e hënë, 27 tetor 2008

Amauri beson: Po, jemi për titull!

Pas golit të fitores në derbi, braziliani është shprehur optimist për të ardhmen.

Gjithë jetën përpara. Dhe “voce e minha vida”, që përkthehet “ti je jeta ime”, dedikuar gruas Sinthia: e kishte përgatitur. Bukur kështu, të shkruar te fanella e poshtme, ajo e treguar nga Amauri, njeriu i nAdd Imagedeshjes, ai që shënon edhe në derbi. “Po ia kushtoj Sinthias, sepse më ka qëndruar gjithnjë pranë në momentet e vështira.” Tani golat e shënuar prej tij në kampionat janë 5 në 8 ndeshje, plus një në fazën eliminatore dhe një në Champions. Do dëshironte të bëhej Ibrahimoviç i ri. Të paktën për momentin e ka arritur, përsa i përket renditjes së golëshënuesve, dhe është vënë ndjekje të Gilardinos, i cili ndodhet vetëm një gol larg. Ndodh gjithçka në kampionatin e pasigurive që është vetëm në fillimin e tij. Por braziliani vrapon më shpejt se era, sespe asnjëri deri tani tek Juventusi, nuk ka shënuar kaq shumë.

PREMTIMI - Sepse ai e dinte, ishte më mirë të fillonte sa më shpejt që të ishte e mundur. Amauri ka ardhur vonë, dhe i është dashur të presë për një farë periudhe para se të vinte kalimi cilësor tek një klub i madh. Për të luajtur futboll ka lënë Brazilin dhe ka shëtitur pothuajse gjysmën e Italisë. Më shumë: ka shkuar edhe në Zvicër ku ka zbuluar se ka frikë nga dëbora. Duket se kjo është e vetmja gjë që e frikëson. Të shtunën në pritje të derbit ka thënë. Një: “Jemi një Juve e ndryshme”. Dy: “Derbin nuk mund ta humbasim”. Ok, po nëse mbraon barazim? “Dyshoj për këtë”, dhe tre. Që këtu tregohet një kurajo e madhe. E njëjta me të cilën në fund do të thotë: “Objektivi i sezonit është kampionati, dhe do të ishte bukur sikur të vinte dhe Championsi”, ka deklaruar Amauri.

JUVJA ESHTE JUVE - Kështu duket e lehtë edhe shpikja e disa golave të veçantë. Pas një pjese të parë të kaluar duke provuar dhe duke vuajtur, mjaftojnë vetëm tre minuta nga pjesa e dytë. Nedved jep një top në krahun e majtë dhe fillon “Amauri Show”: topin në mes të këmbëve të Di Loretos, shmangja e Barones, goditja me të majtën që kalon poshtë portierit Calderoni. Kështu sulmuesi i ardhur nga Palermo mund të fitoj një derbi dhe të shënoj edhe një gol tjetër, më shumë se kurrë vendimtar: “Ishim të vrarë për gjithë gjërat e pavërteta që janë thënë për ne, - shpjegon lojtari -. Jemi një grup i bashkuar, kemi qenë gjithnmonë dhe e kemi treguar”. Mirë, është e pranueshme dhe dalja nga fusha dhjetë minuta para, sepse lodhja fillon të ndihet, dhe koreografia që pason shkon me situatën: Amauri heq palestrinat, i përgjigjet me një duartrokitje brohoritjeve të stadiumit, përqafon Ranierin dhe i jep dorën gjithë lojtarëve të stolit. Më pas komenton: “Të shënosh gol në derbin e parë?

Më duket një ëndërr, është e mrekullueshme. Por jam i lumtur sespe Juventusi është kthyer të bëj Juventusin”. Problemi është se tani duhet fituar edhe në transfertë mbas tre ditësh kundër Bolonjës. Amauri e shikon kështu: “Gjëja më e rëndësishme është të mos dorëzohemi tani edhe nëse na sulmojnë, pasi këto gjëra janë normale në një klub të madh si Juventusi”.

Nuk ka komente: