e shtunë, 25 tetor 2008

Buffon: Suksesi në derbi largon krizën

“Nëse nuk fitojmë kundër Torinos, është njësoj si të mos kishim bërë asgjë deri më tani”. Ndeshja me Realin e Madridit tashmë është lënë pas nga Juventusi. Sot në mbrëmje, bardhezinjtë do të jenë të impenjuar në një sfidë tepër të rëndësishme, mbase më e rëndësishmja e këtij sezoni, kundër “kushërinjve” të Torinos. Kësisoj, Gianluigi Buffon mendon se derbi do të jetë vendimtar për skuadrën e tij, ndonëse ai nuk do të jetë i pranishëm në fushë si rrjedhojë e dëmtimit. “Me vjen shumë keq që do të mungoj në njësfidë të tillë, sepse po kalojmë një moment të vështirë dhe sigurisht që do të më pëlqente të isha edhe unë në fushë për të ndihmuar skuadrën. Me Realin e Madridit kemi hedhur hapin e parë të rëndësishëm për të lënë pas krizën që na ka përfshirë, edhe pse, në fakt, në sfidat e vështira kemi nxjerrë gjithmonë në pah forcën tonë të vërtetë. Por, nëse nuk arrijmë të fitojmë kundër Torinos, atëherë fitorja ndaj madrilenëve në Ligën e Kampioneve nuk do të vlejë absolutisht. Ndeshje të tilla si kjo kundër Torinos shërbejnë për të dhënë një impuls për vazhdimin pozitiv të sezonit. Jam shumë i bindur se nëse triumfojmë në derbi, do ta dalim përfundimisht nga ky moment negativ në të cilin ndodhemi dhe më pas mund të mendojmë me më shumë optimizëm për objektivat e vendosur në këtë fillim të sezonit nga ana e drejtuesve të skuadrës”, shprehet portieri i Juventusit, Buffon.

Nuk ka komente: