e shtunë, 25 tetor 2008

Ranieri: Të fitohet derbi!

Trajneri i Juventusit Claudio Ranieri ka kërkuar nga skuadra e tij që të del fitimtare në Derby Della Mole kundër rivalëve të qytetit, Torino, e cila zhvillohet të shtunën, megjithatë nuk e ka treguar formacionin me të cilin do të luajë. “Torino e ka pasur mundësinë të pushojë dhe të stërvitet mirë, ndërsa neve na është dhënë mundësia vetëm të mendojmë për këtë ndeshje asgjë më tepër”. “Ne jemi të lodhur shumë fizikisht këtë javë, mirëpo fitorja kundër Real Madridit na ka dhënë motivim shtesë dhe vendosmëri më të madhe për fitore”. “Derbi është një lojë e veçantë në shumë mënyra, dhe ne duhet të mundohemi që tifozëve tanë t’u japim një shfaqje të bukur futbolli dhe të shpresojmë se atmosfera do të ndryshojë”. “Gjatë seancës së nesërme stërvitore do ta zgjedh formulën për ndeshjen dhe do t’i caktoj lojtarët të cilët do të startojnë”, ka thënë Ranieri në konferencën e të premtes për shtyp.

Nuk ka komente: