e martë, 14 tetor 2008

“Juve dhe Napoli, rivalë historikë”

Drejtori i klubit bardhekaltër, napolitani Pierpaolo Marino, ndihet tepër i karikuar për sfidën e së shtunës me Juventusin. “Përballja Napoli-Juventus ka qenë e para ndeshje që kam parë në stadium. Mbaj mend që për Napolin shënoi Montefruscho dhe që në stadium ishin pothuajse 100 mijë vetë. Për ne, napolitanët, kjo ndeshje nuk është si gjithë të tjerat, ndaj lojtarët e mi i shikoj tepër të motivuar. Por pa diskutim që do të jetë një përballje e vështirë për të dyja skuadrat. Ai dy pikësh që ne kemi më shumë se Juventusi në tabelën e klasifikimit nuk ndryshon ndonjë gjë të madhe. Vetëm në rast se do të fitonim, atëherë po. Mirëpo duke parë entuziazmin e djemve, unë kam shumë besim se mund ta fitojmë këtë takim, edhe pse e kam të qartë që nuk do të jetë e lehtë”. Më pas, Marino deklaron se Napoli nuk do ta lëshojë aspak asin e saj, Lavezzin: “Lavezzi nuk është absolutisht në shitje, mbi të do të ndërtohet Napoli i ardhshëm”.

Nuk ka komente: