e hënë, 13 tetor 2008

Kriza te Juve, Moggi: Do luftojnë për vendin e 3-të .

"Një fushatë blerjesh jo e goditur me një mesfushë të dështuarish dhe blerje e pavlerë e Amaurit, një dhomë zhveshjeje, në të cilën flitet shumë, dëmtimet e Buffon e Trezeguet": janë pikërisht këto tre linjat kryesore, ku Luciano Moggi e mbështet mendimin e tij për krizën e Juventusit. Në një intervistë të dhënë ish-drejtori i përgjithshëm i bardhezinjve bën diagnozën e patologjisë që ka goditur Juventusin. "Fushata e blerjeve nuk është e goditur, sepse ka krijuar një mesfushë me të dështuar si Sissoko dhe Poulsen dhe një sulmues pa vlerë si Amauri, ka nënvizuar dhe i hetuari si koka e fenomenit ‘Calciopoli‘. Nuk e di kush e ka dhënë "Ok" për këtë fushatë blerjesh. Megjithatë, sikurse kam theksuar shumë herë, Juve edhe pa dëmtime është inferiore në vlera për sa u përket rivalëve në luftën për titull, Milanit dhe Interit. Do të luftojë për vendin e tretë me Fiorentinën dhe Romën, edhe pse verdhekuqtë kanë gabuar gjithçka në repartin e sulmit". Sipas Moggit, tashmë gjërat janë të komplikuara dhe nuk ka kohë për zgjidhje të tjera. Duhen të tjera blerje në janar. .

Nuk ka komente: