e shtunë, 25 tetor 2008

Derbi torinez: Juvja ne emergjence


Buffon, Zebina, Zanetti, Andrade, Camoranesi, Trezeguet, Poulsen, Marchisio dhe Tiago jane lojtaret te cilet i shfaqin derte te medha teknikut bardhezi, Claudio Ranierit. Nente lojtare te cilet pothuajse shumica prej tyre jane kyc ne skuader, ende jane gjate fazes se rikuperimit dhe edhe ne kete ndeshje te rendesishme per Bianconeret, ata ndeshjen do ta ndiqin nga tribuna. Per kete ndeshje priteshte nje rikuperim i mundshem i italianit te natyralizuar, Mauro German Camoranesit. Mirepo ai ne stervitjen e fundit te cilen Juvja e beri ne qendren Vinovo te Torinos, kishte probleme me fizikun e tij dhe tekniku Ranieri nuk donte te rrezikonte me "Motorin e Zonjes" dhe vendosi qe per kete ndeshje te mos e therrase. Dhembje koke Ranierit i shfaq pikerisht mesfusha. Si mesfushor qendror Ranieri do te kete te vetmin Sissoko, per te cilen drejtuesit bardhezinj para disa diteve, pas lendimit te Marchisios ne ndeshjen me Realin, thane se Sissoko do te luaje kunder te gjitheve (Torinos). Mirepo do te kete nje rrotacion ne kete repart, pasi qe ceku Pavel Nedved ose talenti suedez Albin Ekdal, do te munden t'i ndihmojne Juves qe te mposhtin rivalin nga qyteti i Torinos. Ne krahe te mesfushes pritet qe Ranieri te vendose pikerisht ne momentin e fundit, pasi qe Salihamidzic, Marchionni, De Ceglie dhe Giovinco do te jene ne balotazh tejet luftarak. Ne mbrojtje pritet te fillojne Legrottaglie dhe Chiellini si qendermbrojtes, ndersa Grygera dhe Molinaro (eventualisht De Ceglie) si mbrojtes anesor. Ne sulm pritet te fillojne kapiteni Del Piero perkrah njerit prej brazilianit Amauri dhe italianit Vincenzo Iaquinta. Ne porte padiskutim do te jete portieri austriak, Alex Manninger. Duhet cekur edhe se ne kete ndeshje, tekniku bardhezi ka vendosur qe t'i ftoje edhe Fausto Rossin dhe Lorenzo Ariaudon nga ekipi Primavera (pioniere).

Lojtaret e ftuar nga Ranieri per ndeshjen me Torinon:
3 Chiellini
4 Mellberg
7 Salihamidzic
8 Amauri
9 Iaquinta
10 Del Piero
11 Nedved
12 Chimenti
13 Manninger
15 Knezevic
20 Giovinco
21 Grygera
22 Sissoko
27 Ekdal
28 Molinaro
29 De Ceglie
32 Marchionni
33 Legrottaglie
40 Rossi
41 Ariaudo

Nuk ka komente: