e hënë, 27 tetor 2008

“Lippi ‘ta gëzojë’ brazilianin tonë”.

Amauri po rikthehet në një lojtar shumë deçiziv për Juventusin, ndërkohë që të shtunën në mbrëmje firmosi për të disatën herë radhazi ndeshjen e bardhezinjve. Viktima e tij e radhës ishte Torino, por ëndrra e sulmuesit vazhdon të jetë fanella e “Seleçaos”. Mirëpo duket se tekniku Dunga nuk është absolutisht i interesuar për brazilianin e Juventusit, aq sa në një intervistë për median italiane i mbyll dyert e Brazilit sulmuesit juventin. Dunga, po e ndiqni sezonin e shkëlqyer të Amaurit me Juventusin? Po. Dhe ai po paraqitet me të vërtetë mjaft mirë. Me golat e tij është shndërruar në një pikë referimi për skuadrën bardhezi.Kjo do të thotë që shumë shpejt ai do të veshë fanellën e Brazilit?Nuk e thashë këtë. Kam zgjedhur një grup lojtarësh dhe do të vazhdoj përpara me ta. Jam një person koherent dhe nuk ndryshoj mendje shumë lehtë.Nuk keni frikë se Lipi mund t’ua rrëmbejë Amaurin, duke e grumbulluar me të kaltrit? Zgjedhja se kë skuadër të përfaqësojë i takon vetëm lojtarit dhe sigurisht që unë jam personi i fundit, i cili mund ta shtyjë atë të bëjë një zgjedhje. “Seleçao” ka në përbërjen e saj kampionë të mëdhenj dhe në këtë moment disi të vështirë për ne, nuk mund të rrezikoj me zgjedhje për të cilat mund të pendohesha. Por kohët e fundit kanë spikatur zëra për një grumbullim tuajin... Kjo është loja e vjetër e menaxherëve të futbollistëve, për t’i bërë sa më të rëndësishëm lojtarët që mbrojnë, por mua një politikë e tillë nuk më pëlqen aspak. Kush kërkon të veshë fanellën e Brazilit, duhet të presë shanset e tij dhe atë çfarë ndodh më pas.

Nuk ka komente: