e mërkurë, 22 tetor 2008

Spalletti, që tani është trajner i Juves

Në korrik të 2009-s duhet të marrë detyrën, sipas “senatorëve” të Romës
Trajneri i Juventusit 2009-2010?

Për romanët e Romës, asnjë dyshim apo mister: Luciano Spalletti. Tek ai synojnë drejtuesit bardhezinj, është ai që ka dhënë miratimin e tij në pritje që sezoni të mbarojë, por pak rëndësi ka sesi. Nëse me Romën protagoniste, siç parashikohej, ose me Romën në “dishezë”, siç tregojnë kronikat e ditëve të fundit. Në “detin” e hipotezave mbi fatin e stolit juventin, verën e ardhshme, mbi pasardhësin e Ranierit, një gjë është e sigurt, që trashëgimtari nuk do të vijë para fundit të kampionatit. Hipoteza-Spaleti duket më e besueshmja për momentin, më shumë nga emri i Rafa Benitezit, Roberto Mancinit apo Cezare Prandellit, duke iu referuar zërave të javëve të fundit, të gjitha të shoqëruara me detaje dhe intriga. Për Spallettin, që po përjeton momentin e tij “jo” me Romën dhe mjedisin roman, kërkimet e drejtuesve të Juves kanë një rrethanë të saktë: është një trajner që u pëlqen për tipin e lojës që shpreh, për mendësinë e futbollit të tij dhe për idenë e një projekti. Detajet e kësaj hipoteze të mundshme u referohen zërave të një largësie mes Spallettit dhe “senatorëve” të grupit verdhekuq, me përballje dhe debate, aq sa kanë nisur të thonë: “Po ç’do nga ne Spalletti?! Ai ka një marrëveshje me Juventusin…”. Por duhet nënvizuar diçka që, në momentet e krizës gjithçka është e vërtetë ose e pamundur. Nga ana tjetër, ka shumë mundësi që Spalletti, nga korriku i 2009-s, të jetë trajneri i Juventusit. Sigurisht, një gjë e tillë nuk i pëlqen Tottit me shokë, por, me sa duket, cikli “spallettian” në kryeqytet paska mbaruar, pas një periudhe të shkëlqyer tre-vjeçare.

Nuk ka komente: