e shtunë, 25 tetor 2008

Yaya Toure zbret me këmbë në tokë Juventusin.

Mesfushori nga Bregu i Fildishtë, i shumëkërkuar nga Juventusi, do të qëndrojë tek Barcelona. Me anë të një deklarate për mediat spanjolle, lojtari përpiqet të ndreqë përfundimisht marrëdhëniet me skuadrën e tij, sepse kërkon të vazhdojë me optimizëm sezonin në Barcelonë. “Jam shumë i lumtur në këtë skuadër dhe gjithashtu ndihet edhe familja ime, - thotë mesfushori, që u pëlqen aq shumë skuadrave të Juventusit dhe Arsenalit. – Barcelona është një shoqëri serioze dhe mjaft e rëndësishme e futbollit evropian. E përbërë nga lojtarë të mëdhenj, të cilët dinë të dëfrejnë publikun e tyre. Është e vërtetë që kam pasur disa shkëndija me stafin teknik të Barcelonës, por këto ditë jam sqaruar me Guardiolën dhe ai ma ka pohuar se beson shumë tek unë”, ka theksuar mesfushori afrikan i Barcelonës, Yaya Toure.

Nuk ka komente: