh. Për të luajtur futboll ka lënë Brazilin dhe ka shëtitur pothuajse gjysmën e Italisë. Më shumë: ka shkuar edhe në Zvicër ku ka zbuluar se ka frikë nga dëbora. Duket se kjo është e vetmja gjë që e frikëson. Të shtunën në pritje të derbit ka thënë. Një: “Jemi një Juve e ndryshme”. Dy: “Derbin nuk mund ta humbasim”. Ok, po nëse mbraon barazim? “Dyshoj për këtë”, dhe tre. Që këtu tregohet një kurajo e madhe. E njëjta me të cilën në fund do të thotë: “Objektivi i sezonit është kampionati, dhe do të ishte bukur sikur të vinte dhe Championsi”, ka deklaruar Amauri.

JUVJA ESHTE JUVE - Kështu duket e lehtë edhe shpikja e disa golave të veçantë. Pas një pjese të parë të kaluar duke provuar dhe duke vuajtur, mjaftojnë vetëm tre minuta nga pjesa e dytë. Nedved jep një top në krahun e majtë dhe fillon “Amauri Show”: topin në mes të këmbëve të Di Loretos, shmangja e Barones, goditja me të majtën që kalon poshtë portierit Calderoni. Kështu sulmuesi i ardhur nga Palermo mund të fitoj një derbi dhe të shënoj edhe një gol tjetër, më shumë se kurrë vendimtar: “Ishim të vrarë për gjithë gjërat e pavërteta që janë thënë për ne, - shpjegon lojtari -. Jemi një grup i bashkuar, kemi qenë gjithnmonë dhe e kemi treguar”. Mirë, është e pranueshme dhe dalja nga fusha dhjetë minuta para, sepse lodhja fillon të ndihet, dhe koreografia që pason shkon me situatën: Amauri heq palestrinat, i përgjigjet me një duartrokitje brohoritjeve të stadiumit, përqafon Ranierin dhe i jep dorën gjithë lojtarëve të stolit. Më pas komenton: “Të shënosh gol në derbin e parë?

Më duket një ëndërr, është e mrekullueshme. Por jam i lumtur sespe Juventusi është kthyer të bëj Juventusin”. Problemi është se tani duhet fituar edhe në transfertë mbas tre ditësh kundër Bolonjës. Amauri e shikon kështu: “Gjëja më e rëndësishme është të mos dorëzohemi tani edhe nëse na sulmojnë, pasi këto gjëra janë normale në një klub të madh si Juventusi”.

“Lippi ‘ta gëzojë’ brazilianin tonë”.

Amauri po rikthehet në një lojtar shumë deçiziv për Juventusin, ndërkohë që të shtunën në mbrëmje firmosi për të disatën herë radhazi ndeshjen e bardhezinjve. Viktima e tij e radhës ishte Torino, por ëndrra e sulmuesit vazhdon të jetë fanella e “Seleçaos”. Mirëpo duket se tekniku Dunga nuk është absolutisht i interesuar për brazilianin e Juventusit, aq sa në një intervistë për median italiane i mbyll dyert e Brazilit sulmuesit juventin. Dunga, po e ndiqni sezonin e shkëlqyer të Amaurit me Juventusin? Po. Dhe ai po paraqitet me të vërtetë mjaft mirë. Me golat e tij është shndërruar në një pikë referimi për skuadrën bardhezi.Kjo do të thotë që shumë shpejt ai do të veshë fanellën e Brazilit?Nuk e thashë këtë. Kam zgjedhur një grup lojtarësh dhe do të vazhdoj përpara me ta. Jam një person koherent dhe nuk ndryshoj mendje shumë lehtë.Nuk keni frikë se Lipi mund t’ua rrëmbejë Amaurin, duke e grumbulluar me të kaltrit? Zgjedhja se kë skuadër të përfaqësojë i takon vetëm lojtarit dhe sigurisht që unë jam personi i fundit, i cili mund ta shtyjë atë të bëjë një zgjedhje. “Seleçao” ka në përbërjen e saj kampionë të mëdhenj dhe në këtë moment disi të vështirë për ne, nuk mund të rrezikoj me zgjedhje për të cilat mund të pendohesha. Por kohët e fundit kanë spikatur zëra për një grumbullim tuajin... Kjo është loja e vjetër e menaxherëve të futbollistëve, për t’i bërë sa më të rëndësishëm lojtarët që mbrojnë, por mua një politikë e tillë nuk më pëlqen aspak. Kush kërkon të veshë fanellën e Brazilit, duhet të presë shanset e tij dhe atë çfarë ndodh më pas.

Ranieri: E dija që do të ringriheshim

Trajneri bardhezi ka qenë i sigurtë për reagimin e Juves: Mungesat e shumta ndikuan.

“Po fryn një erë e re”, as një meteorolog nuk do të kishte ditur të bënte një parashikim më të mirë sesa Ranieri në parashikimet e motit… bardhezi. Një barometër kundër rrymës me Realin e Madridit, presion i lartë dhe sërish kohë e hapur, mot i bukur në shtëpinë e Juves pas disa ditësh të zymta. Mbase fitoria në derbi nuk do të mbahet mend si një nga më të bukurat e sezonit, e pakrahasueshme me të martën e Champions Ligës, por ndihmon për renditjen, dhe në këto kohë të vështira, vlen dyfishin. “Një ndeshje e vështirë, - shpjegon tekniku -, kemi bërë presion ndaj Torinos, kemi krijuar shumë në pjesën e parë, më pak në të dytën. Jam i kënaqur, kishim harxhuar shumë energji me Realin por kemi arritur gjithsesi të zotërojmë fushën dhe lojën, duhej vetëm të ishim të qetë në pjesën e dytë dhe të shfrytëzonim më mirë kundërsulmin. Në këtë pikë… jemi si Meri Popins: ka ndryshuar era dhe tani fluturojmë”. Në prag të derbit trajneri roman i kishte kërkuar lojtarëve të tij shumë qartë: “Të mos shkatërrojmë gjithçka…”. I llogjikshëm gëzimi pas 90 minutave. “Na duhej një konfirmim pas Realit. Dy prova krenarie të bukura, kemi qenë të shkëlqyer, nuk e kemi lënë Torinon të gjuaj në portë asnjëherë”, ka thënë trajneri. Nuhatja për Amaurin. “Meritat janë të të gjithëve. Kishim nevojë për një lojtar me karakteristikat e tij, që kishte një përdorim të mirë të topit me të dy këmbët, të ishte altruist, dhe që di të luaj mirë me të gjithë shokët e repartit të sulmit”, deklaron Ranieri. Dy fitore të rëndësishme të njëpasnjëshme, kriza është lënë pas? “Nuk ka pasur asnjëherë krizë, - siguron Ranieri -, më shumë kanë ndikuar dëmtimet e shumta por unë nuk kam qenë për asnjë moment i shqetësuar, klubi dhe skuadra më kanë dhënë qetësi, isha i sigurtë se do të ringriheshim. Klubi, lojtarët, tifozët më kanë qëndruar afër dhe për këtë i falenderoj. Kur ka unitet mund të shkohet shumë larg”.

Juventini Molinaro synon “axurrët”

Ka padyshim një atmosferë më të gëzuar në shtëpinë e Juventusit pas fitores së të shtunës në mbrëmje në derbi. Një nga ata që e tregojnë këtë është edhe Cristian Molinaro, mbrojtësi i krahut bardhezi, i cili para gazetarëve ka folur pët paraqitjen e ekipit dhe nuk ka fshehur ambiciet e tij personale. “Unë besoj se e kemi lënë pas momentin negativ, - ka thënë Molinaro -. Javët e fundit, për shumë arsye, nuk kemi qenë të zakonshmit; por duhet të them se merita e kësaj ringjalljeje është e trajnerit, i cili ka arritur të na japë shumë qetësi”. Molinaro po kalon, pavarësisht disa fishkëllimave që vijnë nga një pjesë e tifozëve bardhezi, një moment pozitiv: “Në këtë moment po mendoj vetëm të punoj dhe të luaj mirë, unë përkushtohem gjithnjë në maksimum me dëshirën për të arritur në nivele gjithmonë dhe më të larta. Dhe nuk e fsheh se objektivi im është të arrij tek kombëtaria”, ka përfunduar Molinaro.

Nedved: Juve qëndron prapa Ranierit

Pas një fillimi jo aq të mirë të sezonit, Juventusi më në fund po iu rikthehet fitoreve dhe ylli çek Pavel Nedved tregon se pse ai i dha një përqafim të madh trajnerit Claudio Ranieri pas fundit të ndeshjes. “Ai përfaqim ishte i dukshëm. Vrapova në drejtim të tij me qëllim që të përgjigjesha për gjithë atë që ishte supozuar gjatë disa javëve të kaluara. Ne e dëshironim këtë fitore për tifozët dhe për veten, por mbi të gjitha e donim për të, pasi që gjithmonë na ka përkrahur. Ne vërtet e duam atë”, ka thënë Nedved. Juventusi shënoi fitore minimale prej 1-0 në derbin e qytetit përballë Torinos, me golin e shënuar nga braziliani Amauri.

e diel, 26 tetor 2008

Amauri: “Me Juventusin po përjetoj një ëndërr”

Heroi i derbit të Torinos, Carvalho de Oliveira Amauri është shprehur i ekzaltuar pas përfundimit të ndeshjes dhe nuk mundohet të fshehë emocionet e tij: “Ky është derbi im i parë me Juventusin dhe të shënosh golin vendimtar në një sfidë kaq të rëndësishme për qytetin e Torinos është diçka shumë e veçantë. Nuk e di, por më duket se po përjetoj një ëndërr. Kisha kohë që prisja të provoja emocione të tilla dhe tashmë shumë prej tyre po shndërrohen në realitet. Po përjetonin një moment të vështirë dhe sigurisht që një fitore e tillë, mbi të gjitha edhe pas asaj në Ligën e Kampioneve kundër Realit të Madridit, do të risillte gëzimin dhe bindjet në forcat tona. Jam shumë i lumtur për Juventusin dhe popullin bardhezi, por për të qenë realist, golin tim në këtë derbi ia dedikoj bashkëshortes sime”, shprehet sulmuesi juventin.

Dunga: Amaurit nuk i premtoj asgjë

Në momentet kur çështja Brazil-Itali e sulmuesit të Juventusit Amauri, është duke e favorizuar Brazilin, trajneri i Selecaos, Carlos Dunga, ka thënë se Amauri ende nuk bën pjesë në planet e tij. “Amauri po luan shumë mirë te Juventus dhe tashmë ka fituar një vend në skuadër. Megjithatë, unë nuk them se do ta sjell atë në Brazil. Unë tashmë kam një skuadër solide dhe planifikoj të vazhdoj me ata”. “Në Brazil kemi shumë lojtarë klasi të lartë, prandaj nuk mund ta jap një premtim të cilin pastaj nuk mund ta mbaj. Ai duhet të vendosë vetë me kë do të luaj, dhe askush nuk duhet t’i imponojë asgjë”, ka thënë Dunga.

Tiago, Porto rikthehet “të trokasë”

E kërkonin Monaco, Tottenhami dhe Evertoni, por ai, Tiago, ishte shumë i qartë: “Ose më shisni te një klub që luan në Champions, ose qëndroj këtu”. Objektivi ishte të kthehej në Portugali, te Porto. Por nuk u bë gjë. Shumë e lartë kërkesa e Juves, e tepruar rroga e lojtarit. Tani Porto është kthyer në “lojë” dhe Juvja ka ndër mend t’i mbyllë bisedimet në janar: huazim me të drejtë shitjeje për shumën 10 milionë euro. Lëvizja në këtë aspekt do t’i bindte të gjithë. Lojtarin, në radhë të parë (te Juvja s’ka vend për të), pastaj Juven (që do të lirohej nga një rrogë prej 2 milionë eurosh në sezon, me mundësinë për të fituar më shumë parà qershorin që vjen) dhe Porton në fund (do të siguronte shërbimin e një lojtari, i cili është në kërkim të vetvetes). “Zonja” ëndërron të marrë një çek me shtatë zero nga pas, por nuk do të injoronte as ndonjë këmbim lojtarësh. Dy janë emrat nën vëzhgim: Bruno Alves dhe Lucho Gonzales. Të dy 27-vjeçarë, i pari është një mbrojtës energjik 189 centimetra, i dyti është një mesfushor argjentinas me cilësi të vlefshme tekniko-taktike. Pra, Tiago mund të jetë çelësi për të synuar përforcimin e parë të sezonit të ri bardhezi.

Amauri “shëron” Juventusin edhe në derbi

Një tjetër gol vendimtar i brazilianit, pas atij ndaj Realit në Champions.

I shkon Juventusit derbi i Torinos. Në “Olimpico” vendos një gol i Amaurit tri minuta pas fillimit të pjesës së dytë. Goli u shënua në fund të një aksioni personal të sulmuesit bardhezi, i cili ka shmangur Di Loreton me një hap të dyfishtë, hyn në zonë dhe gjunjëzon portierin Calderoni me një prekje të lehtë të topit. Në të vërtetë ishte një ndeshje e tensionuar, me raste të shumta për gol, para së gjithash nga Juventusi. Por Calderoni ishte i zoti dy herë ndaj Marchionnit dhe në një rast ndaj Sissokos. Nëse deri një javë më parë flitej për krizë të plotë dhe mungesë besimi ndaj Claudio Ranierit, tashmë gjithçka duket sikur ishte një ëndërr e keqe dhe Juventusi ka filluar të marrë frymë lirisht. Fitorja ndaj Realit të Madridit në Champions në mesjavë dhe ajo e mbrëmshmja kundër Torinos në derbi, është një sinjal i qartë pozitiv se kriza është larguar dhe se trajneri bardhezi nuk ndihet më nën rrezik. Dy fitore radhazi të rëndësishme për bardhezinjtë në dy sfida sigurisht të “tensionit të lartë”. Megjithatë, ndeshja e djeshme ishte edhe më vendimtare, pasi vetëm fitorja do të largonte çdo polemikë dhe dyshim mbi formwn e bardhezinjve. Dhe fitorja u arrit, me djersë, sedër dhe sakrificë. Juventusi nuk e pati të lehtë të mundte një kundërshtar, që nga ana e tij kërkonte patjetër pikë, pasi edhe trajneri De Biasi ishte në rrezik para ndeshjes. Me gjithë mungesat e shumta për shkak të dëmtimeve, ka mjaftuar një gol vendimtar i Amaurit në minutën e 48 të për t’i dhuruar derbin “Zonjës”. Fitoi Juvja, fitoi, sepse krijoi më shumë dhe sepse në derbin “e shpëtimit”, është ajo që përfitoi shumë nga fati dhe cilësia. Calderoni ishte i pathyeshëm në pjesën e parë, pastaj dorëzohet, duke “bashkëpunuar” në golin e Amaurit. Një pjesë të fajit e ka portieri torinez (i cili dje zëvendësonte titullarin Sereni i dëmtuar), edhe pse në të vërtetë sulmuesi brazilian ka meritën më të madhe. Një meritë që duhet vlerësuar në maksimum, sepse 28-vjeçari i ardhur këtë verë nga Palermo po shënon gola vendimtarë, si ai i së mërkurës ndaj Realit.

e shtunë, 25 tetor 2008

Juventusi fryhet me molle perpara derbit me Torinon dhe fiton!

Disa lojtare te Juventusit kane marre pjese ne panairin e molleve dje ne krahinen e Trentinos ne Italine e Veriut. Me sa duket, trajneri Claudio Ranieri, ne prag te derbit te mbremjes se sontme ku Juvja e fitoi me rezultatin 1-0 fale golit te Amaurit, e ka gjetur se cili eshte ilaci i duhur per lojtaret e tij per te fituar. Dhe keshtu, qe Buffoni, Zebina, menaxheri Pessotto dhe disa lojtare te tjere, jane pare t’i qeronin dhe te ushqehehsin me molle mire e mire, duke karikuar energjite per derbin e sotem. Dhe Juvja fitoi, atehere mund te thuhet me plote gojen, se mollet e Trentinos jane cudiberese!


Serie A: Juvja mposht edhe Torinon


Pjesa e pare
Pas fitores te marten ndaj Realit te Madridit, Juvja pothuajse i ka ikur krizes qe e kaplonte. Viktime e radhes ishte rivali nga qyteti, Torino. Juvja hyri ne kete ndeshje me nje motivacion tejet te madhe, e cila ne fund u kurorezua me nje fitore minimale. Pjesa e pare ishte tejet e ashpert. Rastin e pare, qe ne minutat e para te ndeshjes e kishin mysafiret e Torinos, te cilet me gjujtjen e larget te Rosinas, ishin te paret te cilet u kanosen ne kete derbi ndeshje. Me pas Juvja mori nen kontroll lojen dhe me ane te Sissokos, tre here u perpoqen te shenojne, mirepo asnjera nga ato gjuajtje nuk u vulos me shenim. Me pas edhe nje aksion perfekt i udhehequr nga kapiteni Del Piero, i cili u lirua shkelqyeshem nga kundershtaret, gjeti te lire Marchionin, i cili gjuajti tejet fuqishem, mirepo portieri Calderoni doli triumfues ne dy aksionet e lojtarit bardhezi. Mandej vjen edhe nje loje tejet jo korrekte nga ekipi Granata. Topin e kishte ne kembe ceku Pavel Nedved, i cili u mundua tejmase te kaloje kundershtarin, mirepo Diana me nje nderhyrje tejet josportive, godet Nedvedin ne gjurin e kembes se djathte. Se pari mendoheshte se Nedved nuk do te jete ne gjendje te vazhdoje ndeshjen, mirepo mesa duket adrenalina ishte ajo qe i dha kurajo cekut per te vazhduar me tej. Ndeshja e pare perfundon me rezultatin 0-0.

Pjesa e dyte
Ne fillim te pjeses se dyte hasim ne nje ndryshim tek radhet e bardhezinjve. Suedezi Olof Mellberg inkuadrohet ne loje ne vend te cekut Zdenek Grygera. Qe ne fillim te pjeses se dyte shiheshte qarte se Juvja do te jap me shume se maksimumin e saj per t'i derguar ne konton e saj 3 piket e kesaj ndeshjeje. Luheshte minuta e 3te e pjeses se dyte (gjegjesisht e 48ta) ku nga nje kundersulm, Juventusi i udhehequr nga Nedvedi, gjen Amaurin i cili ne menyre te shkelqyeshme kalon dhe largohet nga mbrojtesit kundershtar per te mos e patur aspak te veshtire te mposhte portierin mysafir, Calderoni. Pas epersise Juvja filloi te taktizoje ne loje. Nuk luheshte me ne presion ndaj kundershtarit dhe loja mori absolutisht nje kahje tjeter nga ajo e pjeses se pare, e cila ishte me te vertete dinamike. Ne minuten e 64 ne loje hyn talenti juventin, Sebastian Giovinco qe zevendeson Paolo De Ceglien. Me inkuadrimin e ketij lojtari, loja e Juves mori nje tjeter kahje nga aspekti i shpejtesise dhe i freskimit. Me pas, ne minuten e 81 Amauri largohet nga loje dhe ne vend te tij aktivizohet italiani Vincenzo Iaquinta. Duhet cekur nje gje se edhe kundershtaret permes Amorusos dhe Abruscatos, patem mundesine qe te barazojne rezultatin, mirepo gjuajtjet e tyre me koke nuk ishin aq precize dhe te sakta. Ne fund ndeshja perfundon me rezultatin 1-0, autor i golit edhe njehere ishte braziliani Amauri. Me kete fitore Juvja ngjitet ne kuoten e 12 pikeve, qe e ndan nga lideri Inter vetem 4 pike, mirepo zikalterit kane nje ndeshje me pak, te cilet neser me fillim ne ora 15 do te ndeshen me ekipin e Genoas, ne Giuseppe Meazzan e Milanos.

Te dhena rreth ndeshjes: JUVENTUS-TORINO 1-0
(0-0).
Juventus (4-4-2): Manninger; Grygera (46' Mellberg 6), Legrottaglie, Chiellini, Molinaro; Marchionni, Sissoko, Nedved, De Ceglie (64' Giovinco); Amauri (81' Iaquinta), Del Piero. Trajner Ranieri (Ne dispozicion: Chimenti, Knezevic, Ekdal, Salihamidzic).
Torino (4-4-1-1): Calderoni; Diana, Natali, Di Loreto, Pisano; Abate, P. Zanetti, Barone, Rubin (57' Abbruscato); Rosina (82' Ventola); Bianchi (71' Amoruso). Trajner. De Biasi (Ne dispozicion: Fontana, Colombo, Ogbonna, Saumel).
Arbiter kryesor: Rocchi nga Firenze.
Golashenues: 48' Amauri.
Te ndeshkuar me karton te verdhe: Sissoko (J), Barone (T), Giovinco (J), Di Loreto (T), P. Zanetti (T).


Buffon: Suksesi në derbi largon krizën

“Nëse nuk fitojmë kundër Torinos, është njësoj si të mos kishim bërë asgjë deri më tani”. Ndeshja me Realin e Madridit tashmë është lënë pas nga Juventusi. Sot në mbrëmje, bardhezinjtë do të jenë të impenjuar në një sfidë tepër të rëndësishme, mbase më e rëndësishmja e këtij sezoni, kundër “kushërinjve” të Torinos. Kësisoj, Gianluigi Buffon mendon se derbi do të jetë vendimtar për skuadrën e tij, ndonëse ai nuk do të jetë i pranishëm në fushë si rrjedhojë e dëmtimit. “Me vjen shumë keq që do të mungoj në njësfidë të tillë, sepse po kalojmë një moment të vështirë dhe sigurisht që do të më pëlqente të isha edhe unë në fushë për të ndihmuar skuadrën. Me Realin e Madridit kemi hedhur hapin e parë të rëndësishëm për të lënë pas krizën që na ka përfshirë, edhe pse, në fakt, në sfidat e vështira kemi nxjerrë gjithmonë në pah forcën tonë të vërtetë. Por, nëse nuk arrijmë të fitojmë kundër Torinos, atëherë fitorja ndaj madrilenëve në Ligën e Kampioneve nuk do të vlejë absolutisht. Ndeshje të tilla si kjo kundër Torinos shërbejnë për të dhënë një impuls për vazhdimin pozitiv të sezonit. Jam shumë i bindur se nëse triumfojmë në derbi, do ta dalim përfundimisht nga ky moment negativ në të cilin ndodhemi dhe më pas mund të mendojmë me më shumë optimizëm për objektivat e vendosur në këtë fillim të sezonit nga ana e drejtuesve të skuadrës”, shprehet portieri i Juventusit, Buffon.

“Kemi ende për t’i dhënë këtij sezoni”

Claudio Ranieri është mëse i bindur se, fitorja kundër Realit të Madridit i ka dhënë impulsin e duhur lojtarëve të tij për të përballuar ndeshjen ndaj Torinos, por gjithashtu edhe së ardhmes së sezonit. “Fillimisht dua t’ju deklaroj se nuk kam vendosur ende asgjë konkrete mbi formacionin që do të zbresë që nga minuta e parë kundër Torinos, - thotë kreu i pankinës bardhezi. – Ajo që dua është të kuptoj mirë se tek cilët lojtarë mund të besoj realisht, pasi po kalojmë një periudhë të vështirë lidhur me dëmtimet e shumta. Duam të rikuperojmë sa më shpejt lojtarët që na mungojnë, për të zgjidhur edhe ato pak probleme që na shqetësojnë aktualisht”. Më pas, Ranieri analizon momentin që po kalojnë të dyja skuadrat: “Torino ka pasur mundësinë të karikojë forcat dhe të punojë më qetë se ne për këtë sfidë. Ndërsa ne kemi filluar të mendojmë për Torinon pas ndeshjes me Realin e Madridit. Kemi humbur shumë energji në një sfidë të luftuar deri në sekondën e fundit, por nga ana tjetër është gjithashtu e vërtetë se një fitore e madhe kundër madrilenëve do të na japë më tepër besim në forcat tona. Rëndësia e kësaj ndeshjeje? Derbi mbetet gjithmonë derbi, dhe në përballje të tilla nuk ka asnjëherë favoritë, pavarësisht diferencave që mund të ekzistojnë ndërmjet skuadrave. Juventusi kërkon të luajë një ndeshje spektakolare, në fund të së cilës do patjetër suksesin, të cilin do t’ia dedikojë tifozerisë sonë, sepse ne jemi të ndërgjegjshëm që ata e meritojmë këtë”, vazhdon Ranieri. Optimizmi – Trajneri bardhezi mendon se tashmë, fati i keq e ka lënë të qetë Juventusin: “Vitin e kaluar kemi zhvilluar e fituar shumë ndeshje të rëndësishme, të cilat na lejuan të mbërrinim të tretët në fund të sezonit. Këtë sezon kemi pasur disa vështirësi dhe shumë probleme që lidhen kryesisht me dëmtimet e shumta. Gjithsesi, mendoj se era po ndryshon drejtim dhe ne kemi ende mjaft gjëra për t’i ofruar këtij sezoni”. Kryesia e klubit – Duket sikur suksesi në Ligën e Kampioneve i ka fashitur përfundimisht zërat mbi largimin e Ranierit, ndonëse personi në fjalë e përgënjeshtron mundësinë se gjatë kësaj periudhe, drejtuesit e skuadrës e kanë vënë në dyshim teknikun: “Drejtuesit e klubit dhe lojtarët i kam ndjerë gjithmonë shumë pranë. Për mua nuk është aspak surprizë që presidenti Cobolli Gigli dhe Blanc më kanë përgëzuar për suksesin në Ligën e Kampioneve. Pavarësisht këtyre, mendoj se nuk ekziston një sezon pa vështirësi të tilla, sepse edhe pasardhësit e mi Kapelo e Lipi i kanë përjetuar ato. Unë jap gjithmonë maksimumin dhe mundohem të jem sa më i qartë për lojtarët e mi dhe shpresoj që me bashkëpunimin e tyre, gjërat do të rikthehen së shpejti në normalitet”, përfundon trajneri i Juves, Claudio Ranieri.

Yaya Toure zbret me këmbë në tokë Juventusin.

Mesfushori nga Bregu i Fildishtë, i shumëkërkuar nga Juventusi, do të qëndrojë tek Barcelona. Me anë të një deklarate për mediat spanjolle, lojtari përpiqet të ndreqë përfundimisht marrëdhëniet me skuadrën e tij, sepse kërkon të vazhdojë me optimizëm sezonin në Barcelonë. “Jam shumë i lumtur në këtë skuadër dhe gjithashtu ndihet edhe familja ime, - thotë mesfushori, që u pëlqen aq shumë skuadrave të Juventusit dhe Arsenalit. – Barcelona është një shoqëri serioze dhe mjaft e rëndësishme e futbollit evropian. E përbërë nga lojtarë të mëdhenj, të cilët dinë të dëfrejnë publikun e tyre. Është e vërtetë që kam pasur disa shkëndija me stafin teknik të Barcelonës, por këto ditë jam sqaruar me Guardiolën dhe ai ma ka pohuar se beson shumë tek unë”, ka theksuar mesfushori afrikan i Barcelonës, Yaya Toure.

Juve, Inter e Milan, "luftë" për Fabregas

Juventus, Milan dhe Inter hyjnë në "luftë". Bëhet fjalë për garën e milionave, plotë 40 milionë euro, për të siguruar shërbimet e yllit të Arsenalit, Francesc Fabregas. Sipas të përditshmes "Tuttosport", gjigandët e Serisë A e kanë vëzhguar me kujdes lojtarin e Kombëtares spanjolle, e, pas lajmit se ai refuzoi rinovimin e kontratës me "topçinjtë", ata janë gati të veprojnë. Mesfushori zbuloi se ka pasur oferta të rëndësishme nga një klub italian, por në fund transferimi nuk u realizua. Në këtë situatë, tre klubet më të rëndësishëm të "calcio"-s po presin zhvillimet rreth të ardhmes së Fabregas. Konkurrenca për shërbimet e 21-vjeçarit do të startojë në merkaton e verës dhe fitimtar do të shpallet ai që do të bëjë ofertën më të lartë. Në anën tjetër Arsenali i Wenger pritet të bëjë të pamundurën për të mbajtur yllin spanjoll, por edhe mund të tundohet, nëse shifra e vendosur në pjatë është e lartë. Dëshira e Fabregas është që të rikthehet te Barcelona, klubi ku u formua si futbollist, por edhe mund ta merrte në konsideratë një aventurë në Serinë A, përpara rikthimit në La Liga.

Gigli: "Juve gati të hap thesin"

Presidenti flet për 2 vitet në klub Juve: nga Seria B te Champions, nga kriza te Reali.

Presidenti i Juventusit, Xobolli Gigli rrëfen të gjithë periudhën e tij në drejtimin e bardhezinjve në një intervistë të dhënë për "Corriere dello Sport".
President, a mund të themi: furtuna kaloi?
Do të thosha jo, nuk ka pasur kurrë furtunë. Blanc mori në dorë situatën për të kuptuar se çfarë po ndodhte. Në zemër të gjithë kësaj ndodhi humbja me Napolin, e cila na krijoi pak probleme.
Po tani?
Nuk kishte furtunë më parë dhe nuk ka as tani.
Ka akoma për të bërë për marrëdhëniet klub, skuadër, trajner?
Nuk besoj. Skuadra dhe tekniku e kanë thënë fjalën e tyre. Fitorja ndaj Realit e ka demonstruar. Tani presim ndeshjet e tjera për një konfirmim.
Sekreti i këtij suksesi?
Kush tjetër, veç një drejtuesi të madh të orkestrës si Ranieri. E kam ndjekur më shumë vëmendje gjatë ndeshjes me Realin.
Dhe pastaj?
Të gjithë lojtarët, por një mbi të gjithë, e kanë rifituar skenën botërore. Ndodhi që "Davidi mundi Golian" dhe kjo të mbush me krenari, sepse ne mundëm kampionët e Realit.
Ky "një mbi të gjithë" është Del Piero?
Fiks.
Pra, gjithçka ka përfunduar?
Jo, që këtu mund të them se nuk kemi më probleme.
Por çfarë ndodhi javët e fundit në skuadër?
Juvja është një skuadër, ku është përqendruar një vëmendje e madhe e medias, ndoshta nuk e kishim kuptuar nevojën për të qenë më të rezervuar.
Vazhdojmë më tej: Juve ka në kontingjent të shkëlqyer, por një skuadër të ndërtuar keq?
Mendoj se gjithçka mund të bëhej më mirë, por nuk ndaj të njëjtin mendim me ju.
Përse?
Për këtë mund të themi diçka vetëm në fund të sezonit. Por...
Por?
Nëse shikoj rezultatet e dy viteve të fundit të Juventusit, them se objektivat janë arritur.
Perspektivat: Juve në luftë në kampionat dhe në Champions. Ka ndryshuar ndonjë gjë?
Perspektivat e djeshme janë dhe të sotmet. Objektivat që kemi vënë janë arritur.
Supozojmë: Juve del shpejt nga Evropa dhe nuk arrin të kualifikohet në Champions. Çfarë do të ndodhte?
Ky po, do të ishte një faliment.
Si i shpjegoni ndryshimet në krahasim me sezonin e kaluar?
Nuk ka pasur ndryshime të mëdha. Kemi menduar t‘i japim kualitet dhe agresivitet sulmit, duke përforcuar edhe mesfushën. Jo rastësisht investimi ynë më i madh ishte Amauri. Kundër Realit isha ulur pranë Calderonit: u mahnita nga braziliani. Projekti ynë parashikonte atë që kemi realizuar.
Merkato e janarit është një rast i mirë për të bërë atë që nuk u bë në verë?
Është një dritare merkatoje e rëndësishme. Do të ishte e gabuar të mos ta shfrytëzonim.
A mund të themi se Juve në janar do të bëjë 1-2 blerje të mëdha?
Po. Gjatë kësaj kohe do të studiojmë situatën.
Xabi Alonso është akoma një objektiv?
Nuk është më.
Juve është rinisur nën shenjën e Del Pieros. Përse, sipas jush, kapiteni është gjithmonë në diskutim?
Përgjigjja e parë: Del Piero është një 34-vjeçar që ka mbi shpatulla një karrierë të rëndësishme. E shoh logjike, që gjatë rrugës ka hasur në ndonjë moment të vështirë, siç u ndodh të gjithëve në jetë.
Gjithë të vërtetat
"Ranieri është një drejtuesi i madh i orkestrës. Nuk ka qenë kurrë në diskutim, do qëndrojë". "Kanë përmendur emrin e Mancinit vetëm për të irrituar tifozët tanë. Qesharake". "Objektiv mbeten titulli dhe Champions. Kjo nuk do të thotë se duhet t‘i fitojmë". Biletat për ultrasit me 50%"

Derbi torinez: Juvja ne emergjence


Buffon, Zebina, Zanetti, Andrade, Camoranesi, Trezeguet, Poulsen, Marchisio dhe Tiago jane lojtaret te cilet i shfaqin derte te medha teknikut bardhezi, Claudio Ranierit. Nente lojtare te cilet pothuajse shumica prej tyre jane kyc ne skuader, ende jane gjate fazes se rikuperimit dhe edhe ne kete ndeshje te rendesishme per Bianconeret, ata ndeshjen do ta ndiqin nga tribuna. Per kete ndeshje priteshte nje rikuperim i mundshem i italianit te natyralizuar, Mauro German Camoranesit. Mirepo ai ne stervitjen e fundit te cilen Juvja e beri ne qendren Vinovo te Torinos, kishte probleme me fizikun e tij dhe tekniku Ranieri nuk donte te rrezikonte me "Motorin e Zonjes" dhe vendosi qe per kete ndeshje te mos e therrase. Dhembje koke Ranierit i shfaq pikerisht mesfusha. Si mesfushor qendror Ranieri do te kete te vetmin Sissoko, per te cilen drejtuesit bardhezinj para disa diteve, pas lendimit te Marchisios ne ndeshjen me Realin, thane se Sissoko do te luaje kunder te gjitheve (Torinos). Mirepo do te kete nje rrotacion ne kete repart, pasi qe ceku Pavel Nedved ose talenti suedez Albin Ekdal, do te munden t'i ndihmojne Juves qe te mposhtin rivalin nga qyteti i Torinos. Ne krahe te mesfushes pritet qe Ranieri te vendose pikerisht ne momentin e fundit, pasi qe Salihamidzic, Marchionni, De Ceglie dhe Giovinco do te jene ne balotazh tejet luftarak. Ne mbrojtje pritet te fillojne Legrottaglie dhe Chiellini si qendermbrojtes, ndersa Grygera dhe Molinaro (eventualisht De Ceglie) si mbrojtes anesor. Ne sulm pritet te fillojne kapiteni Del Piero perkrah njerit prej brazilianit Amauri dhe italianit Vincenzo Iaquinta. Ne porte padiskutim do te jete portieri austriak, Alex Manninger. Duhet cekur edhe se ne kete ndeshje, tekniku bardhezi ka vendosur qe t'i ftoje edhe Fausto Rossin dhe Lorenzo Ariaudon nga ekipi Primavera (pioniere).

Lojtaret e ftuar nga Ranieri per ndeshjen me Torinon:
3 Chiellini
4 Mellberg
7 Salihamidzic
8 Amauri
9 Iaquinta
10 Del Piero
11 Nedved
12 Chimenti
13 Manninger
15 Knezevic
20 Giovinco
21 Grygera
22 Sissoko
27 Ekdal
28 Molinaro
29 De Ceglie
32 Marchionni
33 Legrottaglie
40 Rossi
41 Ariaudo

Ranieri: Të fitohet derbi!

Trajneri i Juventusit Claudio Ranieri ka kërkuar nga skuadra e tij që të del fitimtare në Derby Della Mole kundër rivalëve të qytetit, Torino, e cila zhvillohet të shtunën, megjithatë nuk e ka treguar formacionin me të cilin do të luajë. “Torino e ka pasur mundësinë të pushojë dhe të stërvitet mirë, ndërsa neve na është dhënë mundësia vetëm të mendojmë për këtë ndeshje asgjë më tepër”. “Ne jemi të lodhur shumë fizikisht këtë javë, mirëpo fitorja kundër Real Madridit na ka dhënë motivim shtesë dhe vendosmëri më të madhe për fitore”. “Derbi është një lojë e veçantë në shumë mënyra, dhe ne duhet të mundohemi që tifozëve tanë t’u japim një shfaqje të bukur futbolli dhe të shpresojmë se atmosfera do të ndryshojë”. “Gjatë seancës së nesërme stërvitore do ta zgjedh formulën për ndeshjen dhe do t’i caktoj lojtarët të cilët do të startojnë”, ka thënë Ranieri në konferencën e të premtes për shtyp.

Legrottaglie premton një derbi spektakolar

Mbrojtësi i Juventusit, Nicola Legrottaglie, ka analizuar ndeshjen e ardhshme për “Zonjën e Vjetër” ndaj Torinos: “Do jetë një ndeshje e bukur, sepse të dyja skuadrat do luajmë për fitore”. Por për të mundur Torinon, mbrojtësi bardhezi u kujton shokëve të skuadrës që të mos harrojnë se si kanë luajtur kundër Real Madrid gjatë turnit të fundit të Ligës së kampioneve. Takimi i cili ka shërbyer më së miri për t’i ngritur moralin “Zonjës së Vjetër”: “ Para takimit me Realin në dhomat e zhveshjes askush nuk fliste. Për herë të parë edhe Ranieri nuk ka folur me asnjërin prej nesh, ndërkohë që gjithmonë sa herë ne futeshim në fushë, ai na këshillonte. Ndërsa të martën është treguar tepër strategjik, sepse na la të reflektonim dhe të përqendroheshim te ndeshja, mesa duket, ai e kishte kuptuar se nuk ishte nevoja të na tregonte se çfarë të bënim. Më pas rezultoi që të gjithë bëmë mrekullinë, duke marrë tri pikë të vlefshme ndaj Realit. Besoj se të njëjtën gjë duhet të bëjmë edhe ndaj Torinos në derbi. Pasi tani nuk duhet të humbasim më terren ndaj Interit kryesueses së kampionatit”, ka përfunduar mbrojtësi bardhezi.

Bayern Munchen-Schweinsteiger, e ardhmja ne dyshim

Bayern Munich nis ofensiven per te mbajtur ne skuader mesfushorin e talentuar Bastian Schweinsteiger. “Duam qe Schweinsteiger te qendroje me ne”, ka thene presidenti i shoqerise Karl-Heinz Rummenigge ne lidhje me kete ceshtje, duke kerkuar rinovimin e kontrates qe skadon ne fund te ketij sezoni. “Jemi optimiste dhe mendoj se do arrijme te gjejme nje rrugezgjidhje”, thekson shefi bavarez, duke treguar qarte se nuk kerkon te heqe dore nga nje lojtar kaq i rendesishem. Sinjalin e pare shqetesues per Bayern Munich e ka dhene Juventus. Skuadra torineze ka “trokitur ne deren” e agjentit te lojtarit, duke kerkuar qe ta marre ate ne Itali me parametrat zero. Nderkohe, nese Schweinsteiger nuk firmos deri ne janar me Bayern, ai eshte i lire te nenshkruaje per nje klub tjeter.

Juventusi: Dy blerje që në janar

Juventusi është gati të blejë, që në janar. Një gjë të tillë e ka bërë të ditur president ii bardhezinjve Cobolli Gigli: “Burimet janë,a shut sikurse edhe mundësia për të përshpejtuar ndonjë blerje, - deklaroi ai. – Tekefundit të njëjtën gjë bëmë edhe vjet me Sissokon. Disa çështje të caktuara janë të përballueshme edhe nga buxheti ynë.” Ajo që është e sigurt, është se Xabi Alonso, të cilin Juvja e ndoqi gjithë verën, tani nuk është më mes objektivave: “Nuk na intereson.”

Dëmtimet bardhezi: Ndaj Torinos, vetëm Sissoko për mesfushën

“Sissoko kundër të gjithëve”. Kështu e përshkruajnë në shtëpinë bardhezi derbin e së shtunës kundër Torinos. Faktikisht Sissoko është i vetmi mesfushor që i ka mbetur në dispozicion trajnerit të Juventusit, Ranieri. Ndërsa puna nuk shkon mirë edhe me italianin Claudio Marchisio. Gjatë analizave të fundit të mesfushorit është evidentuar se ai do qëndrojë larg fushave për të paktën 1 muaj. Cristiano Zanetti vazhdon të mos jetë i disponueshëm, po ashtu edhe Poulsen. Duke parë këtë kaos që ka pushtuar mesfushën bardhezi, drejtuesit e Juventusit po mendojnë t’i kthehen merkatos për të angazhuar Appiah, i cili për momentin nuk luan me ndonjë skuadër. I vetmi lajm i mirë për takimin e së shtunës për Ranierin, vjen nga Camoranesi, i cili mund të rikuperohet në prag të kësaj sfide.

e enjte, 23 tetor 2008

Bayerni: Do të mundohemi ta mbajmë Schweinsteigerin

“Duam që Schweinsteigeri të qëndrojë me ne.” Bayern Muncheni nuk ka ndër mend ta lërë të largohet Bastian Schweinsteigerin, mesfushorin 24-vjeçar me tipare sulmuese, të cilit i përfundon kontrata në qershor të 2009-s. “Jemi optimistë, do të arrijmë të gjejmë një zgjidhje”, - tha presidenti Karl-Heinz Rumenige. Në rast se nuk arrihet ansjë marrëveshje, Schweinsteiger do të jetë i lirë të nënshkruajë që në janar për ndonjë klub tjetër.

Del Piero konfirmohet “vrasës”

Tridhjetekatër vjeç për të festuar më 9 nëntorin e ardhshëm, të cilat nuk pasqyrohen aspak në fushë. Alessandro Del Piero vazhdon të jetë lideri i Juventusit, sot më shumë se kurrë. Golat e shënuar në këtë sezon të Ligës së Kampioneve për numrin 10 torinez kanë qenë nga më të bukurit e karrierës së tij, dhe si gjithmonë kanë sjellë tri fitore shumë të rëndësishme, por edhe emocione të mëdha për tifozerinë bardhezi. Me ‘perlat’ e tij, Del Piero largon të paktën për momentin një situatë të shëmtuar që ka pushtuar ambientin torinez prej disa javësh. “Ky është një prej momenteve më të vështira që po përjetojmë që nga periudha që unë jam pjesë e Juventusit. Me këtë nuk dua të them se situatat e vështira janë pjesë e historisë së kësaj shoqërie, por sigurisht që në javët e fundit kanë ndodhur shumë gjëra”, thekson Alessandro Del Piero. 12 vjet më vonë, pas golit të parë të shënuar ndaj Realit të Madridit, ‘Pinturicchio’ vazhdon të tërheqë “Zonjën e Vjetër”. “Jam shumë i lumtur për golin e shënuar, pasi ai na lejoi që të zhvillonin një lojë më të qetë. Jemi treguar të zotë në kontrollimin e tensionin që na mbërthente prej disa javësh. Tani jam shumë i lumtur, edhe për vetë llojin e fitores së arritur. Këto janë sukseset që vlejnë, të vuajtura, por të paharrueshme. Shpresojmë që ndeshja ndaj Realit të na shërbejë për të kryer të njëjtën paraqitje edhe në derbin ndaj Torinos, pasi fitorja në kampionat na mungon dhe kjo është ndeshja, e cila mund të ndryshojë rrjedhën e kampionatit tonë”, deklaron kapiteni i Juventusit, Alessandro Del Piero.

Platini: “Goli i Aleksit do kujtohet gjatë”

Juventusi dhe Reali Madridit ritakohen në Ligën e Kampioneve pas plot tre vitesh e gjysmë dhe sigurisht që në një sfidë kaq të rëndësishme nuk kishte se si të mungonte presidenti i UEFA-s dhe ishkapiteni i bardhezinjve, Michel Platini. Nga ish-kapiteni te kapiteni, Platini në përfundim të ndeshjes ka duartrokitur paraqitjen e Juves dhe ka thurur elozhe për Del Pieron. “Ndeshje spektakolare dhe falënderoj presidentët e të dyja skuadrave, Cobolli e Calderon për ftesën. Kujtimi im më i bukur nga Juventusi? Sigurisht goli i Del Pieros në ndeshjen ndaj Realit. Thjesht i mrekullueshëm. Talenti nuk ka moshë dhe Aleksi e konfirmon qartë këtë fakt”.

Ranieri: Ky ishte reagimi që doja!

Trajneri i Juventusit është shprehur shumë i lumtur për fitoren e arritur përballë Realit “Ndoshta pas pësimit të golit, gjërat u bënë edhe më të vështira për ne, por lojtarët besuan deri në fund. Më duhet t’i përgëzoj djemtë e mi, pasi janë sjellë në fushë si kampionë të vërtetë” Fitorja 2-1 e Juventusit përballë Realit të Madridit, ka rikthyer humorin në kampin bardhezi. Ishte një fitore e madhe, kundër një skuadre të madhe. Një sukses i cili duket se ka hedhur pas krizën që kishte përfshirë Juventusin. Këtë e ka konfirmuar edhe vtë trajneri i kësaj skuadre, Claudio Ranieri, i cili është shprehur shumë i lumtur për atë që dhanë lojtarët e tij në fushën e lojës. “Tani e kuptuan se mund të reagojmë. E dija që kisha një skuadër solide dhe mendoj se kemi arritur një fitore shumë të rëndësishme. Ndoshta në fund kemi patur atë pjesë të fatit që na ka munguar në takimet e fundit. Megjithatë, unë them se skuadra e ka bërë shumë mirë punën e saj. Kemi fituar përballë një rivali shumë të fortë si Reali i Madridit. Goli i Del Pieros na dha shumë besim, por edhe goli i Amaurisë ishte shumë deçiziv”, tha Ranieri, i cili më pas shtoi: “Ndoshta pas pësimit të golit, gjërat u bënë edhe më të vështira për ne, por lojtarët besuan deri në fund. Më duhet t’i përgëzoj djemtë e mi, pasi janë sjellë në fushë si kampionë të vërtetë. Mendoj se e kemi merituar plotësisht këtë fitore, por e rëndësishme për mua është reagimi i skuadrës”. Lidhur me dëmtimet në skuadër, ku në infiermieri është shtuar edhe Marchisio, tekniku Ranieri tha: “Kemi shumë vështirësi më të dëmtuarit. Jemi të detyrua të bëjmë shumë ndryshime nga ndeshja në ndeshje. Por për fat, Nedved ka bërë një ndeshje të shkëlqyer, edhe pse kishte shqetësime”. Tekniku i Juventusi foli edhe për dy tifozët e skuadrës bardhezi të cilët humbën jetën në një aksident rrugor: “Ngushëlloj familjet e dy tifozëve që humbën jetën. Më vjen keq për ta, sepse do të doja shumë që ata të ishin pjesë e suksesit tonë”. Tani për Juven vjen derbi me Torinon në kampionat: “Na presin dy sfida të vështira: me Torinon dhe përsëri me Realin në Champions. Jam i bindur se skuadra i ka të gjitha mundësitë për të bërë më shumë se kaq”.

Amauri: “Kisha kohë që e prisja këtë moment”

Pavarësisht vuajtjeve të fundit, në fund lodhja shpërblehet me fitoret që pret. Ky është koncepti i Amaurit, mbi të gjitha pas fitores së merituar kundër Realit në Ligën e Kampioneve: “Kishte vite që e ëndërroja një mbrëmje të atillë, pas shumë viteve në skuadrat e vogla. Jam aktivizuar si titullar në një prej skuadrave më të rëndësishme në botë dhe për më shumë kam arritur të shënoj një gol të vendimtar kundër Realit të Madridit. Çfarë mund të kërkoj më shumë nga jeta!? Tani dua vetëm të shijoj këtë moment, ndonëse e di që fundjava vjen shpejt dhe neve na pret një tjetër sfidë e rëndësishme. Gjithsesi, ishte një emocion shumë i bukur që nuk do ta harroj kurrë. Gjesti i Del Pieros? Gola të atillë nuk janë të rinj për Alessandron. Jam i lumtur, por njëkohësisht i nderuar që luaj përkrah një kampioni si ai”, shprehet sulmuesi brazilian i Juventusit, Amauri.

Didier Deschamps “Gabova që lashë Juventusin”

Ish-trajneri i Juventusit, Didier Deschamps, nuk mund të mungonte në përballjen e Ligës së Kampioneve ndërmjet bardhezinjve dhe Realit të Madridit. Pas ndeshjes, ai ka zbardhur të vërtetën e largimit të tij nga shoqëria torineze. “Kam qenë unë, ai që kam vendosur të largohem nga Juventusi, pasi në atë periudhë situata në klub ishte e papërballueshme për mua. Gjithsesi, sot jam penduar shumë për një vendim të tillë, sepse hoqa dorë nga një prej skuadrave më prestigjioze evropiane. Nëse do të rikthehesha pas në kohë, nuk do të veproja në atë mënyrë. Ndërkaq, urime juventinëve për fitoren ndaj Realit të Madridit”, deklaron francezi Didier Deschamps.

Tevez-Owen-Schweinsteiger me kosto zero

Shumë lojtarë janë në skadencë të kontratave, por italianet i kanë filluar që tani bisedimet.

Shikon jashtë kufijve dhe zbulon se talente, si Tevez, Owen dhe Schweinsteiger, në fund të sezonit mund të largohen me kosto zero, respektivisht nga Manchester United, Newcastle dhe Bayern Munchenit. Por edhe në kampionatin italian nuk mungojnë rastet e lojtarëve që janë në fund të kontratës me klubet ku luajnë. Zikaltërit Crespo, Cruz dhe Dacourt mund t’u interesojnë shumë ekipeve, por duhet bërë kujdes edhe ndaj juventinit Nedved dhe milanistit Shevchenko. Më pas, gjithë të tjerët, por në radhë të parë Filippo Inzaghi (që është drejt rinovimit). Në Itali janë pak a shumë rreth shtatëdhjetë futbollistë në këtë gjendje, por nuk janë të gjithë të sigurt se mund të gjejnë ndonjë klub për sezonin e ardhshëm.

ÇESHTJA “TEVEZ” - Në fakt, argjentinasi është i lidhur me një shoqëri që e ka dhënë hua te Manchesteri. Me marrjen e Berbatovit, tani Ferguson nuk është i sigurt, nëse do të bëjë ndonjë ofertë përfundimtare; kjo ua hap dyert shpresave të personave, si Massimo Moratti, i cili e ka vlerësuar gjithmonë lojën e tij. Ndërkohë, Owen është realisht në fund të kontratës, ashtu si gjermani i Bayernit, mbi të cilin prej muajsh po interesohet Juventusi.

Del Piero: Tani fillon e ardhmja e Juves

Kapiteni ka shënuar një supergol kundër Realit të Madridit dhe ka udhëhequr ekipin drejt fitores.

Ndërtimi i një dashurie përzien gjakun me djersën. Përzien një gol dhe një përqafim. Të parën e bën Aleks Del Piero. Të dytën, po ai. Në fillim vjen gjuajtja, që e çon topin aty ku qielli është më blu, aty ku dora e portierit, kandidat për “Topin e Artë”, nuk mund të arrijë. Kjo ndodh vetëm pas pesë minutash: një top i gjatë nga këmbët e Marchisios dhe një kombinim perfekt nga Del Piero dhe Amauri. Në këtë radhë, Del Piero-Amauri-Del Piero. Goditja me të djathtën vjen nga jashtë zone, topi rrotullohet drejt trekëndëshit të portës dhe kalon sipër dorezës së majtë të Casillas. Mbreti Del Piero 1, Real Madrid 0. Më pas, kapiteni bardhezi vrapon drejt “Tribunës Scirea”, nxjerr jashtë gjuhën, bën shenjën e zemrës me duart, si Pato, dhe gjunjëzohet. Më pas bashkohen të gjithë me të; nuk është e drejtë të themi se kush shkoi i pari. Ah po, mbërrin edhe Pavel Nedved. Ai ngjitet më lart se të gjithë. Për Mbretin e Kupave ky ka qenë goli i 47-të, edhe pse UEFA këmbëngul duke i dhënë 48.
ZGJOHU TOBIAS - Gjithsesi, pas ndeshjes kapiteni ka thënë: “Shpresoj që kjo fitore të ketë një kuptim të madh, është një hap i parë i rëndësishëm për të ardhmen. Nuk jemi shëruar plotësisht, por edhe më përpara nuk ishim dhe aq të sëmurë. Tani na presin sfida të tjera të vështira”. Nuk mbaron këtu, pasi ka një përshëndetje të veçantë për Tobiasin: “Djali im ka lindur një vit më parë, dua të festoj me të. Nëse kur të shkoj në shtëpi do të jetë në gjumë? Do ta zgjoj,” - shprehet Del Piero.

Zonja e Vjetër falënderon, ndërsa zonja Del Piero ndoshta jo shumë. Ndërkohë, koleksioni i golave të kapitenit është pasuruar me një tjetër perlë, të martën në mbrëmje kundër Realit të Madridit. Një perlë që ka mahnitur edhe ish-numrin dhjetë të bardhezinjve, që gola të tillë i shënonte jo rrallëherë. “Goli i Del Pieros ka qenë gjëja më e bukur e ndeshjes,” - ka deklaruar Michel Platini nga tribuna.
GARDA E VJETER - Kini besim dhe shikoni atë që ka ndodhur. Këtë herë minutat janë katër, katër të parat e pjesës së dytë. Edhe i riu Marchisio dëmtohet dhe Ranieri e zëvendëson me Salihamidzic, një që në qendër nuk mund të luajë. Kështu, në mes është spostuar Nedevd. Durim, topi shkon në krahun e majtë. Nedved, i cili mban edhe pseudonimin “Zemërimi Çek”, e shikon dhe sulet.
Shkon atje ku ndodhet topi, lufton, fiton, shkon drejt vijës fundore, kroson. E çon topin te koka e Amaurit, që falënderon, dhe i çon shifrat në 2-0. Ja ku vjen edhe përqafimi. Del Piero, që hidhet mbi Nedved, që e përqafon në fushën e Olimpicos. Kështu, para stolit të Ranierit, i cili sapo ka mbushur 57 vjeç, por që hidhet nga gëzimi si të ishte Piter Pan. Kur më në fund Nedved do të arrijë të ngrihet, do të vrapojë drejt trajnerit. Një shtrëngim duarsh dhe sërish në fushë lojtarët e Gardës së Vjetër kanë bërë diferencën. Edhe ata si Trezeguet, Camoranesi apo Zebina. Presin shokët e ekipit dhe i shtrëngojnë dorën, para se të futen në dhomat e zhveshjes. “Jemi të gjithë në të njëjtën varkë,” - ka thënë “mbreti” Del Piero.

e mërkurë, 22 tetor 2008

Juventus-Real Madrid, Torino e pamposhtur


Sipas tradites nuk ekziston Madrid ne Torino.
Eshte pikerisht ndeshja ndermjet dy gjiganteve sic jane Juventus dhe Real Madrid, gjigante posedues ne shtetin e tyre, te cilet pushtojne Evropen me trofete e teperta qe posedojne keto dy skuadra. Real Madridi skuadra me me trofe evropiane, duke fituar gjithesej nente tituj ne Ligen e Kampioneve, assesi nuk mund te perballon Torinon e Bianconereve si mysafir. Statistikat flasin per nje histori te gjate qe fillon prej vitit 1962, atehere kur ne Evrope filloi te shfaqet futbolli, te perparoje etj. Ishte pikerisht pikenisja e perleshjeve ndermjet ketyre gjigante te medhenj. Mbreterit e Madridit ishin ata te cilet shperthyen dhe mposhten te paret Torinon, dhe gjunjezuan Juven para tifozeve te vet, ndeshje kjo e cila u shfaq ne nje ambient tejet akrobatik. Tre golat e Realit dhe nje e Juves, permbyllen rezultatin e pare inicues ndermjet gjiganteve apenino-pirinej. Qe atehere e deri me tani kane kaluar plote 46 vite, ne te cilat vite Reali u ndesh me Juven edhe pese here tjera duke pesuar po aq humbje. Humjen e pare Reali e pesoi nga Juvja ne stadiumin "Comunale" (tashme i ashtuquajturi Olimpico) me rezultatin 1-0. Nje dekade me pas, Juvja e drejtuar nga Lippi gjunjezuan Mbreterit me rezultatin 2-0, autore te golave ishin Del Piero dhe Padovano, qe cuan Juven drejt rruges se cerekfinales. Ne 14 majin e vitit 2003, vazhdoi katastrofa merengese e Realit ne Delle Alpin e Torinos, ku Juvja me golat e shenuar nga David Trezeguet, Alessandro Del Piero dhe Pavel Nedved, mposhten El Galacticos me rezultatin 3-1. Golin e vetem per madrilenet e shenoi lojtari i dikurshem i Juves, legjendari Zinedine Zidane. Dy vite me vone, Juvja nen udheheqjen e Fabio Capellos shenuan edhe nje tjeter fitore kunder Realit te Madridit, duke u kualifikuar ne ndeshjet e cerekfinales. Ndeshja perfundoi me rezultatin 2-0. Golat u shenuan nga David Trezeguet dhe Marcelo Zalayeta. Kjo epoke triumfuese vazhdoi edhe te marten e 21 tetorit te vitit 2008, ku Juvja e udhehequr nga tekniku Ranieri, me nje formacion tejet labil, ngjiten kuoten e Juves me pese fitore radhazi si nikoqir ndaj Mbreterve te Realit te Madridit. Kjo ndeshje perfundoi me rezultatin minimal 2-1. Golat per bardhezinjte i shenuar Alessandro Del Piero dhe Amauri, perderisa per Realin shenoi holandezi Ruud Van Nistelrooy. Ketu ndalet edhe kjo histori, per te vazhduar ne te ardhmen. Statistikat kane treguar se per Realin e Madridit, apsolutisht Torinoja eshte vend i pamposhtur dhe se kjo statistike perikuloi edhe ne ndeshjen e fundit, e luajtur mbreme me 21 tetor.

Rezultatet e Juventusit si nikoqire ndaj Real Madridit:
28.02.1962 Juventus-Real Madrid 1-3
05.11.1986 Juventus-Real Madrid 1-0
20.03.1996 Juventus-Real Madrid 2-0
14.05.2003 Juventus-Real Madrid 3-1
09.03.2005 Juventus-Real Madrid 2-0
21.10.2008 Juventus-Real Madrid 2-1

Marchisio jashte fushave rreth nje muaj


Lojtari i radheve te mesfushes se Juventusit, Claudio Marchisio perballet me nje pauze prej 25 dite qekur mori nje lendim ne ndeshjen e mbremshme kunder Real Madridit, ne kuader te Liges se Kampioneve. Lojtari 22-vjecar u largua nga ndeshja per vetem 37 minuta loje dhe u zevendesua nga boshnjaku Hasan Salihamidzic. Sot eshte e vertetuar se Marchisio eshte lojtari i fundit i cili iu bashkangjitet lojtareve te lenduar te Claudio Ranierit para ndeshjes derbi kunder skuadres se Torinos. Marchisio do te mungoje rreth nje muaje qekur e lendoi nyjen e kembes se majte ne nje ndeshje me Momo Sissokon. Mauro Camoranesi, Christian Poulsen, Cristiano Zanetti dhe Tiago Mendes ende jane te lenduar, me cka zbrazetira ne radhet e mesfushes me siguri do te jete e permbushur nga Salihamidzic.

Spalletti, që tani është trajner i Juves

Në korrik të 2009-s duhet të marrë detyrën, sipas “senatorëve” të Romës
Trajneri i Juventusit 2009-2010?

Për romanët e Romës, asnjë dyshim apo mister: Luciano Spalletti. Tek ai synojnë drejtuesit bardhezinj, është ai që ka dhënë miratimin e tij në pritje që sezoni të mbarojë, por pak rëndësi ka sesi. Nëse me Romën protagoniste, siç parashikohej, ose me Romën në “dishezë”, siç tregojnë kronikat e ditëve të fundit. Në “detin” e hipotezave mbi fatin e stolit juventin, verën e ardhshme, mbi pasardhësin e Ranierit, një gjë është e sigurt, që trashëgimtari nuk do të vijë para fundit të kampionatit. Hipoteza-Spaleti duket më e besueshmja për momentin, më shumë nga emri i Rafa Benitezit, Roberto Mancinit apo Cezare Prandellit, duke iu referuar zërave të javëve të fundit, të gjitha të shoqëruara me detaje dhe intriga. Për Spallettin, që po përjeton momentin e tij “jo” me Romën dhe mjedisin roman, kërkimet e drejtuesve të Juves kanë një rrethanë të saktë: është një trajner që u pëlqen për tipin e lojës që shpreh, për mendësinë e futbollit të tij dhe për idenë e një projekti. Detajet e kësaj hipoteze të mundshme u referohen zërave të një largësie mes Spallettit dhe “senatorëve” të grupit verdhekuq, me përballje dhe debate, aq sa kanë nisur të thonë: “Po ç’do nga ne Spalletti?! Ai ka një marrëveshje me Juventusin…”. Por duhet nënvizuar diçka që, në momentet e krizës gjithçka është e vërtetë ose e pamundur. Nga ana tjetër, ka shumë mundësi që Spalletti, nga korriku i 2009-s, të jetë trajneri i Juventusit. Sigurisht, një gjë e tillë nuk i pëlqen Tottit me shokë, por, me sa duket, cikli “spallettian” në kryeqytet paska mbaruar, pas një periudhe të shkëlqyer tre-vjeçare.