e hënë, 13 tetor 2008

Vetëm 8 lojtarë në stërvitje

Mungesa dhe dëmtime
Të dëmtuarit dhe ata që luajnë me kombëtaret mungojnë, por nuk mungon buzëqeshja. Juventusi luan dhe argëtohet gjatë stërvitjes së fundit të javës para pushimit prej dy ditësh, të dhënë nga Ranieri. Nuk janë të shumtë ata që kanë mbetur nga bardhezinjtë, vetëm tetë. Por, më në fund, situata është më e qetë. Ndërsa Legrottaglie ka zhvilluar një vrap të lehtë para se t’i rikthehej kurimeve, Amauri, Del Piero, Chimenti, Salihamidzic, Marchionni, Molinaro, Nedved dhe Tiago kanë zhvilluar një përballje shumë të ndezur, duke luajtur tenis futbollistik. Nga njëra anë ishin Molinaro, Salihamidzic Nedved dhe Tiago, nga tjetra Amauri, Chimenti, Del Piero dhe Marchonni. Ranieri, duke parë përfshirjen e madhe të lojtarëve gjatë kësaj sfide, nuk e ka zhvilluar ndeshjen e zakonshme stërvitore, duke i lejuar ata të vazhdonin përballjen e tyre. Rikthimi i stërvitjeve do të jetë ditën e martë, kur do të kthehen edhe Poulsen dhe Sissoko nga detyrimet me përfaqësueset respektive.

Nuk ka komente: